BRYAN ADAMS: A KE DASHURUAR NDONJËHERË NJË GRUA (Have You Ever Really Loved a Woman)
Ta dashurosh vërtetë një grua
Ta kuptosh atë – ta njohësh botën e saj
Të dëgjosh çdo mendim të saj – të shikosh çdo ëndërr të saj
T’i japësh asaj krahë – kur ajo dëshiron të fluturojë
Atëherë ti do ta gjesh veten të pushtuar nga krahët e saj
Kështu do kuptosh se vërtetë e do një grua. Kur e do atë
Ti i tregon asaj se vërtetë ajo është e dëshiruar
Kur ti dashuron një grua tregoi asaj se vërtetë e do
Sepse ajo ka nevojë të dijë se dashuria është e përjetëshme
Prandaj më thuaj mua a ke dashur vërtetë ndonjë herë një grua?
Ta dashurosh vërtetë një grua
Lere atë të prehet në ty – ti e di sa e domosdoshme është për të
Kështu ajo frymon në ty – përgjërohet në ty
Gjersa atë e ndjen tek lëviz në gjakun tënd
Atëherë do t’i shikosh fëmijët e tu të palindur në sytë e saj
Kështu do të kuptosh se vërtetë e dashuron një grua
Kur ti dashuron një grua tregoi asaj se vërtetë e do
Kur ti dashuron një grua tregoi asaj se vetëm atë e do
Sepse ajo ka nevojë të dijë se ju gjithmonë do të jeni bashkë
Prandaj më thuaj mua a ke dashur vërtetë ndonjë herë një grua?
Jepi asaj besim – jepi asaj
Mirësi dhe butësi – sillu denjësisht
Ajo do të jetë tërësisht jotja, do të kujdeset për ty
Dhe do ta kuptosh se vërtetë ti do një grua…
BRYAN ADAMS: ÇDO GJË QË BËJ E BËJ PËR TY(Every Thing I Do I Do For You)
Duke parë në sytë e mi – ti do të shohësh
Ç’do të thotë kjo për mua
Kërko në zemrën tënde – kërko në shpirtin tënd
Dhe kur të më gjesh mua nuk do të kërkosh më
Mos më thuaj mua se kjo nuk ia vlen
Mos më thuaj se nuk ia vlen të flijohesh për të
Ti e di është e vërtetë
Çdo gjë që e bëj, e bëj për ty
Shiko në zemrën time – do të kuptosh
Nuk kam asgjë të fshehtë atje
Më shiko kështu siç jam – jetën time
Të tërën ta kushtoj – do të sakrifikoja
Mos më thuaj se nuk ia vlen
Për mua nuk ka asgjë më të shtrenjtë
Ti e di se është e vërtetë
Çdo gjë që e bëj – e bëj për ty
Nuk ka jo dashuri – si dashuria jote
Asnjë tjetër sa ajo nuk buron dashuri
Nëse nuk je ti – askush tjetër nuk është në botë
Gjithë kohën – gjithë jetën
Oh – ti s’mund të më thuash se nuk ia vlen
Mos më thuaj është e kotë
Asgjë më shumë nuk ia vlen të luftosh
Sa të luftosh për ty – të gënjej për ty
Të shkoj në telin e akrobatit për ty, të vdes për ty
Ti e di se është e vërtetë
Gjithçka që e bëj – e bëj për ty
LIONEL RICHIE: HELLO
Unë isha vetëm me ty në mendjen time
Dhe në ëndërrat e mia, unë kam puthur buzët e tua mijëra herë
Unë nganjëherë të shikoj ty tek kalon para derës sime
Hello, kështu duket se ti po më kërkon mua?
Unë mund ta shikoj këtë në sytë e tu, mund ta shikoj në buzëqeshjen tënde
Ti je gjithçka që kam dashur ndonjëherë, dhe krahët e mi janë të hapur tejetej
Sepse ti di mirë se çfarë të thuash dhe di mirë se çfarë të bësh
Dhe unë dua të të tregoj sa shumë të dua.
Unë papushim shoh dritën e diellit në flokët e tu
Dhe ta dëshmoj gjithnjë kujdesin tim dhe përkujdesjen
Nganjëherë them se zemra ime do marrë flatra
Hello, vetëm tani unë po të tregoj ty
Sepse hutohem se nuk di ku ndodhesh ti dhe çfarë po bën
A ndjehesh ti vallë e vetmuar apo dikush po të dashuron?
Më trego si ta fitoj zemrën tënde, sepse unë s’di nga të filloj
Por më lejo të nis duke të thënë se të dua.
Hello, vërtetë ti ke dalë të më kërkosh mua?
Sepse hutohem se nuk di ku ndodhesh ti dhe çfarë po bën
A ndjehesh ti vallë e vetmuar apo dikush po të dashuron?
Më trego si ta fitoj zemrën tënde, sepse unë s’di nga të filloj
Por më lejo të nis duke të thënë se të dua.
Të kam thënë së voni se të dua ty ?
Të kam thënë se askush tjetër s’është si ti ?
