Ishin të pranishëm krijues në fushën e artit dhe të letërsisë,drejtues të Komunës dhe miq e admirues të këngëtarit Al Bano.Merrte pjesë edhe Vitore Stefa Leka,përfaqësuese e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” për Diasporën.
Ishin tre netë rradhazi, që kjo shoqatë, me shumë reputacion në Itali, në mbështetje të Komunës, nën okelion “Miqësia mes dy popujve Shqipëria dhe Italia”, organizoi veprimtari me një pjesmarrje të gjërë.Nata e parë iu kushtu promovimit të librit “Nga ilirianët deri tek shqiptarët” me autor Neritan Ceka, aktualisht Ambasadori i Shqipërisë në Romë.Gjatë bashkëbisedimit, u bënë edhe pyetjeve të shumta, rreth kësaj teme, që në Itali është pak e njohur.
Mbrëmja e dytë iu kushtua Artistit të Popullit Nikolin Xhoja me origjinë italiane, duke shfaqur filmat kushtuar kësaj figure të rëndësishmë në fushën e kinematografisë, që është vlerësuar shumë në Itali.
Në promovimin e librit “Dashuri shqiptare për Al Bano”, me autore Zenepe Luka dhe përkthyer nga Laura Kule, veprimtari që bëhet edhe në prag të 20 vjetorit të formimit të shoqatës Kulturore“Al Bano dhe Romina Pouer”, me qëndër në Vlorë, muarën pjesë shumë personalitete të artit dhe kulturës.Mbrëmja u cel me përshëndetjen e filmuar të këngëtarit Al Bano Karrisi, i cili midis të tjerave u shpreh për librin “Dashuria e shqiptarëve për Al Bano”, libër që e ka shkruar një gazetare e njohur shqiptare, Zenepe Luka.Këtë mbrëmje do të jemi bashkë tek La Casaccia, tha Al bano, e di që do të ketë gjëra shumë të bukura,sepse ato që do të tregohen, do të jenë njëra më interesante se tjetra.Uroj të zbaviteni sa më shumë, mbarësi për Pulian, punë të mbarë dhe verë të mbarë”.
Më pas autorja e librit, pasi ka falenderuar organizatorët për këtë mbrëmje fantastike, sikurse e ka cilësuar ajo,që ka në themel miqësinë mes popujve, është ndalur në historinë e njohjes me ciftin e këngëtarëve Al Bano dhe Romina Pour, vizita në shtëpinë e tyre në Celino San Marko,më 20 maj të vitit 1993, në ditën e 50 vjetorit të lindjes së këngëtarit, për të vijuar më tej me formimin e shoqatës kulturore “Al Bano dhe Romina” me qëndër në Vlorë, që do të festojë seshpejti 20 vjetorin e krijimit.
Gjatë kësaj peiudhe këngëtari i famshëm Italian Al Bano, ka ardhur disa herë në Shqipëri, ka hënë katër koncerte, ka promovuar me fansat vlonjatë librin “Al Bano dhe Shqipëria” me autore Zenepe Luka, që u organizua në ditën e 65 vjetorit të lindjes së këngëtarit.Shoqata ka bërë disa botime sikurse janë”Al Bano dhe Romina”, “Dashuri shqiptare për Al Bano”Al Bano”,”Kjo është jeta ime” ( jetëshkrimi i këngëtarit dhe libri i fundit “L’amore Albanese per Al Bano”, përkthyer në gjuhën italiane.
Al Bano Karrisi është vlerësuar nga Presidenti I Republikës së Shqipërisë me medaljen “Nënë Tereza”, ndërsa Bashkia e Vlorës i ka dhënë medaljen e “Mirënjohjes”.Në Shqipëri numurohen 500 mijë fansa të këngëtarit, ndërsa 250 shtetas shqiptarë, meshkuj dhe femra, kanë emrat Albano dhe Romina.
Luka vuri theksin tek fakti, se miqësia me këngëtarin idhull, i ka themelet tek miqësia e babait të tij Karmelo Karrisi, që kryente shërbimin ushtarak në Shqipëri gjatë peidhës së pushtimit fashist.Ky burrë human me shpirt të madh, kundërshtoi shtetin e tij, që e coi për luftë, flaku pushkën dhe kërkoi të shërbente në prapavijë.Ai,o vetëm nuk i urreu shqiptarët, por i deshi aq shumë, sa fëmijës së parë, djalit, që ishte menduar ti vendosej emri Oktavio, ia vuri Al Bano. Sikurse shprehet vetë këngëtari, ai u rrit me dashurinë për Shqipërinë dhe se Shqipëria për të është si vaksina, që duhet ta mbash gjithmonë me vete.
Autorja shqiptare u shpreh se është kuptimplotë fakti, që ishte Al Bano dhe Romina, të parët këngëtarë perëndimorë, që dhanë concert në Tiranë, ende pa rënë regjimi komunist dhe se padiskutim kënga e tyre hymn”Liberta”, ngritën peshë vecanërisht zemrat e rinisë shqiptare, për të sjellë demokracinë në Shqipëri.
Më tej u trasmetua një dokumentar kushtuar gazetares, ideuar nga Tefta Radi, ku u ndal kryesisht në veprimtaritë e organizuara në Shqipëri dhe Itali nga shoqata me këngëtarin Al Bano.
Moderatorja Aksinja Xhoja, mbështetur tek libri si dhe dokumentari, ka njjohur të pranishmit me figurën e Lukës si gazetare, autore e 10 librave dhe aktivitetin 20 vjecar të shoqatës “Al Bano dhe Romina” , që është një kontribut i rënëdësishëm në miqësinë mes dy vendeve.
Për kontributin e dhënë për dhe cecanërisht për botimin e librit”Dashuria shqiptare për Al Bano”, përkthyer në gjuhën italiane,autorja u vlerësua me Cmimin “Nikolin Xhoja”, që akordohet në Itali nga institucione e shoqata të rëndësishme për talentet e reja dhe personalitete që kontribojnë në fushën e artit, letërsisë ,shkencë, politikë etj.
Në fund për të pranishmit u dha një koncert nga pianistja Aksinja Xhoja, duke e shndruar në një mbrëmje të ngrohtë mes njerëzve të artit dhe gazetarisë deri në mesnatën e 10 gushtit.
Promovimi I librit “L’maore Albanese per Al Bano”, është promovuar fillimisht në vendlindjen e këngëtarit,në Celino San Marko, në korrik të vitit 2012, ku mori pjesë edhe Presidenti i Republikës z. Bamir Topi dhe ku gazetarja u vlerësua me medaljen e “Mirënjohjes”nga bashkia e Celino San Marko.
Në muajin shtator,promovimi i librit do të organizohet në qytetet e Brindizit, Barit dhe në muajët e ardhëshëm në Romë e Trieste.Lexuesi Italian ka shfaqur interest ë mësojë në faqet e librit me 350 faqe për mardhaniet e këngëtarit të famshëm Italian Al Bano Karrisi me Shqipërinë.
Komentet