‘Akt mafioz të Edi Ramës’, e cilëson kryetari i Patisë Demokratike Sali Berisha, shitjen e Top Channel në prag të fushatës elektorale. Sipas tij ky është një akt që shkel të gjitha ligjet e vendit, dhe krim i shëmtuar ndaj publikut Shqiptar. Berisha solli në vëmendje edhe rastin e ngjashëm me televizionin ABC News, teksa komentoi edhe skandalin e audiopërgjimit të gazeterit Adriatik Doçi.
SYRI TV
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, e cilëson si aferë korruptive shitjen e televizionit kombëtar Top Channel në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Në konferencen e përjavshme të gazetarëve, teksa iu referua dokumenteve të publikuata nga CNA.AL, të kontratës të shitjes së Top Channel në Belizë, vend i njohur si një nga parajsat fiskale, Berisha tha se pronarja e këtij televizoni po bën krim të shëmtuar ndaj publikut.
Berisha hodhi akuza edhe për përfshirjen e mediave në aferën me inceneratorët.
Duke u ndalur tek kapja e mediave në vend, lideri demoktrat solli në vëmendje edhe rastin e televizionit Abc News.
Po ashtu kryedemokrati komentoi, edhe skandalin e audiopërgjimit të gazetarit Adraitik Doçi.
Dhe sipas Berishës, skemat e Adriatik Doçit është një skemë universale dhe se vendi po përjeton ditët më të zeza në historinë e mediave.