Në një trajtim të fundit të autizmit, shkencëtarët besojnë se i kanë zbuluar qelizat të cilat luajnë rol në atë se si ky çrregullim zhvillohet në trurin e foshnjeve.
Duke i bllokuar qelizat të cilat prodhojnë përbërësin e quajtur IL-17a në minjtë shtatzënë, shkencëtarët ishin në gjendje që të rikthejnë strukturën dëmtuar të trurit në minjtë e porsalindur.
Studimi jo vetëm që ka konfirmuar se disa infeksione gjatë shtatzënisë luajnë rol në atë se si autizmi zhvillohet tek foshnja, por gjetjet shkojnë një hap më tej dhe zbulojnë mënyrën e trajtimit madje edhe shërimin për këtë çrregullim.
Autizmi mund të shkaktojë simptoma të shumta, ku në disa prej tyre përfshihet vështirësia për të kuptuar dhe për të qenë i vetëdijshëm për emocionet dhe ndjenjat e të tjerëve, dhe paaftësi për të biseduar ose për të filluar një bisedë.
Me këtë trajtim të ri besohet se kjo sëmundje shumë shpejt do të zhduket.
Komentet