Shën Andoni (Shna Ndou siç e quajnë katolikët shqiptarë) u shpall shenjtor menjëherë pas vdekjes së tij.
Nuk ka ndoshta asnjë shenjtor më të dashur dhe të admiruar në Kishën Katolike se sa Shën Antoni i Padovës, një doktor i Kishës. Edhe pse puna e tij ishte në Itali, ai ka lindur në Portugali. Ai së pari u bashkua me Urdhërin Augustinian dhe pastaj e la atë dhe u bashkua me Urdhërin Françeskan në vitin 1221, kur ai ishte 26 vjeç. Arsyeja që ai u bë një françeskan ishte për shkak të vdekjes së pesë martirëve të parë françeskanë – Shën Bernardi, Shën Pjetri(françeskan), Shën Oto, Shën Akursi, dhe Shën Axhuti – që kanë derdhur gjakun e tyre për Besimin Katolik në vitin 1220, në Marok, në Afrikën e Veriut, trupat pa kokë të të cilëve, ashtu të sakatuar ishin sjellë në manastirin e Shën Antonit për varrim. Shën Antoni u bë një françeskan me shpresën për të derdhur edhe ai gjakun e vet, nese nevojitej për të mbrojtur besimin e tij. Ai jetoi vetëm dhjetë vjet pas bashkimit me Urdhrin Françeskan.
Mënyra se si ai e shpjegonte Besimin Katolik, ishte nga njëra anë shumë i thjeshtë dhe nga ana tjetër tepër futej në kokë shumë shpejt dhe zinte vend mire aty…. dhe kështu njerëzit e cdo lloj niveli e kuptonin atë, duke e berë Shën Antonin një doktor të Kishës. Këtë titull ia dha Papa Pius XII në vitin 1946. Shën Antoni ishte vetëm 36 vjeç kur vdiq. Ai është quajtur “çekiçi i heretikëve”. Mbrojtja e tij e më e madhe kundër gënjeshtrave dhe mashtrimeve të heretikëve lidhur me çështje të doktrinës së krishterë ishte shqiptimi i thjeshtë, plot force dhe pafajesi i emrit të shenjtë të Marisë. Kur Shën Antoni i Padovës e gjente veten që ju predikonte Ungjillin e Vërtetë të Kishës Katolike ndër heretikë të cilët nuk donin ta dëgjonin atë, ai shkonte në bregje ujore dhe ju “predikonte” peshqve, pra jetonte cdo moment Ungjillin …. Kjo nuk ishte, siç pretendojnë liberalët dhe natyralistet që përpiqen të thonë, se ai ju “mësonte” peshqve, por shën Andoni predikonte kudo për lavdinë e Perëndisë, kënaqësinë e engjëjve, dhe zbutjen e zemrës së tij. Shën Antoni donte të shpallte e shfaqte ashtu si besonte, fenë katolike, plotësisht me mendjen dhe zemër, në çdo moment.
Shën Antoni prezantohet në mënyrë tipike me një libër (si mësues) dhe me Jezu Krishtin fëmijë në krahë. Krishti iu shfaq ashtu mrekullisht Shën Antonit ne një moment, dhe zakonisht ky shenjtor referohet sot si “ gjetës i sendeve të humbura.” Pas zhvarrimit, rreth 336 vjet pas vdekjes së tij, trupi i tij u gjet i prishur , por gjuha e tij ishte krejtësisht e pakorruptuar, si një shenjë kjo që mësimet e formuara e shpallura e mesuar nga ajo gjuhë, ishin po ashtu të përsosura.
Gëzuar festën ose siç thuhet Shna Ndou ju ndihmofte!
Të gjithëve që keni emrin Anton, Ndue, Andon, Anthony, Antonela, Tony, etc…gezuar ditën e emrit…
Pershtati në gjuhën shqipe nga Angishtja, Merita B.McCormack
I uroj tan kshtenve besimtarë;
Gëzuar e Për shum mot! Ju nimoft e ju ruejt Shna Noi! Kjoft Nata e Madhe sonte një natë reflektimi për paqe, harmoni e dashni në mes vedit!