Shkupi me disa aktivitete dhe manifestime shënon 54 vite nga tërmeti katastrofal në vitin 1963, në të cilin 1.070 njerëz e humbën jetën, ndërsa 3.000 u lënduan.
Delegacione zyrtare dhe përfaqësues të institucioneve të mërkurën do të vendosin kurora lulesh në Varrezat e qytetit në Butel, para Përmendores së viktimave nga tërmeti katastrofal. Prej orës 9 e deri në orën 17 në Shtëpinë e organizatave humanitare “Dare Xhambaz” do të realizohet aksion tradicional i dhurimit të gjakut i Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, ndërkaq në orën 11 do të hapet kapaciteti i zgjeruar i Pikës për të pastrehët – Monin Potok.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski në Muzeun e Qytetit të Shkupit, me fillim në orën 20 do ta hapë ekspozitën “Shkupi – arhiTRANSforma”: “Arhibelezi të arkitekteve Jasmina dhe Ekaterina Namiçevi dhe “Concrete memories”, fotografi të Matias Shuman, Drezden, Gjermani.
Nën moton “Shkupi e feston jetën” më 26 korrik prej orës 21 në sheshin “Maqedonia” do të interpretojë Big Bendi i RTVM-së. Do të interpretojnë edhe Biba Dodeva, Aleksandar Mitevski, aktori Visar Vishka, kori i fëmijëve “Falseto”, saksofonisti slloven Vasko Atanasovski dhe virtuozi në kitarë, Vllatko Stefanovski.
Në Qendrën Rinore Kulturore në kuadër të shënimit të sivjetmë të ditës së tërmetit katastrofal të Shkupit do të ketë disa aktivitete. Prej orës 20 do të prezantohet përzgjedhja nga programet e Kryeqyteteve evropiane të kulturës: Mons 2015, Pizen 2015, San Sebastian 2016.
Në QRK, me fillim në orën 20 do të hapet edhe ekspozita e njërit prej themeluesve të shprehjes bashkëkohore figurative të Maqedonisë, Dimitar Avramovski Pandillov, i cili humbi jetën tragjikisht në vitin 1963.
Prej orës 22:30 në QRK koncert do të kenë RIB, Sweet Rapscallions, Anna O. dhe Mark Olsen & Ingunn Ringvold nga SHBA-ja.
Tërmeti katastrofal ndodhi më 26 korrik të vitit 1963 në orën 05:17, ndërkaq goditje më të vogla pati deri në orën 05:43. Tërmeti i Shkupit u ndje në hapësirë prej rreth 50.000 metrash katror. Nga goditja u rërnuan 15.800 banesa, ndërkaq u dëmtuan 28.000. Mbi 200.000 njerëz mbetën pa kulm mbi kokë.
Nga tragjedia në Shkup i shqetësua dhe u angazhua mbarë bota. Kryqi i Kuq ndërkombëtar u bëri thirrje të gjitha organizatave nacionale të organizojnë ushqim për fëmijët e Shkupit. Unioni interparlamentar dërgoi rekomandim të gjitha parlamenteve dhe qeverive të ndihmojnë në riparimin e qytetit. organizatat humanitare në shumë vende iu qasën grumbullimit të ndihmave për Shkupin. Kështu Shkupi u bë qytet i solidaritetit ndërkombëtar.
Kombet e Bashkuara menjëherë pas katastrofës ndërmorën aktivitete që në mënyrë planore dhe afatgjate t’i ndihmohet qytetit të shkatërruar. Në kohën kur ekipe ekspertësh të KB-së filluan të arrijnë në Shkup, në selinë e organizatës ndërkombëtare u tha se Shkupi do të jetë përmedore e solidaritetit njerëzor. Më 23 shtator të vitit 1963 35 vende kërkuan që Asamblea e Përgjithshme të vendosë në rend dite të mbledhjes së vet pikë për ndërmarrjen e masave me rastin e tërmetit në Shkup. Pas katër ditësh, më 27 shtator, Asambleja e përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për ofrim të ndihmës për Shkupin.
Më 14 tetor, pas diskutimit dyorësh, unanimisht miratoi Rezolutë për ofrim të ndihmës qeverisë jugosllave gjatë rikonstruimit të Shkupit. Në Rezolutë shprehet keqardhja me rastin e katastrofës së madhe. Në debatin për ofrimin e ndihmës për Shkupin, Asamblea e përgjithshme e dëgjoi fjalimin e përfaqësuesve nga mbi 20 vende nga të gjitha kontinentet. Ajo ditë hyri në analet e Kombeve të Bashkuara si dita e Shkupit.
