15-VJET SHTET – PËR JETË
FJALA PËRSHËNDETSE
Nga Frank Shkreli
Të dashur vëllëzër e motra të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej”, të nderuar miq, pjesëmarrës në këtë festim të 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Para se të filloj, deshiroj që të përshëndes mikun tonë të madh, të Përndershmin Ambasador William Walker, që gjëndet sot me ne. Zoti Ambasador është vërtetë kënaqësi që je me ne sot këtu. Ju, i nderuar mik, me praninë tuaj, na restauron, na ringjall besimin tonë në këtë vend të bekuar, në Amerikën tonë, në popullin amerikan dhe mbi të gjitha na ringjall besimin në
Njerëzimin. Shumë faleminderit.
Fjalët e para të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës janë: “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë…”, thuhet në deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, (17 Shkurt, 2008 në Prishtinë).
Në këtë ditë të shenjtë të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe të 25-Vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Për Jetë – të pasqyrimit të vullnetit të lirë të popullit shqiptar — na kujtohen fjalët e At Gjergj Fishtës:
“Ma mirë n’vorr me u kja për mallë / se nën shkja me ndejë për t’gjallë.”
Por në veshët tonë sot tingëllojnë edhe fjalët e Naim Frashërit: “Bota që kur është zënë — Shqipëria gjallë ka qenë.”
Të nderuar miq — Në këtë ditë të shënuar për Kosovën dhe për mbarë Kombin shqiptar — në 15-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës — le të kujtojmë dhe të përulemi me nderim e respekt para RILINDASVE TË VËRTETË TË KOMBIT, duke filluar me Gjergj Kastriotin-Skenderbe në Lezhë, Abdyl Frashërin në Prizren, bashkë me zbritjen në Vlorë të Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Pandeli Cales, Isa Boletinit, e të tjerëve. Në veshët e çdo shqiptari të vërtetë kudo, sot, veçanërisht, jehon edhe kushtrimi i Adem Jasharit, e i Ibrahim Rugovës, por edhe i Bajram Currit, Ded Gjon Lulit, Mihal Gramenos dhe i Çerçiz Topullit dhe i heronjëve më të ri të Kombit që kanë dhenë jetën në luftën për liri e pavarësi të Kosovës.
Shqiptarët janë ndër të parët e njerëzimit, me një histori të gjatë e cila është e shkruar me penë, por edhe më shumë – ajo histori është shkruar me gjak.
Por, ndërsa festojmë këtë përvjetor sot – duhet të jemi të vetdijtur se çdo gjë, “Bacë nuk është Kry”. Shqiptarët duhet të ndigjojnë edhe ushtimën e kushtrimit të At Gjergj Fishtës për realizimin e shpresave të pa realizuara, kushtrimin për përjetësimin e ëndërrës shekullore të shqiptarëve:
SHQIPNIA E LIRË
Po, por nesër, me ndihmë t’Zotit,
Do ta bajmë prap Shqipni t’lirë
Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,
Prej Tivari në Manastir,
Edhe Flamuri Shqipnisë
Si flakë mnijet e Perëndisë
Do t’valvitet në Kaçanik.
Të nderuar miq, duhet të jemi të vetdijshëm se kjo ditë e Pavarësisë së Kosovës i ka rrënjët thellë në historinë dhe vuajtjet shekullore të Dardanisë dhe të Kombit shqiptar. 500-vjet Kosova priti!
Por megjithë problemet me të cilat përballet sot Kombi shqiptar – qofshin ato me njëri tjetrin, për fat të keq tonin, qofshin ato me të tjerët, që nuk ia duan të mirën shqiptarëve — Pavarësia e Kosovës na kujton dhe na jep shpresë sot se Shqiptaria, jo vetëm është gjallë, por është e gjallë dhe e fortë! Prandaj, festoni e gëzoni, por mos harroni!
Se kjo ditë na kujton se shqiptarët kanë qenë, janë dhe do të mbeten shqiptarë me identitetin e tyre historik në trojet e veta autoktone. Aty ku i ka vendosur Perendia në fillimin e historisë!
Kurrë nuk i kemi mbetur kujt në qafë. Kombi shqiptar nuk do asgjë tjetër veçse të jetojë i lirë e i pavarur në trojet e veta, në shtëpitë e veta pa asnjë lakmi ndaj tokave të tjerëve — në harmoni me njëri tjetrin dhe në paqë me të huajt, për rreth.
Zonja dhe Zotëri — Sot urojmë, lutemi dhe shpresojmë për ditë më të mira për Kombin e vuajtur shqiptar dhe për Kosovën. 15-Vjetë Shtet – Për Jetë! Shqiptari nuk mund dhe nuk guxon të jetë indiferent ndaj fatit të shqiptarëve kudo! Tirana zyrtare……
Të nderuar miq, le të brohorisim të gjithë — që sot e përgjithmonë: Rroftë Flamuri, Rroftë Kosova e Pavarur, Rroftë Shqipëria. Zoti bekoftë Kombin Shqiptar dhe Kombin Amerikan, në miqësi të përherëshme me njëri tjetrin!
