( Shkrim kritik drejtue ” gazetarit “- sherbtorit profesional Bajram Kabashit )
Perpos Dentarit Ilir dhe Qenit të gjuetisë per racat tjera të qenve nuk di si quhen as nuk kam njohuni. E di se disa fqinjë në fshat para tri dekadave kishin disa qenush të vegjël që i quejshin MINUKA dhe thojshin se janë shumë të zellshem me e rujt oborrin e shtëpinë.
Edhe nejrzit qënkan si qenët, po i sherbejkan ati që i ushqen dhe po veprojkan sipas urdhnave që ai jua jap.
Bajram Kabashi që shkruen me nofken Gjergj Kabashi , me të cilen ky para disa viteve i genjeu komunitetin Katolik shqiptar në Kishen e Zllakuqanit të Klinës kur u deklarue se rikthehet në fenë e të parve dhe se Bajramin e ban Gjergj ka dekada që i thotë veti gazetar. Bile gazetar investigativ dhe rrah gjoksin se asht ma i miri në hapsinat shqiptare.
Si duket ky aq i zoti ka qen kur ka punue në RILINDJA sa kompleksin e inferioritetit karshi kolegve e ka shendrrue në urrejtje patologjike kunder tyne. Ka diku 25-30 vjet që ky gazetar rrin kujdestar dhe sa here guxon ( sepse nuk hyn per s`ngushti ky jo ) ju gjuhet në shpinë ish kolegve të punës dhe kolegve të profesionit dhe me stilin e ti ironik, smirzi, shpifës dhe denigrues i sulmonë e akuzon.
Unë dikur e kam pas mik dhe kemi ndejt shumë bashk. Por e hetova se ai mendon me lujt ndaj meje nji rrol superior dhe se mendonte se jam aq naiv sa baj gjithçka që ai ma thotë. Mirësinë dhe sinqeritetin tim ky e shfrytzonte dhe se kishte idenë se unë e lexova që ditën e parë kur shkova ta vizitojë në banesen e ti në Asker afër Oslos., e pash se ai asht njeri djalëzor dhe i lig.
Sapo gjeta rastësishtë nji shkrim të Bajram Kabashit në portalin e ti REVISTA DRINI.COM të datës 13 korrik 2019. Titulli i shkrimit ash;
” SHUMË PERKRAHJE E PAK KRITIKA PËR JUSUF BUXHOVIN , SHKRIMTARIN E HISTORIANIN TONË TË SHQUAR “
Intervista e Prof. Jusuf Buxhovi në RUBIKON të z. Adriatik Kelmendi e kishte inspirue Bajram Kabashin që ta baj nji shkrim ku me kujdes ashtu si din ai në stilin e ti dhelpnak me gishtin e vogël të dorës majtë e kishte perkdhel Prof. Jusuf Buxhovi por me të 9 gishtat e tjerë të durve kishte shtyp shkronja me të cilat kishte formue fjalë e fjali ironike e të liga , fjalë e fjali poshtruese dhe shpifse e ofenduese.
Bajram Kabashi pasi ( padyshim ) kishte marr urdhnin nga shefi i ti, LPK-isti me damkë Ibrahim Kelmendi, e ndegjon me kujdes interistën e Jusuf Buxhovit të z. Adriatik Kelmendi dhe ja kishte fillue me shkarravitë si gjithmonë ma parë.
Fjalia e Prof. Buxhovi ; lufta e UÇK-së nuk ka qenë e pastër sepse njerzit me uniforma të UÇK-së kan vra mbi 100 veprimtar të LDK-së ..ishte ba temë e shkrimit të Bajramit i cili pasi kishte shfrye mirë e mirë ishte perkujdes me u këthye në të kaluemen kur kan punue gazetar në RILINDJA e ku e paska pas kolegë edhe Prof. Buxhovi.
Ja fillon shkrimit me vajtim mjerues per fatin e vetë dhe të kolegve se si ata qenkan detyrue me punue në teren e me derdhë djersë ndersa Prof. Buxhovi paska pas ba jetë të mirë në Gjermani. Ja se si shkruen B. Kabashi; shkrimtari e historiani Jusuf Buxhovi , që bante jetë te mirë në Gjermani- së fundmi i ” derguar ” nga kreu i LDK-së që pretendonte se ” udhëhiqte ” Kosovën e paraluftës.
Pse o Bajram zeza je smue nga xhelozia dhe ske fare konsideratë per nejrëzit e as për ma të afermit e tu se mos të flas per miq e kolegë. Si nuk ke turp të shkruesh kështu?! Sipas teje paska pas pretendue se po udhëheq Kosovën Dr. Ibrahim Rugova! Sipas teje Prof. Jusuf Buxhovi paska qen i derguem në Gjermani per me ba jetë të mirë e ti e soji yt gazetaruc paskeni pas vujt në Kosovë, këtë deshron ta thuesh. Por pse nuk e thue ashiqare o burr , por lodhesh me gjet shprehje ironike per me shfrye mllanin që e ke ne shpirt.
