Trishtuar do të themi: erdhi vjeshta,
Në një dritare melankolike diçka m’u duk atje tutje-tëhu, –
Më zgjoi një zë, çuditërisht nuk heshta,
Fryn era, gjethja fluturon diku…
Arrita në një fushë nga uji e mbuluar, –
Aty poeti i njohur , i tretur në mendime,
Dukej sikur botën e kishte pushtuar, –
Sa më trishtoi kjo pamje, mjerisht, aspak sublime
Pa marrë vesh gjë tjetër u ktheva në shtëpi,
Vështroni: rreth e qark gërmadhë, jetë e kotë –
I verdhi perëndim më zverdhi përsëri,
I verdhë si dritaret ku më nuk rrjedhin lotë!
(Përktheu Dionis Bubani)
Komentet