Ndërkohë me rastin e 104-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare, Presidenti Bujar Nishani ka përcjellë për të gjithë pjesëtarët e FA-së një mesazh urimi
TIRANË – Me rastin e 104-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura, Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë organizoi sot “Ditën e Hapur” në Forcat e Armatosura.
Që në orët e para të mëngjesit një numër i madh vizitorësh morën pjesë në këtë aktivitet, ku panë nga afër mjetet, pajisjet dhe armatimin që kanë në përdorim Forcat e Armatosura të Shqipërisë, duke filluar që nga helikopterët, mjetet e blinduara dhe armët.
Në një njoftim zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se në këtë aktivitete pasi uroi të gjithë ushtarakët me rastin e 104-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Dedë Prenga vlerësoi punën dhe misionin e ushtarakëve gjatë këtij viti.
Ndërkohë me rastin e 104-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare, Presidenti Bujar Nishani ka përcjellë për të gjithë pjesëtarët e FA-së një mesazh urimi.
“4 Dhjetori, për të gjithë ushtarakët dhe për të gjithë popullin është një ditë për të shprehur respektin, mirënjohjen dhe për të nderuar gjithçka bënë heronjtë e vërtetë, duke hapur rrugën e krijimit të ushtrisë moderne të Shqipërisë që sot renditet në Aleancën më të madhe politike dhe ushtarake e më të suksesshme të të gjitha kohërave, atë të Atlantikut të Veriut”, thuhet në mesazhin e Nishanit.
Komentet