Me 7 mars, Shqiperia kremtoi diten e mesuesit, festa e mesenjetores shqipe, qe u hap ne Korçe, me 7 mars 1887. Hapja e shkolles ne Korçe, ishte kurorezim i perpjekjeve te vazhdueshme te Komitetit Kombetar per mesimin e gjuhes shqipe, pasi deri ne ate vit, ne trojet shqiptare funksiononin mbi 2000 shkolla ne gjuhen turke dhe te tjera ne gjuhet greke, bullgare, italiane. Kjo nisme patriotike, u pasua me hapjen shkollave te tjera shqipe ne Oher, Pogradec, Prizren etj.
Populli shqiptar, i etur per aresim e dituri, i perkushtohet me nderim te veçante 7 marsit, kesaj feste tradicionale, madje eshte bere kulture, te pershendesim e te nderojme mesuesit tane, qe kontribuan me fisnikeri dhe me devocjon per edukimin dhe formimin tone aresimor e kulturor.
Kete dite feste, kujtova dhe nderova mesuesit e mi, duke filluar me zyshen Violeta Malaj, mesuesja e klases se pare, e cila 60 vjet te shkuara, me dashuri e perkushtim na mesoj shkrim-kendimin, kujtova e nderova mesuesit e fillores Skender Malaj e Lutfi Bajrami, drejtorin e gjimnazit Anton Beça dhe stafin e mesuesve Nexhmie Bordi, Coli Mançi, Kol Papajani, Kadri Shupeja, Mustafa Kila, Ferdinand Shkalla, Nazif Shmili, Kosta Retos, Fatmir Selita, Bulent Tela, Kosta Panxhi etj. etj.
Me 7 mars edhe facebook-u ishte mbushur me pershendetje dhe urime per mesuesit dhe ndermjet mesazheve te shumta ndoqa me vemendje nje debat, lidhur me festen e 7 marsit. Shumica, me te drejte sugjeronin se kjo date nuk eshte e sakte, sepse shkollat e gjuhes shqipe kane ekzistuar shume kohe me pare, ndersa pak prej tyre, kundershtonin me kokefortesi dhe skepticizem, duke insistuar se dita e 7 marsit duhet te mbetet si festa e shkolles se parë laike. Festa e 7 marsit, i rrjeshtoj palet debatuese ne dy kampe, ne njeren ane skeptiket dhe nihilistet e ne ane tjeter realistet e optimistet, por ky ballafaqim nuk arrijti te evidencoje te verteten historike, askush nuk u shpreh, kur eshte hapur shkolla e pare ne gjuhen shqipe. I nxitur nga ky debat, vendosa te shkruaj rreth shkollave te para ne gjuhen albaneze –shqipe dhe per lashtesine e shkrimeve ne gjuhen tone.
Në hapësirën shqiptare, sigurisht kane ekzistuar shkolla shkruesish, qysh prej paleokrishterimit e deri ne kohet moderne. Historia e shkrimit shqip është një pjesë e vogël e historisë së shkrimit, në kuptim terminologjik. Prej shume shekujsh, shkrimi ka qenë jo thjesht një teknokraci e bartjes së kumteve gojore në kumte letrare, por një mjeshtëri dhe art i zbatuar. Dorëshkrimet më të hershme origjinale, te njohur si Kodiket(“Beratinus-1”, shekulli VI dhe “Beratinus-2”, shekulli IX), çmohen jo vetëm për lëndën ungjillore që përmbajnë, por dhe për vlerat estetike të “kaligrafisë imperiale” (Sh. Sinani, Crisci, Cavallo). Sipas vlerësimeve të studiuesve të dorëshkrimeve ungjillore, rezulton se ato kane nje tradite15 shekullore dhe jane realizuarnë trojet tona, ne qendra si Berati, Ohëri, Elbasani, Kunavia, Vlora, Shkodra, Durresi etj), çka tregon se ka ekzistuar një shkollë vendase shkruesish – “scribers”. Shkolla albaneze e shkrimeve kishtare, ka identitetin e saj në mjeshtërinë e të shkruarit” thote studiuesi R. Mullen.
Kur flitet për traditën e shkrimit të gjuhes albaneze – shqipe dhe thellësinë historike të burimit të saj, asht e arsyeshme që ky fakt të vlerësohet. Në një hapësirë, ku vërtetohet se shkolla e shkruesve vendas, si e traditës helene dhe latine, por dhe e tradites ilire – albaneze, ka një të shkuar të largët, atehere eshte e qarte se konteksti kulturor për shkrimet e hereshme në gjuhën amtare, jo vetëm ekziston, por duhet studiuar dhe inkurajuar deri ne bindje.
Perderisa në mjedisin shqiptar të periudhës prej paleokrishterimit deri në Rilindjen Evropiane, ishte tradita e shkrimit në përgjithësi, siç provohet prej tipologjisë së dorëshkrimeve kishtare të ruajtura në arkivat e vendit dhe te huaja, ky është një fakt, që favorizon edhe besueshmërinë, se ka ekzistuar një tradite shkrimesh në gjuhë amtare, i realizuar para Mesharit te Gjon Buzukut.
Nga ana tjeter, ky argument sugjeron se, ata qe shkruanin ne gjuhen albaneze, kishin mesuar te shkruanin ne shkolla, andaj ne kete kontekst historik, mendoj se viti i hapjes te shkolles pare ne gjuhen shqipe duhet te korigjohet, sepse shkolla ne gjuhen albaneze – shqipe, kane funksionuar shume shekuj me parë dhe ky fakt nuk mund te lihet ne heshtje, si eshte lene politikisht deri tani.
Kur flitet per shkollat e para albaneze – shqipe, natyrisht do te marrim ne konsiderate faktin se udhetojme ne ato shekuj te larget te mesjetes, kur nuk ekzistonte nje ndarje ne shkolla fetare dhe shkolla laike dhe kur gjuha albaneze flitej ne nje territor te gjere, te shtrire nga Dioklea, Tivari, Pulti, Mitrovica ne veri, deri ne Manastir, Kostur dhe Arta ne jug.
Gjuha shqipe eshte vazhdim i gjuhes pellasgo – ilire– albaneze dhe megjithe ndikimet e gjuheve te tjera, t eimponuara si gjuhe zyrtare nga pushtuesit e shumte, gjuha e jone mbijetoj, duke e ruajtur origjinalitetin e saj. Ndonese romaket imponuan si gjuhe zyrtare latinishten, bizanti – greqishten, sllavet- serbishten, pushtuesit otoman me ferman te sulltanit, e ndaluan te folurin dhe shkrimin ne gjuhen albaneze dhe urdheruan perdorimin e turqishtes si gjuhe zyrtare, keto masa proibitizmi, nuk e shuan gjuhen albaneze, perkundrazi ajo mbijetoj, mbeti vitale dhe e paster, gjuha e popullit, qe e ruajti dhe e kultivoj me dashuri.
Te gjithe shqiptaret shtrojne pyetjen e llogjikeshme: a shkruhej gjuha albaneze ne mote te shkuara? Ne se shkruhej, atehere kuptohet se ekzistonin dhe shkolla per mesimin e gjuhes dhe ne kete plan lind natyrshem pyetja tjeter: kur jane hapur shkollat e para ne gjuhen albaneze?
Pa dyshime, gjuha albaneze shkruhej dhe mesohej ne shkolla e per kete te gjithe jemi te bindur.
Filologu yne i njohur dhe eruditi Faik Konica, është ende më i avancuar kur thotë: “Gjuha albaneze duhet të jetë shkruar në shekullin XIII, kur në 1272-në, Karli I Anzhu, u zgjodh mbret i albanezëve me kryeqytet Durrësin. Ai dërgoi në Durrës mëkëmbësin e tij, G. d’Eshinar, për të organizuar Mbretërinë e Albanisë dhe natyrisht, Ai duhet të ketë organizuar edhe gjuhën administrative në arberisht”. Por, shkruan Konica,“fillimet e gjuhes albanezetë shkruar duhet të jenë me te hereshme, që në kohën e normandëve, pra qe në shekullin XI”.
Unë besoj se konkluzionet e Konices jane bindese, pasi Ai nuk ka qënë aspak një entuziast euforik. Ndonjë ditë, mund të gjendet një përgjigje përfundimtare si në arkivat e Vatikanit, ose në arkivat e urdhrave Benediktin, apo Domenikane, si dhe ne ato Françeskane.
Konica mendonte se nje lloj letërsie e hereshme albaneze e mesjetes, duhet të ketë qenë laike, si rrëfime kalorësiake apo përmbledhje historishe popullore, sipas modelit të botimit italian “Cento novelle antiche“. Ne keto perfundime, na çojne rrefenjat e lashta, sidomos eposi i yne kreshnikeve, ku ngjarjet e pershkruara dhe gjuha e perdorur, jane argumenta, qe i perkasin viteve te mesjetes.
Shume gjuhetare dhe historiane jane te mendimit, se gjuha albaneze eshte shkruar ne shekujt X – XIV, qe perkojne me periudhen historike te formimit te kombit albanez.
Ne shekullin X, Kostantini VII Porfirogenito (perandori i Bizantit ne vitet 905 – 959), i shquar dhe si historian, ne veprat “Administrando Imperio” e vitit 913 dhe ne “Thematibus” – viti 943 shkruan: “…albanezet jane konsoliduar ne disa bashkesi te fuqishme, duke filluar nga Dioklea ne veri dhe deri ne Themen e Artes ne jug”.
