Në raundin e tretë Shkëndija do të ketë për kundërshtar ekipin Mllada Bolesllav nga Republika Çeke
SHKUP – Klubi futbollistik Shkëndija nga Tetova ka mposhtur sonte në Shkup ekipin Nefchi nga Bakuja me rezultatin minimal 1:0 duke shënuar kështu suksesin më të madh në historinë e klubit sepse për herë të parë arriti në raundin e tretë të kualifikimeve për Europa League.
Goli i vetëm u shënua në minutën e 31-të nga Besart Ibraimi pas një aksioni të krijuar në mënyrë të shkëlqyer nga Bazhe Todorovski, Marjan Radeski dhe Ferhan Hasani i cili lëshoi topin për Ibraimin i cili kurorëzoi aksionin e shkëlqyer duke mposhtur rrjetën e portierit azerbajxhanas Santini.
Të dy skuadrat tentuan disa herë të mposhtin portën kundërshtare mirëpo në fund rezultoi që goli i Ibraimit të jetë i vetmi i shënuar në ndeshje që i mundësoi Shkëndijës të vazhdojë ëndrrën evropiane pasi në ndeshjen e parë në Baku të dy ekipet luajtën baraz pa gola.
Nga minuta e 70, mysafirët luajtën me një lojtar më pak në fushë, pasi me dy kartonë të verdhë nga loja u përjashtua Vance Sikov.
Në raundin e tretë Shkëndija do të ketë për kundërshtar ekipin Mllada Bolesllav nga Republika Çeke. aa
Komentet