Nënë Tereza do të shpallet e shenjtë ditën e dielë më 4 shtator 2016.
Me 15. 3. 2016, Papa Françesko firmosi dekretin e kanonizimit shenjtore të Lumes Nënë Tereza.
Te gjithe presim me padurim ceremoninë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.
Më 4 shtator 2016, Selia e Shenjtë, do të zyrtarizojë vendimin e Kongregacionit te Kardinaleve te kanonizimit shenjtore të Nënë Terezës, do të konfirmojë verdiktin mbarë popullor: “Vox Populi, vox Dei”, pasi de facto, popujt prej kohe e kanë njohur dhe e kanë shpallur shenjtore Nënë Terezën.
Për kanonizimin shenjtore apo shenjtor, Selia e Shenjtë zbaton një proçedure rigoroze, e bazuar në disa kritere, ndër të cilat me rëndësi janë mrekullitë e kryera gjatë jetës.
Keto kritere Nënë Tereza i ka përmbushur, madje rreth tyre është shprehur publikisht Papa Gjon Pali II, në disa homeli në sheshin e Shen Pjetrit. Më kryesoret po i prezantoj në vazhdim:
- Ajo është Ikona e Samaritanes së Mirë, sepse shkonte kudò për t’i shërbyer Krishtit nё të varfërit ndër mё të varfërit. As konfliktet dhe as luftërat nuk e ndaluan.
- Me dëshminë e jetës së saj, Nënë Tereza na kujton të gjithëve, se misioni evangjelik i Kishës, kalon nëpërmjet dashurisë, i ushqyer në lutjet dhe në dëgjimin e fjalës së Zotit. Ky stil misionar, shprehet në mënyrë emblematike në imazhin, që tregon të Lumturumen e porsa shpallur, duke shtërnguar dorën e një fëmije dhe në tjetrën mban vargun e rruzares.
Me lutjet në përgjërim dhe aksionet, me ungjillizimin dhe promocionin njerëzor, Nënë Tereza proklamoi Ungjillin, me jetën e saj, që ua dhuroi tё gjithёve.
- Është emocion i madh, të rikujtojmë sot Nënë Terezën, shërbëtoren e madhe të të varfërve, të Kishës dhe të gjithë Botës. Jeta e saj është dëshmia e dinjitetit dhe e privilegjit të shërbimit me përulje. Ajo zgjodhi të ishte jo vetëm më e vogla, por dhe shërbëtorja e më të vegjëlve. Si Nëna e përnjimendё e të varfërve, është përkulur përballë atyre, që vuanin të gjitha format e varfërisë.
Madhështia e Saj qëndron në aftësinë për të dhënë pa kushte, për të dhënë “deri kur ndjen dhimbje”. Jeta e Saj ishte një jetesë radikale dhe një proklamim i guximshëm i Ungjillit.
Thirrja e Krishtit në kryq: “Kam etje!” (Gjoni 19, 28), që shpreh dashurinë e thellë të Zotit për njeriun, depërtoi në shpritin e Nënë Terezës, ku gjeti një terren të begatshëm në zemrën e Saj.
“Shuarja e etjes të dashurisë në shpirtin e Jezusit”, u bashkua me Marien, Nënën e Jezusit, kështu u bënë i vetmi qëllim dhe forca e brendëshme e Nënë Terezës, që ndikuan të kapërcente vetvehten dhe të “nxitonte” nga një anë në anën tjetët të botës, duke punuar për shpëtimin dhe shënjtërimin e më të varfërve ndër të varfërit.
4.“Çdo herë, që keni bërë këto gjëra dhe për një të vetëm për vëllezërit e mi të vegjël, e keni bërë për mua” (Matteo 25, 40). Kjo thënie e Ungjillit, është themelore për të kuptuar shërbimin e Nënë Terezës ndaj të varfërve, ishte baza e bindjes dhe e besimit tё saj fetar të devotshëm, pasi kësisoj, duke prekur trupat e dobëta të të varfërve, prekte trupin e Krishtit. Ishte vetë Jezusi, i fshehur nën veshjet ngashëruese të varfërve ndër më të varfërit, që e udhëhoqi në shërbimin e Saj. Nënë Tereza shprehu thellësinë e vlerave të shërbimit, qё ishte akt dashurie ndaj të uriturve, të huajve, të rreckosurve, të sëmurëve, të burgosurve, ishte shërbim ndaj vetë Krishtit. Duke e njohur këtë fakt, Ajo u shërbente me devocion të madh dhe kësisoj shprehu delikatesën e dashurisë së Saj.
