Deputeti i PD-së, Flamur Noka është përplasur sërish me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilin nuk e ka lejuar të flasë nga foltorja e Kuvendit.
Noka zaptoi foltoren kur Tahiri po zbriste, por pavarësisht thirrjeve të drejtueses së seancës, Valentina Leskaj, demokrati nuk ka pranuar të lëvizë duke kërkuar fjalën sipas radhës së parashikuar.
Megjithatë, gjithë kjo “luftë” e Nokës u kthye në qesharake kur u dha urdhri nga Berisha. Sapo ministri Tahiri u kthye për në karrigen e tij, Berisha ka nxituar të dalë në foltore dhe Noka sigurisht që i është bindur urdhrit të ish-kryetarit, i cili nuk mund të priste më gjatë dhe të dëgjonte fjalën e deputetit.



Komentet