Bajram, ti ma shumë se Prof. Jusuf Buxhovi ke pas mundesinë me shkue apo si thue ti me u dergue diku jasht nga Kreu i LDK-së, Ibrahim Rugova. Por ti asnjihere se ke respektue Ibrahim Rugovën dhe asnjihere nuk ke ngurrue pa shkrue shkarravina kunder ti e edhe kunder LDK-së. Ato ti ma vonë i ke grumbullue në librin shkarravinë VITET E RILINDJËS, pra në vend që ta perkrahesh mos per tjera së paku pse e ke pas bashkvendas ti e ke sulmue e pergojue Ibrahim Rugovën. Ti shkrimet e tua i ke botue në revistat e vëllaut tand Salihut , në ALTERNATIVA dhe në REPUBLIKA. Nofkën fyese SHALLI DINJITOZ Dr. Ibrahim Rugovës ja mveshet ti dhe vëllau yt Salihu. Por edhe sikur mos të ishin ato shkrime cilen gjuhë të huej e din ti o Bajram per me të dergue diku Kreu i LDK-së? Cilat ishin aftësitë e kompetencat e tua o Bajram zeza? Mirpo krejt këto që po ti shkruej ketu jan vetem pergjigje kunder shpifjes tande të ligë sepse ne realitet Profesorin Jusuf Buxhovi në Gjermani e ka dergue RILINDJA që para se me u ba Ibrahim Rugova Krey i LDK si thue ti. E ka dergue sepse Prof . Buxhovi ka folë rrjedhëshem gjermanishten dhe veq asaj ai që në atë kohë ka qen autor i mbi 25-30 librave, secila ma me vlere se tjetra kur asht dergue atje. Nuk ka qen gjysem amater në gazetari si ti e ata si ti, por ka qen doajen i gazetarisë shqiptare. Dhe pastaj Prof. Buxhovi ka krijue rrethin dhe mundësinë me mbet atje edhe pasi asht ba Ibrahim Rugova kreu i LDK-së sikur e thue ti sepse ti Ibrahim Rugovës as emnin nuk deshron me ja shkrue.
Ti sulmon Prof. Buxhovi, thue se nuk pajtohesh me deklaraten e ti per vraset e njerzve të LDK-së.
” E verteta është se UÇK-ja dhe masa e madhe e LDK-së nuk kan bër krime ndaj të vetve “, kështu thue ti e qe do thotë se ne mos masa e madhe nji pjesë e tyne paskan pas ba krime! Mirë gazetari i famshem investigativ Gjergj-Bajram Kabashi. Po ti si njeri i profesionit që e don aq shumë dhe si i tillë mburresh se ke fakte dhe je shumë i zoti, po pse o burr nuk i shkruen ato, pse nuk permend emna , por shkarravitë qe 20 vjet neper portale dhe gjithmonë i ke fjalët e njejta. Ti deri tash me emen e ke perfolë vetem viktimën Xhemajl Mustafa , dhe aty je mundue dicka me e perzie Bujar Bukoshin, por ma shumë asnjihere nuk tregove gja. Ti as nuk do tregosh sepse ti nuk din asgja , ti ato skrime atëhere e edhe këte tash i ban të censurueme strikt sipas porosisë që ta jep shefi yt Ibrahim Kelmendi. Qite gurin e mshife dorën asht stili yt i shkrimeve o Bajram.
” krime kanë frymzue e bërë vetem ata që janë identifikuar me UÇK-në se tepermi si çlirimtar të vendit dhe me LDK-në si ” Parti Institucionaliste ” thue ti Bajram, pse ti e mohon qe tri vite akuzen time ndaj teje kur të qujta anmik i LDK-së dhe i Dr. Ibrahim Rugovës?! Ti aq shumë ke urrejtje ndaj LDK-së sa e futë në thojza PARTI INSTITUCIONALISTE. Po nese nuk ka qenë dhe nese nuk asht e tillë çfar paska qenë e çfar asht pra.?! Gjuha asht prej tullit thotë populli , ti e ke ndegjue këtë thanje. Por gjuha shpesh asht vrastare ma shumë se gjylja e topit. Dhe asht shumë e flliqtë kur perdoret vetem pse i ban punën dikujt , i kryen nji porsi dikujt dhe gjithmonë pa asnji fakt dhe asnjihere per shkaqe personale. Te perseri edhe këtu e ban punën e shefit tan Ibrahim Kelmendit.
” i përkrah deklaratat e Buxhovit që e çmonton Hashim Thaçin “… shkruen ti Bajram.
Normal sepse ashtu të ka urdhnue shefi yt Ibrahim Kelmendi. Per ta luftue Hashim Thaçin kriminelit të nivelit si Ibrahim Kelmendi i nevojitet edhe nji gazetar i vockel si qen minuk si ti. Nuk ka randësi kush e sulmon dikend , me randësi me e sulmue sa ma shumë veta dhe ti si ushtar i Ibrahim Kelmendit mirë je ka e kryen detyren . Bravo Bajram.