- Me përkushtimin tërësor ndaj Zotit dhe brezave pasardhës, Nënë Tereza veproi me çiltërsinë më të madhe dhe jetoi duke shprehur cilësitë më fisnike të feminilitetit.
- Dëshironte të ishte “shenjë e dashurisë së Zotit, e pranisë të Zotit dhe e konpasionit të Zotit” e në këtë mënyrë u tregoi të gjithëve vlerat e dinjitetit të çdo biri të Zotit, “i krijuar për të dashuruar dhe që të jetë i dashuruar”. Kjo ishte Nënë Tereza, “i çonte shpirtërat Zotit dhe Zotin shpirtërave”, kështu e shuante etjen e Krishtit dhe sidomos të njerëzve në halle dhe në nevojë, të cilët vizionin për Zotin, e kishin të mjergulluar nga vuajtjet dhe nga dhimbjet”.
- “I Biri i njeriut, erdhi për të dhënë jetën e tij, si shpërblim për të shumtit”. Nënë Tereza, vuajtjen në Kryq e bashkëjetoi në mënyrë të veçantë, sidomos gjatë viteve të gjata të “errësirës së brendëshme”. Kjo ishte një nga provat e dhimbjes therëse, e pranuar nga Ajo, si një “dhuratë dhe privilegj i veçantë”.
Në orët më të errëta, ajo u kap me këmbëngulje pas lutjeve para Sakramentit të Shenjtë. Kjo tronditje e fortë shpirtërore, ndikoi të “identifikohet gjithnjë e më shumë, me ata, të cilëve u shërbente çdo ditë”, duke eksperimentuar ndëshkimin, deri dhe refuzimin.
- “Falna o Zot, ne shpresojmë tek Ti!”. Ashtu si psalti dhe Nënë Tereza, sa herë ndodhej në çaste dëshprimi të brendshëm, i përsëriste lutjet Zotit: “Në Ty, në Ty shpresoj, në Ty o Zoti im”.
Ta lavdërojmë këtë grua të vogël të dashuruar me Zotin, këtë lajmëtare të përulur të Ungjillit dhe bamirëse e palodhur e njerëzimit.
Ta nderojmë këtë personalitet të shquar të epokës sonë.
Ta pranojmë mesazhin e saj dhe të ndjekim shëmbullin e saj.
Virgjëresha Marie, Mbretëresha e të gjithë shënjëtoreve, na ndihmo të jemi të përulur dhe zemërbutë, të bëhemi si Nënë Tereza sypatrembura mesazheria e dashurisë.
- “Misionare e dashurisë: kjo ishte Nënë Tereza, me emër e me fakte”. Me mallëngjim i përsëris sot këto fjalë, tё cilat i shqiptova të nesërmen e ndarjes nga jeta të Saj.
Mbi të gjitha ishte misionare. Nuk ka dyshime se e porsashpallura e Lumturume, ishte një ndër misionaret më të mëdha të shekullit XX.
Këtë grua të thjeshtë, që erdhi nga një prej zonave më të varfëra të Europës, Zoti e bëri një instrument të zgjedhur, për të përhapur Ungjillin në të gjithë botën, jo me predikime, por me veprime dashurie dhe të përditëshme për mё të varfërit.
Misionare e dashurisë, misionare e Zotit, me bamirësi dhe dashuri, që zgjodhi të vegjëlit dhe të përvuajturit për t’u shërbyer, që u përkul para njeriut të plagosur në shpirt dhe para plagëve të tij, ishte “vaji i ngushëllimit dhe vena e shpresës”. Zoti vazhdoi ta bëjë në Kisha, në veçanti nëpërmjet Shenjëtorëve të bamirësisë dhe Nёnё Tereza shkëlqen në mënyrë të veçantë, në rradhët e tyre.
