Pasi ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një foto të kryeministrit Edi Rama i cili ishte së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama, duke parë një ndeshje basketbolli në NBA, në rrjet po qarkullon një fotografi që tregon çmimin që mund të ketë paguar Rama për dy biletat në rreshtin e parë ku ishte ulur.
“Nisma Thurrje” ka publikuar vlerën e një bilete që rezervohet, në vendin ku Kryeministri dhe bashkeshortja kanë qëndruar, për ndeshjen e rradhes që Miami Heats (ekipi vendas i basketbollit) do të luante në fushën e vet me ekipin New York Knicks. Dhe një biletë thuhet se kushton $3124 për një vend. Sa e vërtetë është kjo nuk dihet, por gjithsesi pritet që kur të mbërrijë në Tiranë, Rama nuk do shpëtojë nga pyetjet e gazetarëve dhe atëherë pritet të shohim përgjigjen që do japë.
Komentet