Mendova se kisha harruar,
por gjithçka m’u kthye sërish;
Sonte me vetëtimën e parë të pranverës
në një vërshim shiu.
.
M’u kujtua pragu i errët i derës,
ku qëndruam teksa shpërtheu ajo stuhi,
bubullima u bë zot i tokës
dhe vetëtima qiellin zhangëlloi.
.
Autobusët që kalonin u lëkundën,
sepse rruga ishte bërë lumë nga shiu,
në valë të vogla të arta ndarë,
nga njolla e dritës së llambës.
.
Me shiun dhe bubullimën e fortë të pranverës
Zemra ime u harbua e u lumturua.
Sytë e tu më thanë më shumë atë natë,
seç mund të thoshin buzët e tua.
.
Mendova se e kisha harruar,
por gjithçka m’u kthye sërish,
sonte me vetëtimën e parë të pranverës
dhe këtë vërshim shiu.
Komentet