Shpirt i zymtë, dikur me luftën dashuruar,
Ti, Shpresë, mamuze që nxit të zjarrtën dëshirë,
Galopin tënd ndalo! Pa druajtje pusho më mirë,
Kalë plak që këmbët në çdo pirg gurësh penguar.
Dorëzohu, zemra ime, fli gjumin e trazuar.
Shpirt i nënshtruar! Për ty vjedhës plak, vjetërsirë,
Dashuri me dëshirë s’ka, perveç grindjes se trazuar;
Lamtumira, bande fanfarash e psherëtima fyelli dhuruar!
Epshet më nuk ndjellin zemrën zhytur në errësirë!
E adhurueshmja Pranverë pa aroma, humbëtirë!
Dhe Koha që minutë për minutë më ka gllabëruar,
Ashtu si bora e pafund kufomë në ngërth ngrirë;
Mendushëm nga lart vështroj tokën në hapësirë
Dhe unë që strehë në asnjë kolibe s’kam kërkuar.
Ortek, pse s’më merr atje në rrëpirën poshtë rrëzuar?
Komentet