Bajram je bukur mjeshtër me i shti njerzit me folë. Ma merr mendja se ma shumë të kishte shkue profesioni i prokurorit apo hetuesit policor se sa i gazetarit , si dihet, secili njeri lind me nji dhunti. Ndoshta ti ja arrinë dhe e shtjen edhe Profesor Buxhovin të flasë andaj e ke sulmue me këto fjalë; …personalisht mbetem pran kritikës time, Buxhovi nuk ka të drejtë të spjegojë me pohime aq jobindëse qështjen e vrasjeve të shumta , pa u thellue në atë se si dhe pse ndodhen ato. Ato kanë ndodhur sepse të dyja grupimet , ai i ” paqësorve ” LDK dhe ai i ” luftëtarve ” në anën tjeter kan qenë të manipuluer nga sherbimet sekrete armiqësore – kryesishtë të atyre që kan punue me Serbinë.
Mirë Bajram per momentin edhe unë po pajtohem me ty në këtë qashtje. Por nese Buxhovi nuk flet ai e ka nji arsye, ose nuk ka fakte ose mund te frigohet. Por ti që po i din këto pse ti nuk po flet? Pse ti nuk po i zbulon njerzit dhe faktet, por e ke mbush shpirtin me këso teorish konspirative dhe po donë me pelcite se tu ka frye barku me faktet e tua që vetem ti i din. Që vetem fantazija e jote e smut shizofrenike i mendon dhe don se don me i ba realitet. Shprazi o burr se mos po pelcet nji ditë si balon i fëmijve të cilit në Gjakovën e Prof. Jusuf Buxhovit i thonë PORDHC. Edhe ti vetem sa nuk ke pelcitë si pordhc nji ditë.
Ti me qellim e futë në thojza ” PAQESORË “. A po na i tregon veprimet e tyne jo paqësore dhunuese o Bajrami i gjithdishem?!
Nese nuk do të na i tregosh neve shko ne Prokurorinë Speciale dhe tregojë. Aty asht vendi per to e jo me shkarravitë neper portale pa lidhje.
Bajram asht krejt e mundshme se ndonji individ qoftë nga krahu i ” paqësorve ” si i quen ti apo i ” luftëtarve ” në thojza sipas teje edhe kan mujt me u manipulue dhe me rrëshqit në sherbimet sekrete anmiqësore, por nese ka pas të tillë atëhere ati dhe i tillë asht ai shefi yt Ibrahim Kelmendi njeriu kryesor. Andaj ti ban mirë me ja perkujtue ati kur të jap detyra se rreth sherbimit per UDB-në ma mirë asht mos me folë. Ma mirë mos me ja hjek peten lakrorit që duket pite se po ja hoqet dalin laknat e zeza e të kuqe.
Bajram ti vazhdon tutje me këto fjalë; …këto dy parti që e ” sunduen ” vendin para dhe pas luftës, në realitet e ndanë me njera tjetren edhe ish sherbimin sekret të Kosovës që ishte pjesë e UDB-së vite ma herët per të cilen Jusuf Buxhovi asht akuzue per ” bashkpunim “nga të burgosunit politik të kohës..
Unë ta them ty o Bajram Kabashi se këto fjalë janë shkronjë per shkronjë të citueme nga goja e Ibrahim Kelmendit dhe se me këtë shpifje paqavurja e LPK-së ” ZËRI I KOSOVËS “gjatë kohë asht marr dhe ka ba luftën speciale me i sulmue e denigrue njerzit ma eminnet të letersisë tonë, të gazetarisë dhe shkences. Asht ligsi e poshtërsi e jotja që i ripertrinë këto shpifje pas sa e sa vjetve.
Bajram ti kishe shkrue edhe ma shumë aty, nuk më intereson se cka shkruen ti fare, pos kur shpifë e perflet njerzit e vepritarët e LDK-së andaj po ti them edhe disa fjalë per koritjen tande që e kishe ba kur e quen MONSTRUM I LDK-së z. Mehmet Emerllahin.
Unë zotniun se njof pos si emen me kujtohet ta kam ndëgjue. Nuk ta marr ty të drejtën ta shajsh e ti thuesh cka të duesh , por nuk të lejojë ta quesh monstrum i LDK-së sepse në LDK kurr nuk ka pas , nuk ka as nuk do ket monstruma. Andaj ti le LDK-në rahat e mos u merr me te, sepse ti nuk merresh me te si gazetar, çka do ishte shumë e arsyeshme dhe e dobishme, por merresh me te si sherbtor, si servil , si bythëlëpis i idiotve antishqiptar ( shefave tu që njenin ta kam shkrue me emen ketu ) që me ideologjinë e majtë staliniste të idhullit të tyne Enver-Milladin -Mugoshes qe 60 vjet po ja shkerdhejn nanën shtetit, kombit , kultures dhe po e rrezikojnë edhe egzistencen tonë si popull në trojet tona Arbnore. Nese mundesh me dal nga këthetrat e mafisë antishtenore të LPK-së enveriste të Dardanisë ta kisha preferue me dalë e me pushue edhe këto vitet e jetës që i ke pa u koritë sikur se po koritesh tue u marr me njerëz dhe tu i ironizue e akuzue ata.
Do e publikoni reagimin kunder ketij shpifesi, qe per here te pare po ia lexoj emrin?