Nga Shkodra ka ftesa për thirrjemendjeje, ka britma për zgjim nga andërrimet, ftillim te arsyes dhe shkundje nga euforia e triumfit imagjinar dhe ne asnje rast lutje per meshirë.
Shkodra, ajo e mbetur peng nga kurthi i tradhëtarëve të shumëfishtë të Atdheut dhe ajo e femijeve tane te urte, te ditur dhe punetore që janë ne kerkim te nje jete me te drejte se ne Shqiperine e ligur nga e keqja e gjithanshme e kapluesve te pangimë, nuk përulet, nuk mposhtet dhe nuk lutet kurrë.
Këtë nuk duhet ta harroni asnjëherë.
Nuk eshte ne traditen dhe kodin e shkodranëve nënshtrimi ndaj atyre që nuk e duan pa kushte, nuk e kuptojne dhe nuk e pranojne Shkodrën me konstitucionin e vet qytetar.
Nga Shkodra, ne fakt, shohin nje Shqiperi Shteterore që endet pa drejtim, nje pushtet te pakualifikuar, që qeveris përgjumësh, një vend pa opozitë reale racionale, te mendjes dhe te perkundert ne metoda dhe parime me Desidencen tradicionale, ne armiqesi me te verteten.
Nga Shkodra shohin rendin e puneve dhe hierarkine e burimeve njerezore komanduese në qeverisje dhe administrim, te permbysur per nga kolegji i nje besnikerie strikt partiake dhe radikalisht njekrahinore, qe ecen perkunder nje Shqiperie te te gjitheve, siç e kishin projektuar Eterit Kuvendit të Vlores.
Duhet te jeni mjaftueshem realist, I Nderuar, se nga Shkodra shohin nje përjashtim te papranueshem me permbajtje te kjarte gegofobie, ne te gjitha deget e qeverisjes, te administrates se naltë, të sistemit gjyqesor, te diplomacisë, të shkencës, te universitetit, etj.. Eshte nje përjashtim kapilar që të deleguarit tuaj e shohin dhe heshtin, ndersa ju jeni i vetedijshëm. Dhe dijeni se Shkodra, vendi i mikpritjes se te gjitheve, qyteti te cilin çdo shqiptar e ka dashur pikerisht per kete sens te miqesise e drejtesise nacionale te padallimte, nuk mund ta pranoje qasjen perjashtuese te bijve te vet ne Shqiperine Zyrtare, mbasi eshte në kundërshtim me Besen Eterve Themelues, Konventen bazë të shtetndertimit. Te ndertosh nje shtet, nje administrate vec per dhe me nje pjese te njerezish te perzgjedhur nga radhet e besnikerise se mbajtjes se pushtetit me cdo kusht eshte antikombetare. Te krijosh nje sistem te investimeve asimetrike ne territor eshte perkunder parimeve te qeverisjes se mire. Te krye te vendit je jo per te urryer dhe percmuar, por per t’i udhehequr dhe trajtuar te gjithe njelloj.
Nga Shkodra ka vertete nje thirrje ne fakt per te ndalur Projektin Rrenimtar te Shnderrimit te Tokave te Shqiperise Veri-Perendimore, si hapesira per deportimin e popullsive te tjera, ne shkelje te te drejtave te qytetareve dhe perkunder sovranitetit.
Nga Shkodra shohin nje rreth njerezish qe kane kapluar Parlamentin, zerin dhe vullnetin e qytetareve, të cilët kane bërë pirgje pasurie për vetën, ndërkohë që shteti është i falimentuar, demokracia e rrezuar, Republika e akaparuar dhe ne mbrojtje te saj nuk ka mbetur askush.
Eshte e vertete që njerëzit e rrezikshëm gjithmonë tërheqin ithtarë, por forca e tyre nuk eshte e mjaftueshme me mberthye me heshtje dhe perkulje zanin tonë.
Nga Shkodra shohin një komplot te kurdisur nga Oligarkia dhe Politikanët e rangjeve të nalta për t’i vënë zjarrin Atdheut, duke e amnistuar zjarrevenesit.
Nga Shkodra shohin se Prokuroria Posaçme ende ngurron dhe është e paaftë për të marrë vendimin, se si duhen trajtuar Armiqtë Publike të kapur me presh në duar brenda mureve të shtetit tonë dhe jashtë tij.
Per të gjitha keto nga Shkodra, vertet ke pasur nje ftese, por ajo ftese eshte nje vikamë per t’i thirrur mendjes, per t’u ndaluar, per te korigjuar padrejtesite dhe për t’u kthyer drejt Arsyes së Shendoshë, në kohën e mbetur për korigjim.
Atdheun nuk e zgjodhëm, por e trashëguam si premtim dhe fjalë të dhanun ndaj të Parëve tanë, që ia dolën ta zgjojnë nga gjumi i thellë i harresës për krenarinë arbnore, ia mbërritën ta ringrejnë nga pesha e rëndë e paditurisë dhe humbëtirës dhe ta skicojnë ndër konturet e një bote që i përkiste natyralisht.
Ju nuk mundeni ta na merrni dhe të na shkaterroni Atdheun tonë, Qytetin tonë.