Stina e dimrit është në prag prandaj është e rëndësishme që ju të merrni dhe masat e duhura për të pasur një shëndet sa më të mirë. Gjatë kësaj stine gripi dhe fyti i skuqur janë dhe problemet kryesore, me të cilat ne përballemi prandaj është e rëndësishme që të bëni kujdes për këtë dhe të qëndroni sa më larg medikamenteve.
Ekziston një ilaç natyral që ju ndihmon në largimin e shqetësimeve të fytit. Për të përgatitur një recetë të tillë është e nevojshme që të keni dy rriska limon, dy rriska xhenxhefil dhe mjaltë. Vendosi në një qyp dhe futi në frigorifer, ku kjo përzierje do të shndërrohet në formë kremi.
Në fillim merr një lug ushqimi me këtë krem, vendoseni në një gotë dhe hedh ujë të vluar. Kështu çaji bëhet gati për lehtësimin e fytit të skuqur. Mund ta mbani këtë përzierje në frigorifer për 2 deri 3 muaj dhe ta përdorni sa herë që dikujt i duhet.
Komentet