Ndeshjen e parë në Shkup, ekipi futbollistik nga Tetova e fitoi me rezultat prej 1-0, me golin e Besar Ibraimit
SHKUP – Pavarësisht se Shkëndija e Tetovës ka barazuar me rezultatin prej 0-0, në ndeshjen e raundit të dytë të eliminatorëve në organizimin më të rëndësishëm të futbollit evropian, Liga e Kampionëve e UEFA-së, kundër Sheriff të Molldavisë ka arritur të avancojë në raundin e tretë.
Ndeshjen e parë në Shkup, ekipi futbollistik nga Tetova e fitoi me rezultat prej 1-0, me golin e Besar Ibraimit, fitore e cila i mundësoi të kualifikohet në raundin e ardhshëm pavarësisht barazimit të sotëm.
Shkëndija në raundin e tretë do të përballet me Salzburgun e Austrisë, ndërsa ndeshjet pritet të luhen më 7/8 dhe 14 gusht.
Në rast se arrin të kalojë edhe këtë fazë, Shkëndija do të luaj në raundin e fundit të kualifikimeve, ndërsa më pas vijojnë ndeshjet e grupeve ku do të ketë mundësi të përballet me ekipe të mëdha të Evropës.
Shkëndija në raundin e parë të kualifikimeve kundër The New Saints të Uellsit arriti rezultate 5-0 dhe 0-4 respektivisht. aa
Komentet