Shtatë vjeç kur isha, atje kur shkoja
herë nëpër shi, herë nëpër borë,
me dukej sikur fluturoja,
te ajo shkollë, te ajo shkollë.
Tek ajo shkollë, tek ajo shkollë!
Shkoja pa shollë, veshur hollë.
Si nënë e dhëmshur akoma pret,
pret këmbëzbathurit e vet.
Fëmijë s’ka më. S’hyn asnjeri,
Mësues s’ka, askush s’më prêt,
veç ca gjinkalla në vetmi
zhuzhasin si në qejf të vet.
Pret porta, presin klasat bosh,
dhe një dritare e shqyer, pret.
Veç dy gomerë në oborr
zhgërryhen si në qejf të vet.
Komentet