Princesha Anna Komnena (1083–1153), historiane dhe poete, duke pershkruar shtrirjen e Albanise nga viset veriore te lumit Drin e deri ne Arta, tregon se nё keto troje, banon kombi i albanezeve, i cili ne shekullin XI u konsolidua ne formacione te reja politiko-administrative.
Sipas Prof Kristo Frasherit, ne shekullin XI, apelativi Albania– Arberia, filloi te perhapet në viset e tjera ku banonin fiset albaneze. Faktori që përcaktoj shtrirjen e emerit Albania ne shekullin XI, fillimisht lidhej me shfaqien si bashkësi politiko-fetare, e cila më vonë u zgjerua si bashkësi politike dhe gjuhësore. Sipas ketij koncepti, ne formimin e kombit albanez ndikoj dukshem faktori gjuhe – pra gjuha albaneze, qe flitej nga masa e gjere popullore ne keto troje.
Ne shekullin e XII, ne periudhen e Shtetit të parë të Albanise (1190-1255), kombi albanez u konsolidua dhe kjo periudhe mund të jete koha e perdorimit të shkrimeve në gjuhen albaneze. Princat Progoni te shtetit te Albanise u lidhen me Seline e Shenjte dhe perqafuan katolicizmin, qe u shoqerua me hapjen e shume kishave dhe manastire katolike. Papa Celestino III, me bulen e nxjerre me 18 prill 1192, shpalli themelimin e manastirit cisterscien te Shen Trifonit ne Kunavia, i pari dhe i vetmi i ketij lloji ne trojet e Albanise. Krahas predikimit te ungjillit dhe asistences spirituale te popullit, murgjerit e manasirit te Shen Trifonit zbatuan teknologjine e doreshkrimeve (scriptorium monasticum), pra shkruanin, kopjonin, shumefishonin, faqosnin dhe i lidhnin dore-shkrimet. Me duart e tyre kane shkruar ungjille, kodikë, mesharë, inkubula, letra, tekste katekizme, formula pagezimi, si dhe rrefenja popullore. Murgjerit shkruanin ne latinisht, ne greqishte antike, me pas ne serbisht, por pa anje dyshim, kane shkruar dhe ne gjuhen albaneze, per deri sa kjo ishte gjuha e popullit, gjuha e liturgjise ne kishat tona, pasi femijet ndiqnin ne gjuhen e tyre katekizmen dhe krezmen; besimtaret luteshin dhe rrefeheshin vetem ne gjuhen albaneze.
Me konceptin aktual, Manastiri i Shen Trifonit te Kunavise, nga viti 1192 e ne vazhdim, ishte “tipografia” e kishes katolike albaneze, por dhe shkolla ku mesohej e shkruhej ne gjuhen albaneze. Deri tani ende nuk jane gjetur dokumenta, qe te vertetojne kete tezë, por kam bindjen, se nje dite, nga arkivat dhe bibliotekat, do te dalin dhe shkrime ne gjuhen albaneze te kesaj periudhe.
Rol te rendesishem ne hapjen e shkollave ne gjuhen albaneze, kane dhene kleriket e urdherave bendedektine, domenikane e ne veçanti ata te urdherit françeskan, te pranishem ne trojet tona, qe nga viti 1240 e ne vazhdim, madje dhe kur pas pushtimit turk, domenikanet dhe benedektinet e braktisen vendin tone, françeskanet qendruan prane besimtareve e krahas misioneve apostolike, moren pjese ne kryengritjet popullore kunder pushtuesve turq.
Nga viti 1248 e ne vazhdim, prane kishave dhe manastireve franceskane, se pari ne Lezhe, e me pas ne te tjeret, kane funksionuar shkolla katekizme, qe frekuentoheshin nga femijet dhe rinia. Dokumenti me i hershem, qe deshmon gjuhën albaneze, eshte nje realcion i dates 14 korrik 1284, i cili ruhet ne Arkivin e Raguzës. Ne kete relacion shkruhet: “Dëgjova një zë, që thërriste në mal në gjuhën albaneze – Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca”.
Dëshminë e dytë e kemi nga anonimi O. Gorka, prift i urdhërit domenikan, i cili në vitin 1308, ne relacionin ku pershkruan vizitat ne dioqezat e “Cunaviam, Polatum, Stephanatum, Debre”, shkruan: “…albanezët, kanë një gjuhë të ndryshme prej latinëve, grekëve dhe sllavëve, kësisoj nuk meren vesh fare me popujt tjerë –Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis, ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus”.(shih O. Gorka, Anonymi descriptio Europae Orientalis, Cracoviae, 1916, f. 28).
Sipas historianit italian Paolo Petta:“… gjuha albaneze e cilesuar nga kronistet e mesjetes, si nje gjuhe e pa kapeshme, ne shekullin e XIII ishte tipari dallues i albanezeve, elementi shprehes i identitetit te tyre kombetar”(Paolo Petta: Despoti d’Epiro e principi di Macedonia. Esuli albanesi nell’Italia del Rinascimento. Botim i Argo ne vitin 2000).
Mbështetur në opinionet e latinistëve tane te shquar, si Prof. Sotir Papakristo dhe Prof. Stefan Prifti dhe sidomos konkluzioneve te Prof Eqerem Çabej, pranohet se gjuha albaneze, ka qenë e shkruar te pakten, që ne shekujt XII – XIII.
Ne vazhdimesi historike me Shtetin e Albanise (1190 – 1255), u shpall Mbreteria e Albanise (1272 – 1390), me mbret Karli I Anzhù, ndersa Lezha, Shkodra, Ulqini,Tivari e me pas Durresi, ishin pjese perberese e Republikes Albania Veneta. Keto dy formacione politike paralele, ndikuan ne zhvillimet sociale, aresimore, kulturore, ekonomike dhe ushtarake te popullit albanez e njekohesisht ishin si referenca juridike dhe politike, per ndertimin e mardhenieve me principatat vendase dhe me shtetet europiane, sidomos me Venedikun, Raguzen, Vatikanin, Ankonen, Hungarine etj.
Karli I Anzhù, organizoj nje mbreteri moderne, ku njesite administrative drejtoheshin me statute – “statuta civitas”, qe filluan me Consuetudines Barenses (Statuti i Barit 1282) dhe u vazhdua ne Mbreterine e Albanise, me Statutet e Krujes te vitit 1288, te Ulqinit me 1290, te Durrësit në vitin 1297 (rishkruar me 1392), te Danjes ne 1319, te Shkodrës te shkruara para vitit 1346 dhe te rishikuara ne vitin 1468, te Vlores ne vitin 1357, te Tivarit ne 1369 dhe sidomos Statutet e Drishtit te vitit 1397, te rishkruar ne vitin 1464, qe u hartuan nga kanonikët e Drishtit dhe nen kontrollin e kryeipeshkevit te Durresit Imzot Pal Engjelli.
Statute qytetare albaneze, jane shkruar ne latinisht, shume prej tyre mbajne firma noteresh, por rendesi ka fakti se, permbajne elemente te kultures dhe te historise albaneze te kohes.
Historiani Pellumb Xhufi, gjate studimit te Statutit te Shkodres, midis frazave latine identifikoj pranine e fjales shqipe BESA, e dokumentuar per here te pare ne formen e shkruar ne vitin 1346, çka tregon se ne gjysmen e pare te shekullit XIV, ekzistonte instituti i BESES (fjala e nderit).
Nje dëshmi bindese e eekzistences te shkrimeve ne gjuhen albaneze, eshte dhene nga Imzot Guljelm Adae, kryeipeshkevi i Tivarit, i njohur si murgu Brocardus, i cili në vitin 1332, me porosi të papës Gjon XXII, shkroj traktatin “Directorium ad passagium faciendum”, dhe një relacion, qe i a dergoj mbretit te Frances Filipit VI ne Avinjon, ku jep të dhëna për Albaninë dhe albanezët. Duke i u referuar vizitave qe kishte kryer ne Pultin e Madh, Pultin e Vogel, ne Sapa dhe ne Albania, Imzot Adae shkruan: Albanezet jane nje komb i madh – Albanense autem qui major nation est… ” e nder te tjera gjejmë dhe fjalinë e famëshme, që e bëri të njohur në histori: “albanezët kanë tjetër gjuhë, krejt të ndryshme nga latinishtja, megjithatë ata përdorin shkronjat latine në të gjithë librat e tyre –Et licet Albanenses aliam omnino linguam a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in usu et in omnibus suis libris”.
Ne kete relacioni, imzot Gulielm Adae, tregon se ne kete kohe, ekzistonin libra te shkruar ne gjuhen albaneze, çka do te thote se autoret e ketyre librave, kishin mesuar ne shkollat e gjuhes albaneze.
Ne vitet 1334 – 1347, kryeipeshkevi i dioqezes te Kunavise ishte Imzot Thommas. Ne biografine e tij, tregon se ka shkruar 6 vepra teologjie ne gjuhen latine, te cilat historiani Thomas Villiers, i ka gjetur ne Biblioteken Karmelitane te dioqezes te Landaff– Canterbury (Angli). Imzot Thommas tregon se librat e tij ishin ne biblioteken e Katedrales te Shen Gjon Pagezorit ne Kunavia. Sigurisht disa nga keto vepra jane shkruar e prodhuar ne manastirin e Shen Trifonit te Kunavise, qe ishte qender e kualifikuar e doreshkrimeve. Rreth 7 shekuj te shkuara, katedralia e Kunavise kishte biblioteke me libra ne gjuhen lattine, pse jo dhe ne gjuhen aalbaneze, qe studioheshin nga kleriket dhe nga banoret e kesaj treve malore. Prane katedrales te Shen Gjon Pagezorit te Kunavise, funksiononte shkolla e katekizmes, ku pa dyshim mesimet zhvilloheshin ne gjuhen albaneze, ne gjuhen qe flisnin banoret e kesaj treve.