Mbushe zemrën time me gëzim, hiqma trishtimin prej saj,
Qetësoi shqetësimet e mia, këtë bëj ti.
Sepse dielli i mëngjesit në kulmin e lavdisë së tij,
E takon ditën me shpresa dhe me kënaqësi,
Ti e mbush jetën time me buzëqeshje, disi e bëni atë më të mirë,
Qetësoi shqetësimet e mia, këtë bëj ti.
Nëse ka në botë një dashuri të dlirë,
Ajo është dashuria ime dhe dashuria jote,
Janë krejt si diell.
Dhe në çdo mbarim dite,
Ne të jemi mirënjohës dhe lutës,
Ndaj dashurisë, dashurisë.
Të kam thënë se askush tjetër s’është si ti?
Mbushe zemrën time me gëzim, hiqma trishtimin prej saj,
Qetësoi shqetësimet e mia, këtë bëj ti.
Sepse dielli i mëngjesit në kulmin e lavdisë së tij,
E takon ditën me shpresa dhe me kënaqësi,
Ti e mbush jetën time me buzëqeshje, disi e bëni atë më të mirë,
Qetësoi shqetësimet e mia, këtë bëj ti.
Nëse ka në botë një dashuri të dlirë,
Ajo është dashuria ime dhe dashuria jote,
Janë krejt si diell.
Të kam thënë se askush tjetër s’është si ti?
Mbushe zemrën time me gëzim, hiqma trishtimin prej saj,
Qetësoi shqetësimet e mia, këtë bëj ti.
Sepse dielli i mëngjesit në kulmin e lavdisë së tij,
E takon ditën me shpresa dhe me kënaqësi,
Ti e mbush jetën time me buzëqeshje, disi e bëni atë më të mirë,
Qetësoi shqetësimet e mia, këtë bëj ti.
BONJOVI: GJITHMONË (ALWAYS)
Ky Romeo po gjakon
Po ti s’mund ta shikosh gjakun e tij
Sepse ai është vetëm prej ndjenjash
Të një qeni të rrahur të braktisur
Shiu vazhdon papushim qëkur ike
Tani unë po fundosem në vorbulla
Ti e di që unë gjithmonë kam qenë luftëtar
Por pa ty unë dorëzohem pa kushte
Tani unë nuk mund të këndoj këngë dashurie
Sikur ato të mos ekzistojnë fare
Unë më nuk ndjehem sikur jam në këtë jetë
Por unë kështu jam, e dashur
Po, unë do të të dua ty, e dashur – Gjithmonë
Dhe do të jem pranë teje ditë e natë – Gjithmonë
Do të jem me ty derisa yjet të mos ndriçojnë më
Derisa qiejt të digjen shkrumb e flakë
Derisa fjalët të mos rimojnë më
Dhe kur të vdes, e di, ti do të jesh në mendjen time
Dhe unë do të të dua ty – Gjithmonë
Tani fotografitë që t’i m’i pate dhënë
Janë kujtime të një jete krejt tjetër
Që dikur na bënte të qeshnim, që dikur na bënte që qanim
Një jete që të bëri ty të thuash mirupafshim
Çfarë nuk do të jepja që të shkoja gishtat e mi në flokët e tu
Të prekja buzët e tua, të të afroja pranë
Kur t’i i lutesh Zotit
Përpiqu të më kuptosh
Unë kam bërë gabime, unë jam njeri
Kur qëndroj ngjitur teje, kur qëndroj larg teje
Kur them fjalë për të cilat ti je e etur
Unë do të doja të isha përsëri, sepse fjalët janë të miat
Të t’i them ato deri në fund të jetës
Po, unë do të të dua ty, e dashur – Gjithmonë
Dhe do të jem me ty përgjithnjë – Gjithmonë
Dhe nëse më thua të qaj për ty
Unë qaj
Nëse më thua të vdes për ty
Unë vdes
Më shiko drejt e në sy
Nuk ka çmim që nuk do të paguaja
Të t’i them ty këto fjalë
Por ja që nuk pata fat
Në këtë rrëpirë të thikët
Por nëse ti e dashur më vë prapë në provë
Ne mund t’iu rikthehemi ëndërrave tona të vjetra
Dhe jetëve tona të vjetra
Ne mund të gjejmë vend atje ku ende dielli ndrit
EXTREME: MË TEPËR SE FJALË (MORE THAN WORDS)
Duke thënë të dua
Nuk janë këto fjalët që pres të m’i thuash
Nuk janë këto fjalët që nuk dua të m’i thuash
Por nëse ti di vetëm ato fjalë
Sa e lehtë do të jetë të më bësh të kuptoj çfarë ndjen ti
Më tepër se fjalët ti ke plot mundësi ta bësh reale
Sesa të më thuash thjeshtë se ti më do mua
Sepse tashmë unë e di
Çfarë do të bëje nëse zemra ime ndahet dysh
Më tepër se fjalët i tregojnë ndjenjat tua
Se dashuria jote për mua është reale
Çfarë do të thoje nëse unë nuk i pranoja ato fjalë
Atëherë ti nuk do të ndryshoje dot gjë
Vetëm duke më thënë se më do
Më tepër se fjalët
Unë tani dua të të bëj ty të më kuptosh
E vetmja gjë që të bësh është të mbyllësh sytë
Dhe t’i zgjatësh duart e të më afrosh mua
Më mbaj pranë dhe mos më largo kurrë
Më tepër se fjalët ajo që unë kam dashur të tregoj
Është se ti nuk ka nevojë të më thuash se më do
Sepse unë tashmë këtë e di
Çfarë do të bëje nëse zmera ime ndahet dysh
Më tepër se fjalët dua të ndjesh
Se dashuria jote për mua është reale
Çfarë do të thoje nëse unë nuk i pranoja ato fjalë
Atëherë ti nuk do t’i ndryshoje dot gjërat
Vetëm duke thënë se më do
Më tepër se fjalët
DAN HILL: NGANJËHERË KUR NJËRI TJETRIN PREKIM (SOMETIMES WHEN WE TOUCH)
Ti më pyet nëse të dua
Dhe unë nuk të jap përgjigje
Unë të lëndoj ty dlirësisht
Më mirë se të të gënjej
Dhe kush jam unë të gjykoj
Për ato që ti më thua?