- Ku e gjeti Nënë Tereza këtë forcë, për t’u vënë tërësisht në shërbim të tjerëve? E gjeti në lutjet dhe në përsiatjen e heshtur të Jezu Krishtit, në fytyrën e Shenjtë të tij, në Zemrën e Shenjtë të tij. E ka thënë vetë Nënë Tereza: “Fruti i heshtjes është lutja; frut i lutjes është besimi në fè, fruti i besimit është dashuria; fruti i dashurisë është shërbimi dhe fruti i shërbimit është paqa”.
Paqën e çonte përkrah atij që ishte duke vdekur, e çonte në popujt në luftë, ua çonte dhe atyre, që e sulmonin me kritika armiqësore. Ishte lutja, që e mbushte zemrën e saj me paqën e Krishtit dhe ua rrezatonte këtë paqe dhe të tjerëve.
- Misionare e bamirësisë, e dashurisë, misionare e paqës, misionare e jetës, kështu ishte Nënë Tereza. Gjithmonë shprehej në mbrojtje të jetës dhe kur mesazhi i saj nuk u pëlqente të tjerëve.
E gjithë ekzistenca e Nënë Terezës ishte një hymn për jetën.
Takimet e përditeshme me vdekjen, me leprën, me SIDA e me çdo lloj vuajtje njerëzore, e bënë dëshmitare të vlefëshmërisë të Ungjillit, të jetës.
Edhe buzëqeshja e Saj ishte Po për jetën, Po e gëzueshme, që lindi në besimin në fè dhe në dashurinë e thellë, ishte Po e purifikuar e kalitur në vuajtje. Ajo e ripërtëriu këtë Po çdo mëngjez, duke u bashkuar me Marien, e gjunjëzuar para Krishtit në kryq. Etja e Jezusit në Kryq, u bë etja e Nënë Terezës dhe inspirim i saj në udhëtimin drejt shenjtërimit.
- Tereza e Kalkutës ishte realisht Nёnё. Nёna e të varfërve, Nёna e fëmijëve. Nёna e shumë vajzave dhe djemëve, që e kishin udhehëqëse shpirtërore dhe që e kanë bashkëndarë në misionet.
E gjithë ekzistenca e Saj, na kujton, se të jesh i krishterë, do të thotë të jesh dëshmitar i bamirësisë dhe i dashurisë.
Duke përsëritur fjalët e Nёnё Terezës, i bëj thirrje çdo njërit nga ju, të ndiqni përherë me zemërbardhësi dhe me kurajo, hapat e kësaj dishepulle të njëmendtë të Krishtit.
JEZU KRISHTI NË JETËN E NËNË TEREZËS
Askush nga ne nuk e “sheh” Jezusin, askush nuk e sheh Atё nё tё varfёrit, as nё eukaristi. Nuk e kam fjalёn pёr ateistёt, pёr agnostikёt, as pёr laikёt dhe as pёr masen e madhe te besimtarёve, por i referohem atyre qё thonё: “Jezusi ёshtё mes nesh”, ndonёse nuk e shohin nё mёnyrё mistike, as me vegime, ata nuk e dëgjojnё direkt zёrin e tij.
Nёnё Tereza thotё se Zotin e prek, kur e prek Jezusin qё ёshtё mes nesh, i rilindur, i prekshёm dhe jo si njё fantazёm, andaj kur ndjente mungesёn e Jezusit, tregonte se e prekte dhe pse ishte nё thellёsi tё natёs pangjyra, i buzeqeshte dhe e pёrshkruante me ngjyrat e parajsёs, ashtu si e shihte nё tё varfërit dhe në të sëmurёt nё agoni, qё kishin fytyrёn e Krishtit nё kryq. Ajo e shihte Jezusin nё mёnyrё tjetёr, andaj theksonte: “Tё gjithё pёr Jezusin nёpёrmjet Maries! Testamenti i tij ёshtё tё duam! Le tё jetё Jezusi, fytyra e pranisё tё dashurisё tё Zotit, qё tё mbushi bamirёsinё tonё”.
Pёr tё treguar pёr jetёn e Nёnё Terezёs, nuk mjafton tё komentosh çfarё thuhen, por duhet njohur nga afёr e ta pёrjetosh aktivitetin e saj si misionare katolike dhe lidhjen e saj shpirtёrore me Jezusin, duke filluar nga thirrja e parё “Eja bёhu drita ime” dhe deri nё ditën e fundit tё jetёs sё saj.