Ne shekujt XI – XIV, ne trojet arberore kishte libra fetare, por dhe laike, te shkruara ne latinisht, ne greqisht dhe serbisht, por nuk perjashtohet mundesia te kene ekzistuar dhe ne gjuhen albaneze. Ne nje flete te Kodikut te Purpurt, prifti albanez Pal Skurapeki ne vitin 1356 ka lene nje shenim, ku tregon se arriti te shpetonte shume libra te bibliotekave te Manastirit te Theollogut dhe te kishes se Shen Gjergjit, nder ato Codex Purpurus Beratinus dhe Codex Beratinus 2, qe te mos i vidhnin barbaret sllavë te Car Uroshit, kur pushtuan Beratin. Kodi i Pupruprt i Beratit, i shekullit VI, eshte veper me vlera boterore si per lashtesine kur u shkrua, por edhe per kaligrafine, asht permendore e trashegimise se dijes dhe objekt i studimeve shkencore te paleografise, gjuhesise dhe historise se krishterimit ne trojet arberore. Permbajtja e ketij kodiku si dhe e kodikeve te tjere, pothuajse nuk eshte studiuar e ne se do te kerkohet ne brendesine e ketyre shkrimeve te lashta, me siguri nuk do te mungojne dhe elemente te gjuhes e te kultures albaneze
Ndonese doreshkrimet, librat dhe kodiket e zbuluar deri tani, jane shkruar ne latinisht, greqisht dhe serbisht dhe se ne permbajtjen e tyre mbizoteron teologjia, ato kane dhe shume elemente laike, qe jane deshmi e zhvillimeve social-kulturore dhe shpirterore te popullit tone ne ato vite te largeta te mesjetes. Shumica e ketyre veprave jane hartuar nga autore albaneze dhe i perkasin historise dhe te kultures albaneze. Shkeputja nga ndikimi i kishes erdhi me vone dhe e bene humanistet albaneze ne fund fillimet e shekullit XVI dhe ne shekujt ne vazhdim.
Kuptohet, se nen ndikimin e kishes, si gjuhe liturgjie sherbyen se pari latinishtja dhe greqishtja, te cilat ishin dhe gjuhe shkrimi per administraten shteterore te kohes. Disa sundimtar albaneze si Muzakajt perdornin gjuhen greke, Balshajt – latinishten dhe sllavishten, Kastriotet dhe Topia i perdoren te tre gjuhet, si deshmohet n embishkrimin tre gjuhesh i vitit 1383 ne manastirin e Shen Gjonit ne Elbasan, si dhe letrat e shumta te shkruara e firmosur nga Gjergj Kastrioti. Perdorimi i ketyre gjuheve, natyrisht mesohej ne shkolla te mbikqyrura nga kishat. Ne shkollat prane kishhave dhe manastireve, mesimet jipeshin ne forma individuale, me lexime dhe me kenge kishtare, me vone u riorganizua me cikel lendesh. Keto shkolla, ishin hapur ne ipeshkevite albaneze dhe mesimi zhvillohej njelloj si ne shkollat perendimore, pra te ndara ne ciklin e ulet, qe perfshinte lendet letrare (ortografia, gramatika, retorik) dhe cikli me lende shkencore (aritmetike, gjeometri, histori, astronomi, muzike etj), qe zhvillohej ne nivelin e shkollave te mesme.
Shume mesues ishin klerike albaneze, madje disa prej tyre ishin ftuar ne qytetet dalmatine, kesisoj, ne kronikat e Raguzes, permendet At Nikolla nga Drishti, i cili ne vitin 1388 hapi shkollë fillore në Stagno afër Raguzës: “domini Nicole de Drivasto proaffictu domus, in qua debet tenere scolares in Stagno pro docendo eos legere et scribere.” Per deri sa kleriket albanez hapnin shkolla ne trojet e tjera, sigurisht ne vendlindjet dhe ne trevat ku sherbenin ata i kishin hapur me kohe shkollat.
Themelimi i shkollave ne trojet albaneze, u be me nismen e urdherave kishtare si nga domenikanet, benedektinet e sidomos nga françeskanet, por dhe u mbeshteten nga administrata dhe nga fisniket lokale. Duhet t’i u rikujtoj se fisniket albaneze, konta, duke, markez, mareshalla, stratege etj, ishin te aresimuar e sigurrisht mesimet e shkrim-kendimit i kishin kryer ne vendlindje, me pas ishin shkoluar dhe ne vende te tjera, andaj njihnin dhe gjuha te huaja. Ne shkollat aalbaneze mesohej shkrim e kendim, mesohej liturgjia, por dhe materje te tjera te kultures se pergjitheshme.
Ne baze te dokumentave arkivore te Raguzes, shkollat e para te ketij lloji jane hapur ne Ulqin ne vitin 1258, ne Kotorr me 1266, ndersa ne Durres ne vitin 1278, ishte hapur kolegji, i permendur ne kronikat Anzhuine “un fiorente Collegio – kolegj i lulezuar, ne kuptimin i zhvilluar”, i cili per kohen ishte i nivelit universitet (Univeristatum Durrahiense), madje profesoret e universitetit te Durresit, jepnin mesime ne Universitetet e Padoves e te Bolonjes.
Shkollat e shkrim-kendimit u hapen ne Shkoder me 1345 dhe ne Tivar ne 1349.
Gjuha albaneze e shkruar ne ato kohe, nuk ishte ne gjendje t’i bente balle shkrimeve ne latinisht, ne greqisht dhe sllavisht, pra ishte e ndrydhur nga gjuhet e fuqishme te dy kishave, si edhe nga administrata e kohes, por theksoj se gjuha albaneze flitej masivisht, ishte gjuha e komunikimit te perditshem ne familje dhe ne komunitet, ishte gjuha e shtresave te gjera popullore dhe per fisniket, per klerin vendas dhe kishen, pasi liturgjia zhvillohej ne te dy gjuhet, pra dhe ne gjuhen albaneze.
Ne kete aspekt, duhet kuptuar, se ne ato vite mesjete, shkollat laike dhe fetare ishin te unifikuara e per te argumentuar kete fakt, po permend klerikun françeskan italo-albanez Leonardo, de Martino, mesues i gjuhes albaneze dhe poet, i cili lidhur me thelbin e këtyre shkollave ne trojet e banuara nga albanezet shkruan: “Ne jemi më shumë misionarë të qytetërimit se sa të fesë”.
Eshte e dokumentuar, se ne shekullin e XIV, gjuha albaneze perdorej nga administrata e bashkesise qytetare te Ulqinit, kesisoj ne mbledhjen e Keshillit te Madh te Ulqinit, arberishtja ishte gjuha zyrtare, gjuha e komunikimit me publikun, pasi ne ate kohe, Ulqini banohej kryesisht me albaneze.
Nje ndryshim me rendesi te madhe per historine e aresimit dhe te kultures albaneze, shfaqet ne gjysmen e dyte teshekullit te XIV, kur deshmohet perdorimi i gjuhes albaneze te shkruar dhe kur u funkiononin shkollat ne gjuhen albaneze, si deshmohet ne disa dokumenta Raguziane dhe te arkivit te Vatikanit. Ky progres i gjuhes albaneze, vuri bazat per zhvillimin e metejshem si gjuhe e kultures dhe e letersise albaneze, qe do ta ndeshim ne shekujt e me pasem.
Ne vitin 1367, me kerkesen e Ipeshkevit te Pultit, Imzot Nikolla, misionaret françeskane, hapen ne famulline e Shen Palit, shkollen e gjuhes albaneze, ku mësohej ortografia (drejteshkrimi) dhe gramatika (docere scientiam gramatikae), çka sugjeron se krahas shkolles te shkrim-kendimit, funksiononte dhe shkolla e meseme.
Ne vitin 1395, ne Kuvendin e Shen Maria te Shkodres, murgu albanez Shtjefen, i urdherit françes-kan, lektor i teologjise, hapi shkollen fillore ne gjuhen latine dhe albaneze, qe frekuentohesh nga te rinjte albaneze, te urdherit te trete françeskan.
Nje dokument i njohur me emerin “Perikopeja e ungjillit te pashkeve”, e shekullit XIV, i gjetur ne Biblioteken Ambroziane te Milanos, permban disa fraza te shkruara ne gjuhen albaneze, por qe nuk kane lidhje me doreshkrimin ne greqisht. Studiuesit mendojne se, shkrimi ne gjuhe albaneze dhe ne dialektin jugor e me germa greke, mund te jete shtuar rreth shekullit te XV, por murgu arberesh Nilo Borgia (Borshi), ne nje studim te vemendshem te vitit 1930, dedikuar “Pericopea Evangelica”, mendon se shkrimi ne gjuhen albaneze eshte i shekullit XIV, pra i njekohshem me Perikopea dhe jo i shekullit XV si thone te tjere.
Ky shkrim ka rendesi, pasi verteton se gjuha albaneze ne shekullin e XIV, shkruhej ne dy dialektet kryesore dhe me dy alfabete, ate latin dhe ate grek, me sakte deshmohet se kultura albaneze dhe jeta shpirterore konfensionale e popullit tone, ne trojet veriore ishte nen ndikimin e kultures latine-katolike ndersa ne trojet jugore nen ndikimin e kultures bizantine-ortodokse.