Unë sapo kam filluar të kuptoj se je reale
Dhe nganjëherë kur njëri tjetrin prekim
Dlirësia është kaq e pakufi
Dhe unë dua t’i mbyll sytë e të fshihem
Unë dua të të kem pranë deri sa të vdes
Derisa ne të mbytemi në lotë e në dënesje
Unë dua të të kem pranë sa të kem forcë
Romanca dhe strategjia e saj
Më bën të luftoj me krenarinë time
Por përmes pasigurisë
Nganjëherë pafajësia triumfon
Unë nuk jam ndonjë shkrimtar
I zënë në grackë nga e vërteta ime
Një luftëtar ngurues drejt trofesë
Ende i zënë në kurth brenda rinisë sime
Dhe nganjëherë kur njëri tjetrin prekim
Dlirësia është kaq e pakufi
Dhe unë dua t’i mbyll sytë e të fshihem
Unë dua të të kem pranë deri sa të vdes
Derisa ne të mbytemi në lotë e në dënesje
Unë dua të të kem pranë sa të kem forcë
Nganjëherë dua të përulem
Të bie tek gjunjtë e tu
Nganjëherë dua të të marr
Të të mbaj në krah pafundësisht
Nganjëherë të kuptoj ty
Dhe e mendoj sa shumë je përpjekur
E kam parë se dashuria të robëron
Dhe kam parë se dashurinë e shpërfill
Nganjëherë më duket jemi vetmitarë
Ende në kërkim të një miku në botë
Të një vëllai a të një motre
Por pastaj pasioni prapë shteron
Dhe nganjëherë kur njëri tjetrin prekim
Dlirësia është kaq e pakufi
Dhe unë dua t’i mbyll sytë e të fshihem
Unë dua të të kem pranë deri sa të vdes
Derisa ne të mbytemi në lotë e në dënesje
Unë dua të të kem pranë sa të kem forcë
BACKSTREET BOYS: MOS LUAJ MË ME ZEMRËN TIME (QUIT PLAYING GAMES WITH MY HEART)
Me zemrën time unë shikoj
Ti nuk je e vërtetë ndaj meje
Thellë në shpirtin tim unë ndjej
Asgjë e tillë nuk po ndodh
Nganjëherë do të doja
Kohën ta riktheja prapë
Sado e pamundur duket
Por kështu dua vajzë e keqe
Mos luaj më me zemrën time
Mos luaj më me zemrën time
Mos luaj më me zemrën time
Gjersa ti të na rrënosh
Unë duhej të dija gjithçka
Përpara se të ma rrëmbeje zemrën
Unë jetoja jetën time
Të të rikthej ty tek unë
Do të bëja gjithçka duhej bërë
Kështu që ti nuk e di
Nganjëherë unë do të doja
Ta riktheja atë kohë prapë
Sado e pamundur duket
Por kështu dua vajzë e keqe
Më mirë mos luaj më me zemrën time
Mos luaj më me zemrën time
Gjersa ti të na rrënosh
Unë duhej të dija gjithçka
Përpara se të ma rrëmbeje zemrën
Unë jetoja jetën time
Mos luaj më
E dashur, dashuria jonë ishte aq e fortë
Mos më lërë mua pezull gjithnjë
Oh e dashur, kjo nuk është gënjeshtër, jepi fund
Sonte mos më
E dashur mos luaj më
Nganjëherë unë do të doja
Ta riktheja atë kohë prapë
Sado e pamundur duket
Por kështu dua djalë i keq
Mos luaj më me zemrën time
Mos luaj më
E dashur, dashuria jonë ishte aq e fortë
Mos më lërë mua pezull gjithnjë
Oh e dashur, kjo nuk është gënjeshtër, jepi fund
Sonte mos më
Komentet