Delegacioni nga Komisioni i Venecias, si një mision faktmbledhës për shkeljet e pretenduara të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në vendimin për të anuluar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale ka zhvilluar takimin e pare me perfaqesuesit e opozites.
Ne takim kane qene ish deputeti i PD-se, Oerd Bylykbashi dhe ish deputetja e LSI-se, Klajda Gjosha.
Ne nje prononcim per mediat, ata kane thene pas takimit me delegacionin se kjo eshte nje loje e turpshme e shumices dhe e parlamentit.
“Parlamenti përpiqet që të tërheqë Komisionin e Venecias në lojën e tij të turpshme për të kapur të gjithë pushtetet përfshi dhe Presidentin e Republikës”- tha Bylykbashi.
Më pas, takimet vijojnë me kryetarin e grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla dhe deputetë anëtarë të Grupit, takim i cili nis në orën 09:00.
Më pas, delegacioni do të takojë Kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës , znj. Rudina Hajdari, z. Nimet Musai, z. Adriatik Alimadhi dhe deputetë anëtarë të grupeve, për të vijuar me një takim rreth mesditës me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Më herët është thënë se delegacioni do të takojë edhe Presidentin Meta.
Mazhoranca socialiste në pushtet pret një përgjigje nga Komisioni i Venecias para se të vendosë për fatin e Presidentit nëse duhet të qëndrojë në detyrë apo ta shkarkojë. Socialistët pretendojnë se Presidenti ka kryer shkelje të detyrës me vendimin për të anuluar datën e zgjedhjeve.
Komentet