Nga kjo analizё njihemi me 4 aspekte themelore, qё shprehin lidhjen e Nёnё Terezёs me Jezusin:
- Kuptimi i jetёs pёr Nёnё Terezёn ishte Jezu Krishti.
Kёtё aspekt e pёrshkruan gazetaria Franca Zambonini, e cila tregon njё ngjarje tё jetuar, qё shpreh qartё lidhjen e Nёnё Terezёs me Jezu Krishtin: “Kur punoja per projektin ‘Evangjelizimi 2000’ ne kuadrin e festimit tё Jubileut, me mua bashkёpunonte motra irlandeze Mary O’Duffy, superioria e institutit “Mater Dei” nё Romë. Ajo kishte punuar gjatё me Nёnё Terezёn e njё ditё mё tha: Jezusi ishte mendimi dominant i Nёnё Terezёs, ishte i pranishёm pёrditё nё jetёn e saj. Njё ditё, mё konfidoi, se Jezusi i kishte folur disa herё. Reaksioni i motrёs Mary, ishte i ngjashёm me atё tё personave tё tjerё, andaj e kishte pyetur: Nёnё, a je e sigurte se ishte zёri i vetё Jezusit? Pёrgjigjia ishte kategorike: “Jam shumё e sigurtё. Jezusi mё kёrkoi qartёsisht ta le urdhёrin e Loreto-s dhe tё themeloj kongregacionin me motra hindiane, pёr tё ndihmuar tё varfёrit ndёr mё tё varfёrit. Fillimisht hezitova, pasi isha e trembur, pёr ta lёnё kuvendin, ku isha e lumtur dhe ku ndihesha e mbrojtur, por mё pas e lashë vetëm pёr vullnetin hyjnor”.
Jezuiti Edoward Le Joly, i cili për 20 vjet me radhë ishte konfesori dhe këshilltari personal i Nёnё Terezёs dhe një nga interpretuesit më të mirë te veprёs sё saj, shprehet : “E vërteta është se Nëna e dëgjoi thirrjen e Jezusit në thellësi të shpirtit të saj. Zoti e thirri për t’i shërbyer të varfёrve dhe ajo iu përgjigj: Ja ku mё ke”.
Jezuiti Celeste Van Exem tregon: “Jezu Krishti ishte kuptimi i tёrё jetёs tё Nёnё Terezёs”.
Lidhja shpirtërore me Jezusin, nisi me vegimet e para, kur e thirri Nënë Terezën të bëhej drita e tij dhe i sugjeroi të themeloi misionin, ndërsa mё pas, kjo lidhje mori karakter dashuror dhe me tё drejtё shumё teologё i janё pёrkushtuar analizёs tё kёsaj dukurie mistike.
Lidhja me Jezusin, nё mёnyrё spontane mori formёn e dashurisё martesore, si e tregon ajo vetё: “Njё ditё, njё profesor nё USA, me drejtoi pyetjen: Ju a jeni e martuar? Dhe unё iu pёrgjigja: Sigurisht jam e martuar, por nga njё herё e kam tё vёshtirё t’i buzёqesh bashkёshortit tim Jezusit, pasi ai ёshtё shumё kёrkues”.
At Kolodiejchuk, postulatori i kauzës të lumturimit dhe kanonizimit të Nënë Terezës, pasi kishte studiuar për shumë vite shkrimet e saj, poezitë – urata, letrat dhe dёshmitë e shumta të tjerëve, arrinë në këtë përfundim: “Ne se më duhet të them në sintezë, përse nderohet kaq shumë Nënë Tereza, përgjigjem thjeshtë: pikërisht për dashurinë e saj personale për Jezusin, që e përjetoi në mënyrë të fortë, sa konsiderohej bashkëshortja e tij. Jeta e saj e kishte Jezusin në qendër”.
Lidhjen me Jezusin, Nёnё Tereza e dëshmon në letrën dёrguar motrave të Misionit tё Dashurisё në Varanasi, tё ciat ishin mbledhur nё kremtimin e javës sё shenjtë mё 25 mars 1993.
