Edhe pse kanë kaluar gati 30 vjet nga dita kur Kurt Cobain dha frymën e fundit, arsyet që çuan në vdekjen e tij ende shqetësojnë audiencën e tij.
Ndërsa autopsia e vendosi atë si vetëvrasje, shumë ende besojnë se nuk ishte ky shkaku i vdekjes së tij. Autori Ian Halperin pretendon se ai ka prova që vërtetojnë se ishte një vrasje e sigurt.
Sipas American Sun, në trupin e pajetë të frontmanit legjendar të Nirvana, u gjet një sasi heroine 70% më shumë se sa mund të përballojë trupi i njeriut.
Kjo sasi mund të vrasë një person në më pak se 2 sekonda. Nëse Kurt Cobain do ta kishte konsumuar vërtet këtë dozë fatale, ai me siguri nuk do të kishte qenë në gjendje të merrte një armë gjahu dhe të drejtonte në kokën e tij më pas.
“Sipas informacioneve që kam, Cobain u vra. Ai kishte një dozë heroine në trupin e tij, 70 herë më shumë se sa mund të tolerohet. Ekzaminuesit mjekësorë thonë se është e pamundur që një person të jetojë për më shumë se një sekondë, pasi ka konsumuar atë sasi, e lëre pastaj të marrë një armë gjahu dhe të qëllojë veten në kokë”, thotë Ian Halperin.
“Është e pamundur shkencërisht që Kurti të ketë kryer vetëvrasje me armë, bazuar në provat mjeko-ligjore që kanë dalë. Nuk i ka ndodhur kurrë më parë njerëzimit të marrë një dozë kaq të madhe heroine”, shtoi ai.
Madje ai shpjegoi se rreziku gjatë përdorimit të heroinës është i ndryshëm për personat që nuk e kanë provuar kurrë në të kaluarën, në lidhje me të varurit nga droga.
“Për të qenë të qartë, heroina ishte 70 herë më shumë se sa mund të përballonte një person normal, që nuk kishte përdorur kurrë më parë, dhe tre herë më shumë se sa mund të përballonte droguesi më serioz me një problem afatgjatë. Nuk ka asnjë precedent për këtë. Kurt e kishte lënë drogën. Ai u kthye nga rehabilitimi dhe donte një fillim të ri në jetë. Dikush e qëlloi. Ndoshta dy persona”, përfundon autori.
Vlen të theksohet se arma e gjetur pranë Kurt Cobain nuk kishte as gjurmë gishtash. “Të vdekurit nuk i fshijnë gjurmët e armëve. Punonjësit e policisë, të cilët kanë 25 vite në punë, besojnë se hetimet janë ndërprerë për ndonjë arsye”, thotë ai në mbyllje.
Për shumë vite, dyshimet kanë qarkulluar rreth gruas së tij të atëhershme, Courtney Love, me të cilën ai pati një martesë të trazuar. Një arsye kryesore që shkatërroi ngadalë marrëdhënien e tyre ishte varësia e tyre ndaj heroinës.bw