Ne vitin 1416, ne Shkoder funksiononin disa shkolla, se paku tre jane te dokumentuara si:
Shkolla e murgjerve te Shen Barbara – la scuola overo frataglia de SantaBarbara;
Shkolla e murgjerve te Shen Merkuri – la scuola overo frataglia de San Mercurio;
Shkolla e murgjerve te Kryqit te Shenjte – la scuola overo frataglia de Santa Croce.
Krahas liturgjise dhe shkrim-kendimit, ne keta shkolla mesonin te perkthenin ne gjuhen albaneze, pasi liturgjia zhvillohej ne gjuhen e popullit, pra eshte e kuptueshme, se para se te perkthenin nga latinishtja, prifterinjt dhe murgjerit, duhej te mesonin te shkruanin e te lexonin ne gjuhen e popullit, kesisoj detyrimisht mesimet ne keta shkolla zhvilloheshin dhe ne gjuhen albaneze.
Shkolla e Drishtit asht hapur ne vitin 1397 dhe pasi u mbyll nga pushtuesit sllave, u rihap ne vitin 1442. Ne kete shkolle mësohej gramatika (docere scientiam gramatike) dhe perktheheshin autorë si Donati e Katoni (docere Donatum et Catonem ut sciat interpretari), pra ishte shkolle e mesme.
Ne Drishtin mesjetar, ishte ligjeruar e drejta per aresimim e femijeve, e percaktuar ne “Statuta et ordinationes capituli eçlesiae Cathedralis Drivastensis” i hartuar ne vitin 1397 dhe i rishikuar ne vitin 1442. Ne kapitullin XLI te ketij statutit shkruhet qartesisht: “te ndihmohen dhe mbështeten studiuesit dhe ata që shkojnë me studime”.
Statuti i Drishtit eshte veper origjinale dhe kombetare, pasi si shkruajne autoret, eshte hartuar mbeshtetur ne:“antiquissimam consutuetudinem imminantes – sipas zakoneve te lashta te ruajtura (Kap. XXXIX); “secundum antiquissima et observata consuetudine” (Kap. XLIV) – sipas zakoneve te lashta dhe te rishikuara); “secundum moremet consuetudinem antiquorum (Kap XLVI) –sipas zakoneve dhe te drejtave te lashta”.
Milan Šufflai dhe Novak, ne studimet e kryer per mesjeten arberore kane konstatuar se në vitin 1442, ne Drisht funksiononin tre shkolla:”tres scuole maiores videlicet S. Crucis, S. Giorgio, S. Maria, sint exempt ab onere decimarun prout fuerunt – tre shkolla te mesmete quajtura e Kryqit te Shenjte, e Shen Gjergjit dhe e Shen Marisë, ku nxenesit ishin perjashtuar nga pagesat…”.
Ne kodin ekleziasik te statutit te Drishtit theksohet, se pranoheshin prifterinje, vetem ata, qe dinin shkrim-kendim dhe qe dinin te interpretonin Donaton dhe Katonin, pra detyrimisht duhej te ishin te aresimuar, pra detyronte qe ne kishat tona te sherbenin prifterinj me kulture, jo injorante.
Dokumenti me i njohur ne gjuhen albaneze, eshte formula e pagezimit, e shkruar ne nje relacion te vitit 1462, nga Imzot Pal Engjelli, kryeipeshkev i Durresit,i cili thote se pagezimi i femijeve kryhej “in lingua vulgari Albanico” (gjuha popullore albaneze) dhe ne vazhdim e prezanton te shkruar: “Unte’ paghesont premenit Atit et birit et spertit senit – Une te pagezoj ne emer te Atit, te Birit dhe te shiprtit te shenjte”. Ky dokumen tregon se pagezimi kryhej ne gjuhen albaneze, ne gjuhen qe fliste dhe qe kuptonte populli, çka na sugjeron se dhe mesha e katekizma ne ato vite te largeta mesjete ndofta zhvilloheshin ne gjuhen qe fliste populli albanez.
Ne pranveren e vitit 1496, gjatë rruges për në Jeruzalem, udhëtari gjerman nga Këlni, Arnold Ritter von Harff, bën një ndalesë disa orëshe në portin e Durrësit. Ne shenimet e ketij udhetimi dhe per viziten ne Durres, Von Harff shkruan: “Albanezët kanë gjuhën e tyre, e cila eshte e veshtire te shkruhet, pasi ata perdorin germat e tyre” (Pelegrinage of Arnold Ritter von Harf, 1496). Von Harf, gjate bashkebisedimit me banoret e Durresit, degjoj dhe transkriptoj disa fjale albaneze, madje krahas tyre, shkruajti perkthimin ne gjermanisht, pra krijoj nje mini-fjalor. Ky dokument i von Harff permban gjithesej 26 fjale, 8 shprehje dhe 12 numera (nga 1 deri ne 10 dhe numerat 100, 1000). Pra, krejt rastesisht, von Harff la nje deshmi te forte, se populli yne kishte gjuhen e vet, madje ai cileson, se gjuha albaneze shkruhej me germat e veta, pra me alfabetin e vet.
Nje nder studiuesit e apasionuar te historise sone, murgu arberesh Nilo Borgia (Nili Borshi), i cili ka punuar per kohe te gjate si inspektor bibliografik i Bibliotekes te manastirit te Grottaferrata ne Rome, ne nentor te vitit 1940, ne nje takim me Prof Eqerem Çabej, i konfidoj se “gjate kerkimeve ne Arkivin e Vatikanit, kishte zbuluar nje dokument ne gjuhen albaneze, me i vjeter se Meshari i Buzukut”. Murgu basilian Nilo Borgia vdiq ne vitin 1942, kesisoj e mori me vehte dhe sekretin e zbulimit te tij. Ky deklarim i Nilo Borgia, duhet te na nxisi per te kerkuar ende ne arkivat italiane.
Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake, kanë zbuluar një dokument që mendohet t’i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet gjuha albaneze me germa latine. Gjithashtu, dy profesorët kanë paraqitur nje fletë te Biblës, me shkrim dy gjuhëshe, ne italisht dhe ne albaneze, qe thuhet se eshte shkruar në fillim të shekullit të XVI. Ne faqen 39, ne krye te librit, krahas shkrimit ne italisht, eshte varianti ne gjuhen albaneze, ku shkruhet: “Shkalla I. Ligjerata VI. Si e crijoj Zotene Adamne et Evene. Te paret tane print”, pra Si e krijoj zoti Adamin dhe Even, prindët tanë të parë”. Nëse do të vërtetohet origjinaliteti i këtij dokumenti, atëherë kemi të bëjmë me një libër ne gjuhen albaneze, më të hershëm se “Meshari”
Ne shekullin e XVI, ndeshim disa deshmi dokumentare per shkrimin e gjuhes albaneze.
Humanisti i shquar At Marin Barleci ne parathenien e librit “Rrethimi i Shkodres”, i botuar ne vitin 1504 shkruan: “kam shfrytezuar veprat e shkruara “in lingua vernacola”, pra tregon se ekzistonin libra te shkruar ne gjuhen popullore albaneze, ne gjuhen qe fliste populli yne.
Ketyre fakteve i u shtoj dhe nje te dhene tjeter interesante, nje dokument i botuar ne “Supplementi al Saggio bibliografico della Dalmazia e del Montenegro”, mbledhur nga At Giuseppe Valentini (Zef Valentini), ku flitet per nje autor anonim, i cili ka shkruar nje liber ne gjuhen ilire, qe ishte perkthyer ne gjuhen latine: “Cronaca scritta da anonimo in illirico e voltata in latino da Diocleale Prete d’Antivari e il Marco Mando Spalmino, con notevoli differenze. I due editori pubblicarono Y una e P in altra versione. Quella del Mando, latta nel 1510 sopra un esemplare trovato in Craina da Domenico Papale, è preferita dal Lucio a quella del Diocleale” (De Regn. Daini, et Croat. lib U.c. 14Bel op. cit. Tom. III, p. 31) – “Kronika eshte shkruar ne gjuhen ilire nga nje anonim dhe eshte perkthyer ne gjuhen latine nga Diokleale, prift ne Antivar dhe nga Marko Mando Spalmino. Te dy perkthimet kane diferenca te dukeshme. Dy botuesit shtypin ndryshe njeri Y dhe tjetri P. Perkthimi i Mando, eshte i shtypur ne vitin 1510 dhe i vetmi ekzemplar i mbetur, qe u gjend ne Kraina nga Domeniko Papale dhe Luçio, eshte me i preferuar se perkthimi i Diokleale”.
Si dihet Kraina (Kraja) eshte treva ne perendim te liqenit te Shkodres, e banuar nga albanezet, andaj ekzistenca e ketij libri te shkruar ne gjuhen ilire, te sugjeron se i referohet gjuhes albaneze.
Nje dokument me vlera te veçanta per historine kulturen albaneze eshte Antifonari i vitit 1532, i durrsakut Gjergj Danish Lapacaj, nje veper unikale e ketij lloji ne biblioteken e Monopoli te Italise. Antifonari (permbledhje kengesh), asht dokument me rëndësi historike dhe filologjike, kesisoj përveç përmendore e muzikës arbërore të shekullit XVI, si e thekson muzikologu i njohur Prof Ramabdan Sokoli, se bashku me Mesharin, jane dy shtylla te historise tone e sigurisht ne ndjehemi krenar, ashtu si shprehet me shume ndjenja gazetarja Flora Gjondedaj Dervishi “… me ka ngjare, t’i prek e të krenohem me këto dokumente të çmuara për kulturën kombëtare dhe më gjerë.
