Thirrjet raciste dhe anti-shqiptare kanë shoqëruar javën e parë të kampionatit maqedonas. Në ndeshjen derbi të Shkupit midis Vardarit dhe Shkupit, tifozët e Vardarit kanë hedhur thirrje të forta raciste kundër shqiptarëve.
Ngjarja ka ndodhur në fund të 45-minutëshit të parë kur skuadra e Shkupit kryesonte me golin e Ardian Nuhiut në minutën e 22. Rezultati nuk është pranuar nga tifozët e Vardarit të cilët kanë filluar të thërrasin ‘Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur’ si dhe ofendime të tjera.
Ndeshja përfundoi në barazim me rezultatin 2-2, ndërkaq tifozët e Shkupit nuk u lejuan që të marrin pjesë në stadium. bw
Komentet