Më 4 shkurt 1524 – Lindi Luis de Camoes, poeti më i madh i gjuhës portugeze (vdiq më 1580). Kamoes konsiderohet si Shekspiri i Portugalisë kryesisht për poezinë e tij e cila ndjek stilin e Homeri, Virgjilit dhe Dantes. Sonetet Portugeze të Kamoes janë përkthyer në dhjetra gjuhe. Më poshte nga anglishtja;
“Beholding her”
(shqipërim)
Shikimi i saj
Kur jam me ty, kur sytë e mi
Ndalen thellë në sytë e tu,
Shpirtin jap në këtë kënaqësi,
Dhe toka Parajsë më duket.
Kur dëgjoj të flasësh, dhe shoh të buzëqeshësh,
Humbas plotësisht, me mendje përqendruar
Shoh gëzime të përkohshme, shpresa të kota,
Të kësaj botë aq boshe, sa edhe era e tejdukshme
Ndjej hiret e tua, por nuk guxoj t’i ngrejë lart
Në vargje e këngë të pabarabarta lavdesh, –
Për këtë gjuhës fuqi nuk i është dhënë;
As nuk çuditem, kur shoh këto bukuri,
Vetëm Hyi, pushteti i të cilit të krijoi ty,
Mund të formojë qiellin pakufi dhe yjet.
(Përktheu Astrit Lulushi)
Komentet