Vepra madhore ne gjuhen albaneze e mesjetes eshte “Meshari” i Dom Gjon Buzukut, i botuar ne vitin 1555, si e dëshmon vetë autori, në pasthënien e librit ku pohon: “Ëndë vietët M.D.L.IV., njëzet ditë ndë mars zuna ënfill, e ënbarova nëndë vietët M.D.L.V, ëndë kallënduor V. Dit”(…e fillova me 20 mars 1554 dhe e mbarova me 9 janar 1555).
Sudiuesit e “Meshari”, si Petrotta, Resuli, Çabej, Sinani etj, kanë vënë re, se zgjidhjet grafematike të autorit, janë aq konsekuente, sa të lënë shteg të mendohet për një traditë të shkrimit të gjuhes albaneze pararendese e Mesharit. Ndërkohë, të tjerë filologë kanë vënë re se trajtimi grafematik i tingujve të shqipes, ne tekstet e autorëve katolikë të veriut eshte i ngjashem me grafemat e autorëve të hershëm arbëreshë.
Albanologët në përgjithësi, nuk e kanë përjashtuar mundësinë, që gjuha albaneze të jetë shkruar para Buzukut, në kohën e përvijimit sado jetëshkurtër, të një vetëdije unitare të albanezëve, në periudhën si para dhe pas invazionit turk dhe gjatë qëndresës kundër Perandorise Osmane.
Si pohon At Schirò, per kohen kur u shkrua Meshari, duhej të përmbushte tri kërkesa:
1. nevojën e përditshme për shërbime fetare;
2. përgatitjen dhe thellimin e njohurive liturgjike të prelatëve albanezë;
3. edukimin fetar të masës së besimtarëve, që ndodheshin te pushtuar nga Perandoria Osmane.
“Meshari” i Dom Gjon Buzukut nuk asht vepër e vonuar, as jashtë kontekstit historik te vendit tone, kur dihet se gjuha albaneze flitej dhe shkruhej pikërisht në ato troje, ku lufta për supremaci midis kishës së Perëndimit dhe kishës së Lindjes, kurrë nuk kish reshtur.
Nga ana tjeter, koha e shkrimit dhe e botimit te kesaj vepre, duhet të krahasohet me çka dihet për historinë e shkrimit të gjuhëve të tjera, me histori të përafërta me të gjuhes tone.
“Meshari” i Dom Gjon Buzukut nuk asht vepër e vonuar, as jashtë kontekstit historik te vendit tone, kur dihet se gjuha albaneze flitej dhe shkruhej pikërisht në ato troje, ku lufta për supremaci midis kishës së Perëndimit dhe kishës së Lindjes, kurrë nuk kish reshtur. Nga ana tjeter, koha e shkrimit dhe e botimit te kesaj vepre, duhet të krahasohet me çka dihet për historinë e shkrimit të gjuhëve të tjera, me histori të përafërta me të gjuhes tone.
Ne shekujt e pare te mesjetes, gjuha zyrtare ishte latinishtja, gjuha e perdorur nga administrata, nga historianet dhe shkrimtaret, ndersa pjesa tjeter e popullates e injoronte gjuhen latine, ose e perdorte vetem per raste te domozdoshme. E njeta histori ndodhi me pas dhe te njejtin qendrim mbajti populli yne dhe ndaj pushtuesve sllave dhe gjate pushtimit turk.
Duke e krahasuar kohen e shkrimit ne gjuhen albaneze te Mesharit, me shkrimet e vendeve te tjera europiane, gjejme perafersi kohore te shkrimeve. Deshmia e pare e shkrimit ne gjuhen vulgare italiane eshte e vitit 960, me veçori se pas vitit 1200, filluan shkrimet artistike ne italishte vulgare. Kjo dukuri konstatohet dhe me gjuhet e tjera europiane, kesisoj rumanishtja eshte dokumentuar e shkruar ne vitin 1521; shembujt e parë të shkrimit ne letonishte gjenden në një katekizëm të vitit 1585; lituanishtja dëshmohet ne vitin 1545 në përkthimin nga latinishtja të një himni; finlandishtja rezulton e shkruar për herë të parë në shekullin XVI; sllovakishtja ne vitin 1636, ndersapër një varg gjuhësh të tjera,shkrimet jane me te hershëm: si p.sh gjuhet kroate dhe polake dokumentohen në shekullin XIV, gjuha portogeze ne shekullin e XII, hungarishtja në shekullin XI, sllovenishtja në fund te shekullit X etj.
Analiza ne kete kontekst historik, perforcon mendimin se gjuha albaneze asht shkruar, së paku nga shekulli i XI e ne vazhdim, pavaresisht se deri tani, ende nuk eshte zbuluar nje dokument autentik, qe ta provoje kete hamendesim, por nuk ekzistojne dhe argumenta te kunderta, qe ta perjashtojne kete rrethane. Duke i renditur dokumentat dhe pse fragmentare, si dhe rrethanat e me siperme historike, krijohet nje vazhdimesi kronologjike e shkrimeve ne gjuhen albaneze.
Dokument tjeter i shekullit XVI, i shkruar ne gjuhen albaneze eshte nje udhezues katekizme i vitit 1584. Historiani dhe teologu kroat Miroslav Vaninon, në një studim per Aleksandar Komulovič (1548-1608) (latinisht rezulton i shkruar Comuleo), jep një informacion me rëndësi për shkencën e albanologjisë, ku tregon: “Në vitin 1584, Aleksandar Komulovič, së bashku me rektorin e Kolegjit Ilirik të Loretos, At Tomë Ragia, urdhëruan shtypjen e 500 (peseqind) katekizmave në gjuhën albaneze, të cilat i mori me vete dhe i shpërndau gjatë udhëtimit apostolik në Albania ne vitin 1584. Ne kete udhetim apostolik ne trojet albaneze, Komulovičin e shoqëroj prifti albanez Amano Duka, nxënës i Kolegjit Ilirik të Loretos”.
Ne regjistrin e Kolegjit te Loretos, rezulton se nga viti 1578 deri ne 1593, kane studiuar 27 albaneze, qe jane shugruar prifterinj e jane rikthyer ne trojet tona, si rasti i priftit albanez Armano Duka, i cili e shoqeroj Komuloviçin gjate udhetimit ne Albania. Ne Kolegjin e Loretos ne Ankona kane studiuar dhe figura te shquara te historise kombetare si Pieter Budi, Frang Bardhi, Pieter Bogdani etj.
Ne vitin 1584 – hapet shkolla e gjuhes albaneze ne Stubell te Kosoves.
Ne vitin 1592 – At Lek Matranga, shkrimtari me i hershem i arberesheve te Italise, botoj ne gjuhen albaneze doktrinen “Te mesuarit e krishterimit”. Kete liber ne gjuhen albaneze (arbereshe), e sollen ne vendin tone murgjit basilianë dhe françeskane, si dhe studentet albaneze te Kolegjit te Loreto, qe e shpernadane neper ipeshkevite e vendit tone. Ky liber sherbeu per ungjillizimin e popullates ne gjuhen albaneze, ne gjuhen qe e kuptonte dhe e fliste populli.
At Lek Matrenga, ne vitin 1592 shkroj nje ketekizem ne gjuhen albaneze, qe ruhet ne Manastirin e Grottaferrata – Rome (Il Catechismo albanese di Luca Matranga 1592: estratto “Roma e l’Oriente” dì Grottaferrata Anno II aprile-sett. 1912), qe e publikoj arbereshi Prof Papas Gaetano Petrotta ne vepren“Saggio di bibliografia albanese 1500 – 1930”; Palermo 1931.
Perpjekjet per te ruajtur dhe mesuar gjuhen albaneze u intensifikuan ne shekujt XVI – XVIII, çka u konkretizua me hapjen e shkollave te reja ne gjuhen ametare, por pas disa vitesh, shume prej tyre u mbyllen, ndersa kleriket-mesues u persekutuan dhe u masakruan nga pushtuesit turq.
Selia e Shenjte, per te zgjidhur kete situate te veshtire dhe per t’i ardhur ne ndihme kishes adhe popullates albaneze, hapi ne Itali disa kolegje, ku seminaristet, prifterinjt dhe murgjit italianё mesonin gjuhen albaneze, kesisoj kur shkonin te sherbenin ne kishat dhe manastiret e vendit tone, zoteronin aftesi te larta komunikuese me popullin, madje shume prej tyre hapen shkolla ne gjuhen albaneze, botuan tekste mesimore, gramatika te gjuhes albaneze dhe fjalore te shumte latino – albaneze. Nder kolegjet kryesore te shekullit XVI, ku kane studiuar, jane diplomuar dhe jane shugruar shume prifterinj albaneze po rikujtoj:
Kolegjin Ilirik te Loretos – Ankona (1578),
Kolegjin e Misionareve ne Manastirin e Shen Pietri i Montorio – Roma,
Kolegjin për arbereshet ne Shen Miter Korone (1702),
Kolegjin Ilirik i Fermo etj.
Ne vitin 1632 – hapet shkolla e shkrim – kendimit ne fshatin Velë te Mirdites.
Ne vitin 1632 – ne Skuraj te Kurbinit, u hap shkolla e pare ne gjuhen albaneze.
