VOAL- Gratë iraniane do të fitojnë, situata nuk do të qetësohet derisa populli të arrijë fitoren. Për këtë është e bindur juristja Shirin Ebadi, fituese e çmimit Nobel për Paqe 2003 dhe e ftuar nderi në përurimin e edicionit të sivjetmë të Festivalit Letrar Chiasso. “Për herë të parë, vajzat protestuan përkrah nënave të tyre dhe në shkolla vajzat u sulmuan me gaz, por ato përsëri u kthyen në shkollë”.
Liderja e Lëvizjes për Demokraci i dha dy intervista RSI-së. “Lufta për demokraci është detyra jonë dhe mendoj se po e bëjmë mirë. Ne kërkojmë nga vendet demokratike perëndimore të ndalojnë së ndihmuari një regjim që është kundër nesh. Për të marrë naftën tonë, Perëndimi mbyll sytë ndaj asaj që po ndodh”.
“Kur keqtrajtojnë njerëzit, ata përdorin justifikimin e fesë. Regjimi domosdoshmërisht do që ne të hyjmë në parajsë, por ne nuk duam parajsë”. rsi-eb