“Po e shkruaj me dorën time, sepse më preokupon mendimi se disa nga ju, ende nuk e kanë takuar Jezusin direkt. Kaloni shumë kohë me lutje në kapellё, por a nuk e shihni me sytë e shpirtit, dashurinë me të cilën ai u vёshtron? A e njihni me të vërtetë Jezuin e gjallë? Jo nga librat, por kur qëndron brenda në zemrat tuaja? A nuk i keni dëgjuar fjalët plot dashuri që iu drejton? Mos e braktisni kurrë këtë kontakt të përditshëm me Jezusin, jo si ide por si person i gjallë dhe i vёrtetë”. Kuptohet se Jezusi për Nënë Terezën nuk ishte një atraksion, një bashkësi doktrinash, dogmash, apo kujtime dhe rrëfime për një person që ka jetuar dikur, por ishte njё Jezus jetësor, real, që ajo e ndjente në zemrën e vet dhe që e shihte në fytyrat e njerёzve që vuanin dhe të cilёve u shërbente.
Në letër, spjegon se asnjëherë nuk kishte folur në këtë mënyrë dhe kaq hapur dhe këtë qёndrim e mbajti me qëllim, që të mos u imponohej, pasi motrat duhej ta ndjenin vetë praninë e Jezusit në zemrat dhe në misionin e tyre. Duke u shprehur në kёtё mënyrë, Nёnё Tereza imitoi Shёn Marien, duke i “ruajtur sekretet nё brendёsi tё zemrёs”, pra i mbajti fshehur për kohë të gjatë, por tani e ndjente nevojën t’ia tregonte motrave misionare, duke theksuar atë qё ishte i gjithё kuptimi i veprёs së saj dhe për të cilin i thirri motrat si bashkpunëtore: “Për mua është e qartë, misionaret e dashurisë ekzistojnё për të shuar etjen e Jezusit”.
Lidhjen dhe adhurimin pёr Jezusin, Nёnё Tereza e ka shprehur nё shumё biseda me motrat misionare, nё diskutime dhe nё njё poezi – uratё, qё po e prezantoj nё vazhdim:
Jezusi
Ështё fjala e shqiptuar.
Ështё jeta pёr tu jetuar.
Ështё dashuria pёr tu dashuruar.
Ështё gёzimi pёr tu bashkёndarё me tё tjeret.
Ështё sakrificё pёr tu bёrё.
Ështё paqa pёr tu dhuruar.
Ështё buka e jetёs pёr tu ngrёnё…”
Dihet se në brendësi të njeriut gjallon “io” (uni), dashuria e pёshtjelluar nё vetvehte, egoizmi, ndёrsa nё besimtarёt ёshtё Jezusi. Ecuria drejt shenjtёrimit bazohet nё ndryshimin e kёtij raporti, pёr tё arrijt nё atё nivel, qё nё qendёr tё vendoset Jezusi dhe pikerisht Nënё Tereza flet si apostulle: “Nuk jam unё qё jetoj, por ёshtё Krishti qё jeton nё mua”.
Në periudhat e purifikimit, gjatë errёsirës së natës, Nënë Tereza arriti ta plotësoi këtë proçes, jetoi me vuajtjet e Jezu Krishtit, sepse ai ishte kuptimi i jetës së saj dhe me vepren e saj sublime, i ndihmoi njerёzit me dashurinё e Jezusit.
- Frut i dashurisë është shërbimi.
Në një sentencё profetike Nënë Tereza thotë: “Frut i dashurisë është shërbimi dhe frut i shërbimit është paqa”.
Nё kёtё thёnie, dashuria dhe shёrbimi ndaj të njerëzve nevojtarë, lindën sё bashku dhe u lidhёn në një të vetme në shpirtin e Nënë Terezës, qё në thirrjen e dytë të Jezusit mё 10 shtator 1946, andaj Ajo i drejtohej motrave misionare me fjalёt e Jezusit: “Kam etje, ju bёjeni atё pёr mua. Pёrherё kujtoni gjithmonё dy gjёra: mjetin dhe qёllimin, nё mёnyrё, qё askush tё mos na ndaj nga Zoti, nga ai qё na bashkoi.Karizma e jonё ёshtё tё shuajmё etjen e dashurisё tё Jezusit, duke punuar pёr tё shpёtuar dhe shenjtёruar tё varfёrit ndёr mё tё varfёrit.
