Drejtuar deputetve të parlamentit shqiptar!!
Shoqata Kombëtare e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, me qendër në Shkodër, morëm inisiativën me ju drejtue sot anetareve të Kuvendit te Republikës së Shqipërise, e me çfaq shqetesimin tonë të pakufishem për nji zhvillim sa të papritun aq edhe të pafalshëm me Vendimet politike të Partive parlamentare duke ju mohuar të drejtën e konkurimit dhe të votimit të kapaciteteve që vijnë nga shtresa antikomuniste ish të përndjekur politikë që përfaqësojnë elektoratin e real të djathtë. Gjendja e sotme në Shqipëri është mjaft shqetesuese. Kemi tre dekada që në institucjonet tona nuk lejohen dhe promovohen kapacitetet antikomuniste që vijnë nga shtresa e të përndjekurve politikë. Kushtetuta e Shqipërisë i jep të drejtën qytetarit shqiptar të kanditoi për Institucjonet, por Partitë politika shqiptare shkelin kushtetutën me vendimet politike të tyre, duke zgjedhur militantin politikë të partisë, dhe jo kontribuesin për shtetitn dhe shoqërinë dhe politizojnë institucjonet! Mbas 31 viteve partitë politike nuk kan ndërtuar shtet të së drejtës për të cilën ka nevojë shoqëria shqiptare. Partitë politike parlamentare nuk e çmojnë votën, e deligjitojmë atë duke mos i lejuar deputetët të votojnë të lire. Por zbatojnë vendimet politike në interesa partiake në shërbim të pushtetit. Këto vendime janë në kundërshtim të plotë me legjislacionin ndërkombëtar për të drejtat dhe liritë e njeriut. 31 vite Parlamenti shqiptar voton ata që i kan shërbyer dhunimit të drejtave dhe lirive të njeriut në diktaturë në institucjone e shtetit, dhe ata që përballuan diktaturën trajtohen akoma”Armiq të Partisë” fatkeqësisht dhe nga ata që kan marrë mandatin nga antikomunistët, ish të përndjekur politikë. Shoqëria civile dhe Shoqatat e të Burgosurve Politikë kanditojnë për Avokat Populli një personalitet të lart të mbrotjes të drejtave dhe lirive të njeriut ish përndjekuri politik Besim NDREGJONIN. Një zë i fuqishëm në mbrotje të drejtave të përndjekurve politikë, një intelektual përques i paqes, dhe luftëtar ndaj urrejtjes. Zoti Ndregjoni vjen nga një familje fisnike shqiptare e cila ka përballuar tre diktatura në Shqipëri, diktaturën fashiste, u përndoq nga nazizmi se shpëtoi një familje hebrejsh të Emunael Rubenit prej 7 vetash duke treguar humanizmin shqiptar, si luftëtar nacionalist u shqua për qendresën ndaj diktaturës komuniste, ku diktatura e denoi me 17 vite burg politike, si bashkëpuntor i anglo-amerikanve. Diktatura komuniste i pushkatoi tre pjestare të familjes.
Nga torturat çnjerzore në hetusi, vdiqën në tortura dy pjestare të familjes. I denoi me 7 vite burg politike dajën e tij.
Nga torturat çnjerzore në hetusi i çmendin një pjestar të familjes. Ky është bilanci tragjik që kjo familje pësoi nga diktatura komuniste.
Të përkdhelurit e diktaturës në Shqipëri votohen. Ata që i mbijetuan diktaturës, dhe provuan në familjet e tyre krime çnjerore si vrasje, burgime, vdekje në hetusi siç ka provuar Familja e kanditaturës tonë Ndregjoni, nuk pranohen! Si ish i burgosur politikë për 21 vite në kampin çfarosës të Spaçit, dhe në emër të Shoqatës Kombëtare të Burgosurve dhe të Përndjekurave Politikë me qendër në Shkodër: ju bëj thirrje kombëtare Antarve të Kuvendit të Shqipërisë! Jo vendimeve politke të partive se shkelni kushtetutën dhe dëmtoni demokracinë dhe të drejtat e liritë e njeriut. Vendimet politike të partive , janë luftë klasash në një sistem demokratik, që ju heqin të drejtën antikomunistëve ish të përndjekurve politikë të drejtojnë institucjonet kushtetuese dhe të kontribojnë në ndërtimin e shtetit të së drejtës. Na lejoni të jemi qytetar të lire, me shanse të barbarta. Kanditaturat tona i demokratizojnë institucjonet nuk i politizojnë ata. I bëjmë thirrje të 59 deputetve të opozitës: Bëni demokraci me vote dhe jo me vendime politike. Vota e juaj,nuk i shërben një individi, por kauzës dhe kontributeve për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Keni 31 vite që votoni trashgimtarët e byrosë politike e të Komitetit qëndror të partisë. Keni 31 vite që merni votën tone dhe nuk promovoni kapacitetet tona. Boll urrejtje ndaj nesh! Opozita dhe Pozita duhet të votojnë kanditaturën tone dhe të tregojnë me votë se i shërbejnë Shtetit të së drejtës dhe shqiptarve.
SHOQATA MBARKOMBËTARE E TË BURGOSURVE DHE TË DENUARVE POLITIK SHQIPTAR ME QENDËR SHKODËR.
KRYETARI
Zenel DRANGU

Komentet