Ne vitin 1633 – ne Himare, murgu arberesh Neofit Rodinò (missionarius in Chimarram Albaniae), i njohur dhe si shkrimtar, hapi shkollen e pare ne gjuhen albaneze. Kjo shkolle ishte rezultat i perpjekjeve te popullit te Himares, per t’u dhene dituri dhe kulture femijeve. Ne kujtimet e tij, murgu Rodinò tregon se, ne kete aktivitet intensiv, shoqeruesi i tij i perhershem ishte prifti albanez Demetrio, te cilin e vlereson shume per intiligjencen dhe e quan “nder te shkolluarit, qe i besoj”. At Demetrio kishte perkthyer ne gjuhen albaneze udhezuesin e katekizmes, qe sipas murgut Rodinò“e kishte realizuar me nivel te larte dhe ne menyre elegante” dhe perkthente meshen.
1636 – Imzot Pieter Budi boton ne Romë “Doktrina e Krishtene”. Kjo veper, me teper se fetare, ka vlera letrare, si nje perkthim i arrire ne gjuhen albaneze i doktrines kristiane dhe njekohesisht perfshine 53 faqe me poema fetare, qe jane dhe poezite e para, qe njohim ne dialektin gegenisht. Nje pjese e ketyre vjershave jane perkthime nga gjuha latine, por disa prej poezive jane krijime origjinale te At Pieter Budit. Kjo veper u shpernda nga veriu ne jug te trojeve tona, ku perdorej si liber ne te gjitha shkollat ne gjuhen albaneze. Suksesi ne perdorimin masiv i kesaj vepre, si shkruan murgu basilian Rodinò, diktoj domozdoshmerine te ribotohej ne vitin 1664.
Imzot Pieter Budi ka perkthyer ne gjuhen albaneze dhe dy vepra te tjera “Rituale Romanum” me 319 faqe, eshte nje koleksion me lutje dhe sakramente ne gjuhen latine, te shoqeruara nga Budi me komente ne gjuhen albaneze si dhe “Speculum Confessionis – Pasqyra e t’rrëfyemit”, me 400 faqe, e perkthyer nga Budi, ose me sakte nje pershtatje ne gjuhen albaneze te vepres ne italisht “Specchio di Confessione te Emerio de Bonis.
1635 – At Frang Bardhi, ipeshkev i Sapes, shkrimtar, leksikograf, folklorist dhe etnograf albanez nga Kallmeti i Zadrimës, botoj fjalorin e gjuheve latino – albaneze me 4500 fjale, nga te cilat rreth 2500 fjale jane ne gjuhen albaneze. Ky fjlor sherbente per kleriket e huaj, per te mesuar gjuhen albaneze e per te kryer liturgjine ne gjuhen vendase, por dhe per nxenesit e shkollave.
Imzot Bardhi botoj ne vitin 1636 “Apologjia e Skënderbeut”. Këto dy vepra e lidhin Frang Bardhin më tepër me humanizmin shqiptar, sesa me traditën e letërsisë fetare të shekujve XVI-XVII.
1638 – ne Perdhane (Pllana) te Lezhes, misionaret françeskanë hapen shkollën, ku femijet ndiqnin kurset e katekizmes dhe ku mesonin shkrim e kendim ne gjuhen albaneze.
1638 – ne Dajç te Zadrimes u hap shkolla fillore ne gjuhen albaneze
1639 – hapet shkolla fillore në Blinisht të Zadrimës dhe po ne te njejtin vit hapet Gymnasium, në të cilin mësohej gjuha shqipe.
Në vitin 1639 – ne Troshan, hapet shkolla e shkrim-kendimit, qe ne vitet e me pasme u fuqizua dhe u shnderrua ne nje seminar me aktivitet intensiv. Nga bangat e ketij seminari kane dale figura te shquara te krishterimit, te aresimit e te kultures albaneze.
Këto vatra diturie te Lezhes, ne vitin 1648, u mbyllën perdhunisht nga turqit. Keshtu vazhdoj gjate kjo histori e dhimbeshme e shkollave ne gjuhe albaneze, hapeshin e mbylleshin e perseri hapeshin.
1651 – Pjeter Bogdani, gjate sherbimit ne famulline e Pultit, rihapi shkollen e shkrim –kendimit.
1651 – Pieter Bogdani hapi shkollen e gjuhes albaneze ne Prizren.
Ne letren derguar sekretarit te Propogandes Fide, me 4 janar 1660, Guvernatoret e Provinces se Himares (Gjikondi, Strangjoka, Duna, Zahna, Strangjoka Plaku, Barfi, Dimastiri, Kili, Dema) shkruanin: “… ne keto ane eshte e nevojshme te vijne mjeshtrat e shkences, sidomos ne Provincen e Himares, t’i mesojne femijeve Doktrinen e Krishtene, e t’i u ndriçojne te verteten. Mbi te gjitha ata kerkojne te pranoni ne ndonje kolegj kater djema, qe te edukohen e te mesojne shkencen...”. (Archiv. Prop. Vol 28; Ad Congregationem del 30 giugno, 1660. Num. 30, Fol. 108). Keto kerkesa gjeten mbeshtetjen e Selise se Shenjte, qe filloj te dergoj misionar qe njihnin gjuhen albaneze.
1662 -Ipeshkevi i Muzakise, Hspathise dhe Himares, Imzot Andrea Arkadio Stanila dhe arbereshi Dom Onofrio Kostantini dhane kontribut te veçante per hapjen e shkollave ne gjuhen albaneze ne Provincen e Himares. Don Kostantini ne Dhermi, hapi dhe seminarin e pergatitjes te prifterinjeve albaneze. Brenda pak vitesh, nga kjo shkolle dolen shume prifterinj, te cilet dinin te shkruanin e te lexonin dhe te zhvillonin sherbimet fetare ne gjuhen albaneze. Ne vitet e me pasme, si rezulton ne relacionet e Propogandes Fide “kjo shkolle shugroj 9 prifterinj, qe ishin nxenesit me te dalluar, qe u bashkuan me misionaret, duke e zgjeruar e forcuar aktivitetin me popullaten katolike te Provin-ces se Himares. Priftet albanezë celebronin pagezimet, drejtonin mesimet e katekizmave, kryenin kungimet, sakramentet e martesave, etj”.
1663 – At Gjon Krizafida arberesh, i diplomuar doktor ne teollogji, hapi shkollen ne Palasa, ne shtepine e albanezit kapidan Leka, si dhe hapi shkollat ne Vuno, Dukat dhe ne Tragjas.
1668 – Don Gjon Kamilli, arbëresh, me titullin doktor ne teologji dhe ne filozofi, sherbeu 2 vjet ne Dhermi dhe 1 vit ne Himare. Ne relacionet e ipeshkevit, qe informon Propogandes Fide per punen e Don Kamilli shkruhet: “Aktiviteti me i rendesishem i Don Gjon Kamilli eshte hapja e shkollave, te cilat frekuentohen nga numer i madh nxenesish. Emëri dhe fama e tij si mesues asht perhapur ne te gjitha kontradat e Provinces, por ne veçanti ne Sarande, Nivica, Bikerni, Shen Vasili, Lukova, Kuçi, Kudhesi etj, qe jane fshatrat me te preferuara te veprimtarise edukuese.Ai i u meson nxenesveshkrim – kendimin dhe ungjillin”(Archiv. Propog. Fide. Atti del 13 giugno 1673).
Armiku i shkollave ne gjuhen albaneze ishin jo vetem turqit, por edhe kisha ortodokse greke.
Ne vitet 1660 – 1680, kisha ortodokse e Janines dhe e Himares, i intensifikuan sulmet kunder shkollave, madje dhane urdhera te mos studjohej ne gjuhen albaneze (shqipe). Me kete veprimtari aremiqesore kunder arsimimit, kunder gjuhes, kultures dhe kunder katolicizmit, kisha ortodokse, u rendit krah pushtuesve turq, duke u shnderruar ne nje aleate besnike ne politiken anti-albaneze.
Per kete ngjarje, ne letren derguar Propogandes Fide, Don Gjon Kamilli ne vitin 1670 informon: “keto presione nuk kane natyre ekleziastike, por jane te karakterit civil, sepse urdherojne, qe femijet te mos ndjekin shkollat dhe te mos mesojne ne gjuhen albaneze” (Archivio Propag. Atti. del 1670, Congregazione del 7 luglio).
1664 – At Pieter Bogdani hapi shkolla ne gjuhe albaneze ne Barbullush dhe Rjoll te Shkodres.
Nje ndihme të madhe për kishen albaneze, kanë dhënë kleriket italiane te Urdherit Françeskan, të cilët jetuan dhe vepruan në këto troje, duke ndarë të mirën e të keqen me popullin, duke u gjendur prane besimtarëve te devotshëm. Ne shekujt XVI – XVIII, gjuha albaneze mesohej me kurse te rregullta, qe zhvilloheshin nga kleriket italiane, sidomos me origjine arbereshe, qe u derguan te sherbenin ne kishat e vendit tone, sepse ata e zhvillonin liturgjine dhe propogandonin ungjillin ne gjuhen tone. Nje kontribut te veçante ne kete drejtim ka dhene Kolegji Ilirik i Loretos ne Ankona. Shume klerike italiane, qe e mesuan gjuhen albaneze ne kete kolegj, gjate kohes qe sherbenin ne vendin tone botuan tekste per shkollat e gjuhes albaneze, duke ndihuar ne mesimin e shkrim – kendimit te gjuhes albaneze. Ndermjet tyre po rendis disa me kryesoret:
– Leo da Citadella. Ne vitin 1671 botoi “Dictionarium epiroticum”(fjalori ne gjuhen albaneze).