Përzemërsisht, falënderoj Shoqatën Shqiptaro-Amerikane, “Skenderbej”, për ftesën! Qofshi gjithmonë faqebardhë!
Frank Shkreli
Me Ambasadorin Willim Walker
Autori duke përshëndetur tubimin me rastin e 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane, “Skenderbej”, në Nju Jork
Ambasadori William Walker duke mbajtur fjalimin e rastit – në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në festimin e organizuar nga Shoqata “Skenderbej”, në Nju Jork
SA PËR INFORMACION – PROGRAMI
–Me rastin e 15-vjetorit të Shpalljes së pavaarësisë së Republikës së Kosovës Shoqata Shqiptaro-Amerikane –Skenderbej –Nju Jork, 12 Shkurt, 2023
Festimi i 15 vjetorit te shpalljes se Pavaresise se Republikes se Kosoves -Ngjarje historike per kombin Shqiptar
⦁ Hymni Kombetar( Amerikan, Shqipetar dhe Kosovar /Cerdhe e dashurese(Nest of Love)(12:00-12:05)
2-Kryetari i Shoqates Deklaron hapjen e Aktivitetit (2 Minuta)
3-Pershendet Ambasadori William Walker (Vendimi tij per te terguar te verten e pamohueshme te masakres se Reçakut -Percaktoi nderhyrjen ajrore te NATO-s(Koha e pakufizuar)
4-Pershendet z Mark Gjonaj – ish Asamblist ne Asamblene e shtetit te NY 2013-2017, keshilletar ne keshin e bashkise te qytetit te NY-2018-2021, dhe activist i shquar e patriot ne komunitetin shqiptar ne NY dhe me gjere.
5-Pershendet Z. Frank Shkreli – Publicist i njohur ne diasporen shqiptare ne SHBA, dhe me gjere, me nje kontribut te madh ne sherbim te kombit shqiptar, ish drejtor i divizionit euvropian te Zerit te Amerikes, keshilletar i larte i programacionit ne divizionin European të Zërit të Amerikës dhe vaxhdon punen e tij ne sherbim te shqiptarizmes, duke shkruar dhe botuar artikuj me vlera te medha kombetare
5-Pershendet Keshilltari i Westchester County Distrikt Z. David Tubiolo(2 Minuta)
6-Pershendet z. Bashkim Shehu Kryetar Nderi i shoqates Shqiptaro Amerikane Skenderbej(2 Minuta)
7-Pershendet z. Blerim Gjocaj Luftetar i UCK dhe pjesmarres direkt ne lufte.
8-Promovohet libri: Abdyl Gjocaj, Mesues dhe Luftetar, Rrefime dhe kujtime. Shkruar nga Doctor/Profesor Besim Muhadri, Shkrimtar dhe ligjerues ne Universitetin Fehmi Agani ne Gjakove.(Historine e Gjocajve Pjesmarres familjarishtne Luften e Kosoves)
9-Dhenja e certifikatave te mirenjohjes Qerim Gjocaj dhe Blerim Gjocaj si antare te shoqates dhe luftetare te UÇK.
Referojne:
1–Profesor.Agim Alickaj, Referon Temen: Perpjekjet e Diaspores shqiptare ne SHBA dhe me gjere per te bindur qeverine e SHBA dhe Bashkinin European per gjenocidin serb ne Kosove, dhe nderhyrjen e NATO-s ( Masakra e Reçakut 15 Janar 1999 u masakruan 45 Banore civile te ketij fshati) dhe Nderhyrja e NATO-s me 24 Mars 1999) (6-8 Minuta)
2-Sokol Paja, Editor i Gazetes me te madhe ne diasporen shqiptare, organ qendroe i Konfederates Pan Shqiptare Vatra mban Temen mjaf aktuale: Qendrimet mbi Gjykaten Speciale dhe Pasqyrimi ne Gazeten Dielli. (6-8 minuta)
3-Shpend Gjocaj,Ish kryetar I unionit te stundeteve , Pjesmarres direkt dhe drejtues ne luften per clirimin e Kosoves, Luftetar i UCK Referon Temen:Bashkimi i te gjithe shqiptareve rreth UҪK, kishte nje qellim: Clirimin e Kosoves nga Pushtuesit serb(Lufta e Kosoves (24 Mars -10 Qershor 1999) 78 dite ( 6-8 minuta)
4-Profesor.Paulin Marku, Referon Temen: Perpjekjet e vazhdueshme te diplomacies nderkombetare dhe qeverise se Kosoves per organizimin e shtetit dhe shpalljen e pavaresise, se Republikes se Kosoves,(qe nga mbarimi i luftes 10 Qershor 1999 deri me 17 Shkurt 2008(9 vjet)
5-Edit Dautas Ish ushtarak dhe Studius per problemet ushtarake:Referon:Nderhyrja Ajrore e NATO-s dhe perdorimi i teknologjise modern ne luften e Kosoves
5-Programi Artistik nga Grupi i Valleve te Grupit Skenderbej (Kenge,valle e Muzike nga trojet shqiptare).Sipas programit te pergatitur
6- Mbyllja e Programit( Kryetari i Shoqates deklaron Mbylljen e aktivitetit)