Në një shkresë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PD shprehet kundër propozimit për të implementuar votimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në dy qarqe, Elbasan dhe Durrës.
Balkanëeb sguron shkresën e PD-së drejtuar institucionit të administrimit të zgjedhjeve e cila mban firmën e Ivi Kasos, Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PD. Demokratët argumentojnë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 ku në dy bashki Elbasan dhe Kamëz u përdor teknologjia në votimin dhe numërimin u konstatuan parregullsi.
“Implementimi i pjesshëm i këtij projekti, krahas disa avantazheve dhe suksesit të pjesshëm solli edhe një seri problematikash të cilat jo vetëm e cënuan rëndë procesin, por edhe minuan në mënyrë serioze besimin e publikut dhe të forcave politike në të. Pamjet filmike të operatorëve të sistemit të cilët përkundër kujdesit për mbarëvajtjen teknike të makinerive të votimit elektronik shkelën ligjin për të mbivendosur interesin partiak, duke votuar vetë në emër dhe për llogari të zgjedhësve të cilët nuk ishin aty ndërkohë që kjo përbën shkelje të Kodit Zgjedhor dhe vepër penale, dëshmojnë veprime që u konsumuan në prezencë të komisioneve të qendrave të votimit dhe ende sot mbeten të pahetuara si nga ana juaj ashtu edhe nga ana e organeve të drejtësisë të cilët duhet të vigjëlojnë mbi procesin zgjedhor.
Mungesa në zbatim e garancive që ligji u jep zgjedhësve për të verifikuar votën dhe anuluar atë, mungesa e mekanizmave që garantojnë verifikim të thelluar dhe transparencë, gjithashtu minuan besimin e zgjedhësve, subjekteve zgjedhore dhe publikut në një proes që kërkon besim”, thuhet në shkresën e PD.