Nga ekipet e rajonit të cilat marrin pjesë në garën eliminatore, Hajduku do të ketë për kundërshtar ekipin Maccabi, ndërsa Crvena Zvezda do të luaj kundër Sassuolos
NYON –Me shortin i cili është hedhur sot në Nyon, janë përcaktuar çiftet e play-offit në Europa League, ndërkohë që fituesit e përballjeve kualifikohen për garën në grupe.
Ekipi tetovar i Shkëndijës, kualifikimin do ta kërkojë në përballje me belgët e Gentit, ndërkohë shorti përcaktoi si kundërshtar të Partizanit nga Tirana ekipin rus, Krasnodar.
Nga ekipet e rajonit të cilat marrin pjesë në garën eliminatore, Hajduku i Splitit do të ketë për kundërshtar ekipin Maccabi nga Tel Avivi, ndërsa Crvena Zvezda e Beogradit do të luaj kundër italianëve të Sassuolos.
Çiftet e play-offit të Europa League janë: Gent (Belgjikë) – Shkëndija (Maqedoni), Krasnodar (Rusi) – Partizani (Shqipëri), Astana (Kazakistan) – BATE Borisov (Bjellorusi), AEK Larnaca (Qipro) – Liberec (Çeki), Dinamo Tbilisi (Gjeorgji) – PAOK (Greqi), Arouca (Portugali) – Olympiakos (Greqi), Midtjylland (Danimarkë) – Osmanlispor (Turqi), Austria Vjenë (Austri) – Rosenborg (Norvegji), Beitar Jerusalem (Izrael) – Sent Etienne (Francë), Lokomotiva Zagreb (Kroaci) – Genk (Belgjikë), Vojvodina (Serbi) – AZ Alkmaar (Holandë), Trenčin (Sllovaki) – Rapid Vjenë (Austri), Maribor (Slloveni) – Qabala (Azerbajxhan), Istanbul Basaksehir (Turqi) – Shakhtar (Ukrainë), Astra (Rumani) – Ëest Ham (Angli), Sonderjyske (Danimarkë) – Sparta Prag (Çeki), Fenerbahce (Turqi) – Grasshoppers (Zvicër), Sassuolo (Itali) – Crvena zvezda (Serbi), Goteborg (Suedi) – Qarabag (Azerbajxhan), Brondby (Danimarkë) – Panathinaikos (Greqi), Maccabi Tel Aviv (Izrael) – Hajduk (Kroaci), Slavia Prag (Çeki) – Anderlecht (Belgjikë).
Ndeshjet e para do të luhen më 18 gusht, në të cilat Shkëndija dhe Partizani do të luajnë në teren si mysafir, ndërsa ndeshjet e kthimit luhen një javë më vonë. Ekipet më të suksesshme në këto përballje do tu bashkëngjiten 16 ekipeve që kanë siguruar plasmanin direkt në garën e grupeve, si dhe 10 ekipeve të cilat do të humbin në play offin për Ligën e Kampionëve. aa
Komentet