Armenia dhe Azerbajxhani kanë shkëmbyer zjarr me mortaja dhe gjuajtje snajperësh, në kohën kur tensionet po vazhdojnë rreth rajonit të Nagorni-Karabakhut.
Asnjëra palë nuk ka raportuar për të lënduar gjatë dhunës, e cila ndodhi sot përgjatë seksionit verior të së ashtuquajturës ‘vijë e kontrollit’.
Gjuajtje sporadike ka rregullisht në Nagorni-Karabakh, por më herët këtë muaj të dyja vendet erdhën në një situatë lufte, pas më shumë se dy dekadash.
Rajoni malor ndodhet në Azerbajxhan, por është pushtuar nga forcat etnike armene në fillim të viteve ’90.
Më shumë se 30 mijë mbetën të vdekur e qindra mijëra të tjerë të zhvendosur, para armëpushimit të vitit 1994.
Komentet