– Bernardino Quintiano. Ne vitin 1675 botoi “Dottrina cristiana epirotica”– “doktrina e krishtere epirote” (Epir dhe epiriot perdoreshin shpesh ne kete kohe per te cilesuar Albanine dhe albanezet).
1675- Imzot Andrea Bogdani, ipeshkevi i Shkupit, shkroj Gramatika latinisht – albaneze, liber qe e humbi nipi i tij At Pieter Bogdani, gjate levizjeve per t’i shpetuar perndjekjeve te turqeve.
Nje nder figurat me te shquarit ne levrimin e gjuhes dhe ne hapjen e shkollave te gjuhes albaneze, ne gjysmen e dyte te shekullit XVI, ishte Imzot Pieter Bogdani, ipeshkev, teolog, poet i barokut europian, filozof, historian. Më 1651 ushtron detyrën e meshtarit në Pult e në fshatrat e Prizrenit, ku kontribuon personalisht ne hapjen e shkollave ne gjuhen albaneze. Në vitin 1656 – 1658 vazhdoj studimet e larta per teologji dhe filozofi në Kolegjin e Propagandës Fide dhe ne perfundim mori titullin doktor ne filozofi. Me 1663 emërtohet ipeshkv i Shkodrës dhe administrator i Tivarit. Në vitin 1677 emërohet arqipeshkv i Shkupit në vend të të ungjit te tij, Imzot Andrea Bogdanit.
1685 – Imzot Pjetër Bogdani botoj ne Roma “Çeta e profetëve” (Cuneus prophetarum), veper qe u rishtyp më 1691 dhe 1702 në Venedik me titull tjeter. Bogdani asht i pari autor albanez me vepër orgjinale, me temë kryesisht teologjike-filozofike, qe permban dhe histori, gjeografi, astronomi etj. Autori ka gjetur mundësi të trajtoj elemente të jetës shqiptare të kohës e të historisë së popullit tonë, si rasti i qëndresës burrërore të kelmendasve, kundër ekspeditës turke më 1639. Kjo veper, si rezulton ne relacionet e Propogandes Fide, ishte shume e kerkuar jo vetem nga kleriket, por dhe nga populli, madje perdorej si tekst ne shkollat e gjuhes albaneze.
Ne vitin 1689 u impenjua aktivisht ne organizimin e rezistencës antiturke dhe viziton të gjitha vendet e arqipeshkvisë së vet. Ne kete vit, u sëmur nga murtaja dhe megjithe perpjekjet e mjekëve gjermanë per ta kuruar, Imzot Bogdani vdiq ne fillim të dhjetorit 1689 në Prishtinë ku e varrosen. Si njoftonte nipi i tij Gjon Bogdani, menjëherë pas thyerjes së ushtrisë austriake ato ditë, tatarët dhe turqit e nxjerrin nga varri trupin e tij, nje masaker barbare si hakmarrje per veprimtarine e tij antiturke. Imzot Pieter Bogdani, nuk ishte as i pari as i fundit, qe dhe i vdekur u masakrua nga turqit, pasi dhe shume mesues te tjere te gjuhes albaneze, ma parё dhe me pas jane persekutuar e vrare mizorisht nga turqit dhe nga shovinistet greke, madje edhe nga kisha ortodokse greke.
Në vitin 1698, në Shkodër, At Filipi, françeskan nga Shkodra, hapi një shkollë tjetër, ku po ashtu mësohej veç italishtes edhe shkrim-kendim ne gjuhen albaneze, si dhe katekizma.
Historiani P. Kleinhans, shkruan se ne shekullin XVII e deri ne gjysmen e pare te shekullit te XIX, me qindra murgjer françeskane frekuentuan Kolegjin e Misionareve ne Manastirin e Shen Pietri te Montorio-Itali, ku shume prej tyre studiuan gjuhen albaneze, çka deshmon se kleriket e kishes katolike, u pershtaten kushteve dhe i u pergjigjen kerkesave te famullive ku sherbyen, duke e perciell fene katolike me gjuhen e popullit, ne gjuhen albaneze.
1702 –Me vendim te Papa Klementit XI, u themelua kolegji për arbereshet e Italise ne Shen Miter Korone, ku u pergatiten shume klerike, qe me pas do te shkojne me misione apostolike ne trojet e atdheut. Kleriket e shkolluar ne kete kolegj, kryesisht sherbyen ne kishat arbereshe, ku mesha, ritet dhe ceremonite fetare, katekizma e krezma zhvillohen ne dialektin arberesh, pra ne gjuhen albaneze, qe flitej ne trojet tona ne shekullin e XV. Ne kete kolegj, kane studiuar shume albaneze, qe pasi u shugruan prifterinj, u kthyen ne atdhe, ku sherbyen me devotshmeri ne ruajtjen dhe forcimin e besimit katolik dhe njekohesisht realizuan shkrime ne gjuhen albaneze.
Keta klerike albaneze ishin misionar te mesazhit te Papa Klementi XI, i cili ka thene: “Rimekembja e Albanise dhe ringritja e ndergjegjes kombetare, do te vijine duke e ruajtur gjuhen, fene dhe historine e te pareve, qe perfaqesojne simbole te unitetit kombetar”.
1702 –Francesco Maria da Leçe, pergatiti “Dizionario italiano-albanese” (fjalori italisht-albaneze).
1716 –Francesco Maria da Leçe, botoj: “Osservazioni gramaticali nella lingua albanese”. Ky liber ka sherbyer per kohe te gjate per mesimin e gramatikes te gjuhe albaneze, si per kleriket qe sherbenin ne kishat tona, por dhe per femijet, qe frekuentonin shkollat e katekizmes e te shkrim – kendimit.
Nje veçori e ketij teksti gramatike eshte se Imzot Françesku da Leçe, e ka shkruar gjuhen albaneze me alfabet me germa latine, por per bashtingelloret dyshe dh, th, ll, xh, sh, zh, nj, ka perdorur germa, te huazuara nga alfabeti i Imzot Pietro Bogdani, pra At Françesko da Leçe, ka perdorur te njetin alfabet qe shkroj vepren “Çeta e profeteve”, madje dhe per germen L perdori germen greke λ, njelloj si dhe Bogdani. Ky fakt eshte me rendesi, pasi shpreh vazhdimesine e shkrimeve ne gjuhen albaneze me nje alfabet origjinal albanez, qe dhe ne te ardhmen sherbeu per shkrimin e librave ne gjuhen tone.
Qellimin e botimit te gramatikes albaneze, autori e ka shprehur ne parathenien, ku thekson se kete liber i a dedikonte klerikeve, qe duke mesuar gjuhen albaneze, te mund te kryenin sherbimet fetare ne gjuhen e popullit, andaj e konsideroj me rendesi ta prezantoj ne kete shkrim.
Arbenuer i dashtun – ket’ Gramatiken e shkrova jo per zotnine tande, i cili di ma shume e ma kthjellet se une, veçse per ata Fratet, qe vijne prej se largu me ju sherbyem. Dhe pse, keta njerez te Romes s’kane haber te gjuhes sate: pune e mire asht, qe ma parë te merren vesh ketu. Ne te pelqeft hesapi i kesaj letre (te lutem), me fal Ti o Zot, se me dhè mua shendetin me e mbarue kete pune. Ne mos i paça rrjeshtuem mire fjalet, ndjemë, sepse luftova, sa mujta, me i vum pa hile, sikunder m’i fali Zoti, me te cilen paç jeten e gjate e te puth doren.
1720 – fillon punen shtypshkronja e Voskopojes, ne kete kohe e vetmja ne Perandorine Osmane, ku jane shtypur vepra te shumta dhe tekstet mesimore, qe sherbyen per studimet ne Akademine e Voskopojes. Keto libra jane shtypur ne gjuhe albaneze si dhe ne gjuhet greke dhe rumune.
Viti 1744, shenoj nje sukses te madhe ne historine e kultures dhe te aresimit tone, u hap Akademia e Voskopojes, e njohur si Akademia e Re, ose Hellênikon Frontistêrion, qendër e dijes, e ngjashme me akademitë në Bukuresht, Jash, Konstantinopojë, Mecovë, Janinë, në Malin Atos dhe Patmos. Studiuesit e shquar Aleks Buda, Aurel Plasari, Robert Elsie etj, nuk ngurrojne ta quajne këtë epokë dhe këtë lëvizje te Voskopojes në fund të shek. XVIII, si iluminizëm i hershëm dhe një stad, që nuk ishte ende rilindje kombëtare, qoftë edhe vetëm në fillimet e saj, por që e përgatiti dhe pershpetoj fillimin e saj me siguri.
Rektori i parë i Akademisë së Re në Voskopojë ishte Sevast Leontiadhi nga Kosturi, i diplomuar ne Universitetin e Padoves, pra ishte inspirues i iluminizmit europian. Ne kete akademi jipnin mesim kavajsi Theodhor Kavaljoti (rektor pas Leontiadhit), beratasi Grigor Voskopojari (zëvendës rektor dhe autor e redaktor i librave, të botuara ne shtypshkronjen e qytetit), dijetari Mihal Gorari etj.
Akademia e Re, biblioteka dhe shtypshkronja e Voskopjes, perbenin një trekëndësh kulturor dhe aresimor unikal në Ballkanin e mesit të shekullit XVIII.