Në historinë e vet të gjatë, qyteti disa herë është shkatërruar dhe sërish ka rilindur. Në hapësirën ndërmjet fshatrave Zllokuqan dhe Bardovc ka ekzistuar qyteti Skupi, metropol i Dardanisë. Ky qytet romak në vitin 518 ishte shkatërruar nga tërmeti. Atëherë në Dardani ishin rrënuar 24 kështjella të qytetit. Fuqia e atij tërmeti ishte 10 – 11 ballë. Tërmeti katastrofal tërësisht e shkatërroi Shkupin. Gjatë goditjes ishin krijuar shumë të çara në tokë. Nga kodrat përreth u rërnuan masa të mëdha shkëmbinjsh. Shkupi më pas u ndërtua në vendin e sotëm.
Edhe qyteti i ri nuk u kursye nga dukuritë sizmike. Tërmeti tjetër katastrofal ndodhi në vitin 1555. Fuqia e tij ishte rreth 10 ballë, pas çka qyteti sërish ishte shkatërruar.
Shkatërrimi i tretë i madh katatrofal i Shkupit ndodhi para saktë 54 viteve, në mëngjesin e 26 korrikut të vitit 1963 në orën 05:17 minuta.
NGA KUJTIM NURO*
Mid’hat Frashëri, një nga pasardhësit e familjes së Frashërllinjve, që i ka dhënë aq shumë historisë dhe kulturës sonë kombëtare, do të mbetet një dijetar me një hor . . .
2 QERSHOR 1985
PLOT 40 VJET…Presidenti Ronald REAGAN me 2 Qershor 1985, në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Nanë Terezës “Medaljen e Lirisë”.
Në vitin 1985 kujtoj një dishka shumë in . . .
Njëri prej tyre ndali, u ul më gjunjë dhe pa gjakun e vet…
Filloi paraditen e një dite pa emër, pse pa emër, ishte 22 maj dhe quhet “Dita e revoltës së të burgosurve të Qafë-Barit? – po . . .
Dy fshatarë shkuan për ta ndihmuar, por pas 29 sekondash ‘Mig’-21 shpërtheu
-Fati, atë mëngjes, nuk ishte me komisarin! –
Luto Refat Sadikaj futet në aradhën e pilotëve “elitë” të av . . .
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, si pa kuptuar na rrëmbyen dallgët e Luftës Antifashiste. Ne ishim bashkë-shokë shkolle, si djem qyteti, unë, Bajram Tushi, Hajredin Bylyshi, Hiqmet B . . .
Policët serbë fillimisht vranë Flaka Hoxhën (16) me të ëmën Shahinderen (56), mandej Rita Vejsën (2) me të ëmën Tringën (30), si dhe Valbona Cakën (34), e cila ra e vdekur mbi t . . .
Studiues të ndryshëm prej disa dekadash, duke analizuar me shumë kujdes “Dosjet e JFK” tregojnë me në fund saktësisht rezultatin e shumë pritur arkivor, se ato zbulojnë hapur se ishin . . .
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, si pa kuptuar na rrëmbyen dallgët e Luftës Antifashiste. Ne ishim bashkë-shokë shkolle, si djem qyteti, unë, Bajram Tushi, Hajredin Bylyshi, Hiqmet B . . .
Kur njoftuan Bab Myslymin se u qëllua Mustafa, ai tha ‘do e bëj gjakun deri në gju’, por kur i treguan kush e vrau…
Në vitin 2003, shkoja në Peqin së bashku me ish të përndjekurin dhe . . .
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Mars 2025
“Ilustrowana Republika” ka botuar, të dielën e 30 shtatorit 1934, në faqen n°3, një rrëfim mbi historinë e dashurisë së parë të Aleksandër Mois . . .
Vehbi Skënderi, një individualitet i shquar krijues i poezisë shqipe –
Memorie.al / Poeti Vehbi Skënderi ka lindur në Ersekë më 18 maj të vitit 1927, në familjen e një kleriku të lar . . .
Hyrje
Duke konsudëruar krimn mizor në kampin famëkeq të Tepelenës ku vdiqën 300 fëmijë, pa gjurmë varri e pa emër, veç numërit të tyre, në vendosëm të iu japim një identitet se kane ekz . . .
Komentet