I dashur Eduart Ndocaj!
Mora vesh për sondazhin që kishit hapur sot sepse ndiheshit në dilemë e nuk kishit çfarë të bënit në lidhje me qëndrimin tuaj në parlament.
Unë kur shikoj sondazhe më bëhet mishi kokërr, më kap një debulesë dhe nuk mund të rri dot pa reaguar ndaj dhe po ju shkruaj.
Dua të jem edhe unë pjesë e organizimit të sondazhit tuaj. Dua që zondazhi të zgjerohet me pyetje të tjera që të bëhet më interesant dhe të përhapet duke intervistuar njerës që nuk janë përdorues të fejsbukut apo të tezgjahut dhe solucioneve të pastrimit kimik.
Përshembull unë dua që në sondazh të shtosh tre pyetje me rëndësi tepër jetike.
-1. A ju duket i duhur pozicioni kur unë ulem afër me Mimoza Hafizin? A më shkon Mimoza Hafizi afër?
-2. A të dobësohem edhe unë si Ilir Meta?
-3. Ta zvogëloj edhe pak strehën e kapeles?
Me këto tre pyetje ke për të rritur audiencën e sondazhit dhe mbi të gjitha ke për të kuptuar çdo populli nga një politikan, duke mësuar se çfarë do, atë do i japësh.
Pastaj për sondazhet në rrugë ma lër mua në dorë se ja kam marrë dorën . Por sondazhet duhen bërë kësaj herë vetëm me femra të silikonizuara.
Silikoni mund të japë një verdikt të saktë në këtë rast. Nëse ndonjërës i dukesh seksi do shprehet kundër largimit tënd nga parlamenti.
Nëse i dukesh seksi e ke fituar davanë. Më dëgjo mua, treçereku i femrave në shqipëri preferojnë më tëper ta zënë dashnor Ramën se sa ta votojnë.
Kështu që do ose nuk do, duhet të fillosh palestrën dhe të bësh muskuj barku.
Pse kot është gjithë ato vite Erjon Braçe deputet?
Jo nuk është kot, se e ka barkun drejtkëndësha-drejtkëndësha nga muskujt. Imagjino të ishte politikan Lorik Cana, nuk kishte rënë nga mandati për shekuj me radhë.
Një tjetër sugjerim që unë kam është që të deklarosh diçka që e ke krijuar ti vetë dhe të marrësh një mendje nga populli nëse e besojnë apo jo që e ke krijuar ti. Kjo duhet për të parë nëse kanë besim tek ty.
Ti mund t’i pyesësh nëse besojnë që ke qenë ti ai që ka shpikur modën me kapele kaubojsi, bark të madh dhe kollare.
Kjo është shumë goditëse dhe shumë autentike si modë. I ka vdek tezja këtij muhabeti këtë modë e kë shpikur ti.
Unë them që punës me sondazhet t’i futemi sa më parë nuk e di çmendim ke, më shkruaj sa më parë se nuk po duroj dot aman.
Me respekt, shkencëtari televiziv, Zalo Edoshnja.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa false e z.Eduart Ndocaj
(HashtagAlbania)
Komentet