Për aq kohë sa Voskopoja lulëzoi, një numër shumë i madh të rinjsh albaneze, grekë dhe vlleh u shkolluan dhe formuan një identitet europian, të mbrujtur me idetë iluministe të dijeve pozitiviste. Studiuesi Edwin Jacques, duke u shprehur per nivelin mesimor te Akademise te Voskopojes ka theksuar: “Diplomantët e atyshëm, e siguronin me lehtësi hyrjen në universitetet e kryeqyteteve europiane, kryesisht ne studimet si mësues, doktorë, ekonomistë, filozofë dhe juristë”. Opinioni i E. Jacque eshte me se i vertete e me se bindes, pasi ne vitet e me pasem, disa nga nxenesit e diplomuar ne Voskopoje, shkuan per studime ne universitet e Italise, Austrise, Frances, gjermanise e pasi u diplomuan, u kthyen te sherbejne populit tone si mjeke, inxhinjere, agronome, ekonomista, veteriner etj, madje shume prej tyre do te shquhen dhe ne levizjet kombetare per çlirimin nga pushtuesit osmane.
Arti dhe kultura e perhapur nga Akademia e Voskopojes, e bene vendin tone shembull frymezues per të gjithë Ballkanin otoman. Nje nder pikat më te forta te Voskopojës ishte shtypshkronja e saj, ku jane shtypur libra dhe ne gjuhen albaneze. Po ti referohemi studiuesit Bernard Lewis (“Islami dhe Perëndimi”, f.49), shtypshkronja e Voskopjës ishte e vetmja në të gjithë Perandorinë Otomane, sepse shtypshkronja e Stambollit qe u hap në 1727, e mbyllen në 1740, kesisoj kjo e Voskopojes ishte objekt i vazhdueshem i sulmeve antialbaneze te Perandorise Osmane.
Ne kete periudhe kohe, ne Akademine e Voskopojes po projektohej e po realizohej krijimi i një gjuhe të shkruar albaneze. Teodor Kavaljoti (1710 – 1789), përgatiti alfabetin e tij ne gjuhen albaneze dhe shkroj disa traktate, nder te cilet “Logjika” (1749), “Frika” (1752) dhe “Metafizika” që per fat te keq janë zhdukur.
Sipas filologut gjerman Von Hahn, Kavaljoti kishte shpikur një alfabet, gërmat e të cilit mund të identifikoheshin si “analoge me ato të glagolitishtes ilire” (Albanezet– Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, Edwin Jacques, f. 315).
Sipas Dhimitër Shuteriqit dhe Aurel Plasarit, “Kavaljoti u shqua si perkrahes i ideve iluministe dhe shkroi disa vepra, ku shpreh pikpamjet e veta filozofike, por per fat te keq ato vepra jane zhdukur,”.
I paisur me kulture te gjere Kavaljoti u be udheheqesi i levizjes kulturore jo vetem ne Voskopoje, por edhe ne krahinat e tjera te Albanise se Mesme e te Jugut. Ai eshte nje nga dijetaret albaneze te kohes, qe beri perpjekje per t’i dhene kishes ortodokse nje karakter albanez, madje per kete qellim, Kavaljoti e perktheu ne gjuhen albaneze “Dhjaten e re”.
Ne vitin 1762, zv-rektori i Akademisë së Re, Grigor Voskopojari, perktheu ne gjuhen albaneze të dy Dhiatat (të Vjetrën dhe të Renë), pra nje iniciative e rendesishme ne përkthimin në gjuhën e vendit të librave bazë të kishës. Liturgjia në kishat ortodokse, qe prej kohësh thuhej edhe në gjuhen albaneze. Kjo vazhdoj gjate gjithe shekullit XVIII edhe më pas. Në procesin mësimor të shkollës së drejtuar nga kleri hynte dhe gjuha albaneze, së pari përmes teksteve fetare, që zinin vendin më të madh në programet, por edhe përmes lëndëve të tjera.
Në tekstin e Theodhor Bogomilit (i njohur si Anonimi i Elbasanit), i shkruar ne shekullin XVII, përfshihet edhe një predikim i lirë fetar.
Dhaskal Todri ka perkthyer ne gjuhen albaneze një fabul të Ezopit, kurse Kostë Ikonomi hartoi tekste tri gjuhësh (në greqishte të vjetër, në greqishten e re dhe në gjuhe albaneze). Këto tekste i ka përdorur edhe mësuesi vithkuqar Kostë Cepi (shek. XVIII-XIX), prej të cilit i njohim të kopjuara. Ai ka dhënë mësim në vendlindje, në Elbasan e gjetiu, pra si kuptohet ne treven e Elbasanit funksiononin shkolla te gjuhes albaneze dhe jo vetem ne qyetet, por dhe ne fshatrat per rreth.
Grigor Voskopojari shkruante me alfabet origjinal, ashtu si Bogomili, që e kishte shpikur vetë për gjuhen albaneze që shkroj. Të njëjtën gjë bëri Dhaskal Todri, i cili ndofta nën ndikimin e Bogomilit dhe të Grigorit, të cilin e pati mësues në Voskopojë, perdori alfabet origjinal te gjuhes albaneze, që me pas u përhap në mesues të tjerë në Elbasan e ne trevat per rreth.
Ne shekullin XVIII e sidomos ne shekullin XIX, u intensifikua mesimi ne gjuhen albaneze, sidomos nga kleriket françeskane, te cilet e vazhduan traditen e botimit te librave te gramatikes, te fjaloreve te gjuhes albaneze, por dhe te librave fetare, qe u perdoren ne shkollat e shkrim-kendimit dhe ne shkollat e katekizmes. Ne vazhdim po rendis disa nga autoret e veprave kryesore te shkruara ne gjuhen albaneze:
1739 – At Onofrio OFM shkruajti “Akte pagëzimi”, nje udhezues praktik, per ritin e pagezimit te femijeve ne gjuhen albaneze.
1752 – At Bonaventura Prucher, botoj “Manuale catechistico italiano-epirotico” (doracak i katekiz-mes ne gjuhet italishte dhe albaneze).
1760 -Arbereshi Gaetano Petrotta botoj “Ujin catechismo albanese – nje katekizem albaneze”, me 35 faqe. Kete liber e zbuloj dhe e beri publik ne vitin 1912 Prof. M . Marchiano (Marçianò) ne rubriken “Saggio critico” te revistes “Roma e l’Oriente” anno 1912.
Aktiviteti i Akademise se Voskopojes, nxiti xhelozin e eger te Perandorise Turke dhe te shovinisteve greke. Qyteti i Voskopojes dhe Akademia u dogjen e u shkaterruan disa here, si nga turqit dhe nga greket e se fundi dhe nga vete shqiptaret. Kjo eshte arsyeja perse nuk gjenden librat dhe shkrimet e pedagogeve te kesaj akademie te shquar te shekullit XVIII.
Armiqte e Shqiperise dhe te kultures se lashte shqiptare, armiqtë e gjuhes se bukur albaneze-shqipe dhe te aresimit shqiptare, vepruan me te gjithe egersine dhe urrejtjen, duke shkaterruar gjitheçka qe ishte shqiptare, vrane patriotet e shquar te kombit tone, vrane mesuesit me te mire, ata qe luftuan me heroizem per te mbajtur lart ndjenjat kombetare dhe gjuhen tone, por kurre nuk arrijten te çdukin gjuhen tone dhe as ndjenjat kombetare dhe as kombin tone heroik.
Kesisoj mund te vazhdohet te prezantoj shume veprimtari klerikesh dhe personazhe laike, mesues albaneze dhe te huaj, qe kontribuan ne ruajtjen dhe mesimin e gjuhes albaneze.
Vendosa ta mbyll kete shkrim panoramik me shekullin XVIII, me deshiren, se ne te ardhmen t’i rikthehem perseri ketij argumenti me te dhena dhe dokumenta te reja per shkollat e gjuhes shqipe.
Kjo histori e gjate perpjekjesh dhe aktiviteti intensiv intelektual dhe patriotik, per te ruajtur gjuhen tone te bukur, duhet te jete frymezuese per brezat e rinj, sidomos per te gjithe shqiptaret ne emigrim, qe t’i u mesojne femijeve jo vetem te flasin, por dhe te shkruajne ne gjuhen shqipe, andaj te hapen shkolla shqipe dhe ne vendet ku banojne shqiptaret kurbetlli.
E theksoj kete keshille, pasi po ndodh nje dukuri e pakendeshme. Disa femije te lindur ne dekadat e fundit ne vendet e tjera, nuk e flasin mire gjuhen shqipe, madje disa dhe nuk dine as te flasin.
Ne vitin 1997, ne Certaldo te Italise, shkrimtari yne i shquar Ismail Kadare, kur konstatoi se disa femije shqiptare, nuk dinin te flisnin shqip, u revoltua dhe i u drejtua me kritika te rrepta prinderve te tyre te cileve u tha: “femijet tuaj mund te mesojne disa gjuhe te huaja, por kurre nuk do te jene shqiptare te mire, ne se nuk dine gjuhen amtare. Mesojuni femijeve gjuhen e bukur shqipe, gjuhen tone te pasur e te mrekullueshme”.
Nje ngjarje e njejte i kishte ndodhur mendjendriturit Faik Konica ne vitin 1900 e per kete Ai shkruajti: “Këta që kanë patur mjaft durim për të mësuar gjuhë të huaja, a s’mundin, për dashuri të Shqipërisë, të kenë mjaft durim e te përpiqen të mësojnë sa më mirë e më kulluar edhe gjuhën e tyre?”
Komentet