Nёnё Tereza iu drejtohej motrave misionare me 5 fjalё: “You did it to me – Ju bёjeni atё pёr mua”, duke numёruar pesё gishtat e dorёs dhe shtonte: “Ështё ungjilli nё pesё gishta, ёshtё Jezusi i pranishёm nё eukaristi, ёshtё me veshjen e tё varfёrit”.
Duke e parё vuajtjen e Jezusit, tё mishёruar nё varfёrinё e njerёzve qё vuanin, Nёnё Tereza u bёnte thirrje motrave nё mёnyrё retorike, t’i shёrbenin njerёzve si sherbente Ai, duke e identifikuar tё varfёrin me Jezusin, si shprehet nё kёtё uratё:
Jezusi ёshtё i uritur, t’i heqim urinё.
Ështё i etur, t’i shuajmё etjen.
Ështe i xhveshur, ta veshim.
Ështё pa shtёpi, t’i japim strehё.
Ështё i sёmurё, ta kurojmё.
Ështё vetёm person, ta dashurojmё.
Nga kjo poezi – uratё kuptohet qartё, kush ishte shtysa, qё e nxiti tё vihej nё shёrbim tё varfёrve. Ta duash tё varfёrin si Krishtin, nuk do tё thotё ta duash nёpёrmjet njё personi ndёrmjetёs, por ta duash vetё direkt. Pikёrisht ky ёshtё dhe misteri i Nёnё Terezёs, e cila gjatё gjithё jetёs u shёrbeu tё varfёrve me dashuri dhe pёrkushtim, ashtu si Jezusi u shёrbeu njerёzve tё tij. Me kёto mendime dhe me mёnyrat si veproi Nёnё Tereza, i dha njё mёsim profetik shoqёrisё dhe kishёs katolike.
Nё njё takim publik me Nёnё Terezёn, njё murgeshё e njё urdhёri tjetёr tё krishterё, i bёri njё sugjerim kritik duke i thёnё: “Ju po i bёni me vese tё varfёrit, madje po e fyeni dinjitetin e tyre, duke iu dhёnё gjithёçka falas, pa u kёrkuar asgjё atyre”.
Nёnё Tereza iu pёrgjigj me kundёrkritikё: “Ekzistojnё shumё kongregacione, qё po i bёjnё me vese tё pasurit, andaj s’ka asgjё tё keqe nё se ekziston njё si ky i joni, qё i bёn me vese tё varfёrit”.
Drejtuesia e Shёrbimit Social tё Kalkutёs, e kishte kuptuar aspektin social të misionareve të dashurisë, shpirtin e shёrbimit ndaj tё varfёrve, andaj njё ditё i tha Nёnё Terezёs: “Nёnё, Ju dhe ne bёjmё tё njёjtёn punё shoqёrore, por ka njё ndryshim, ne e bёjmё tё marrim diçka, Ju e bёni duke iu dhёnё gratis gjithёçka dhe tё gjithёve”.
Dashuria e Nёnё Terezёs pёr Jezu Krishtin, ashtu si e kishin ndjerё dhe shenjёtorёt e tjerё, e nxiti tё bёnte vepra tё vogla me dashuri dhe bёri aq shumё, sa asnjё shtysё tjetёr politike, ekonomike dhe humanitare, nuk ёshtё nё gjёndje ta bёj as nё ditёt e sotme.
Po rikujtoj bisedёn me gazetarin, kur e pa Nёnё Terezёn duke larё njё tё braktisur nё rrugёt e Kalkutёs, i cili i tha: “Unё nuk do ta bёja, pёr gjithё arin e botёs!” dhe Ajo iu pёrgjigj preras: “As unё! Nuk do ta bёja pёr gjithë arin e botёs, por pёr Jezu Krishtin PO”. Nё kёtё vepёr absolutisht tё rrallё humane, nuk ka egoizёm, vepra e saj nuk ёshtё mёshirё, as filantropizëm si flasin ata, por ёshtё shёrbim me dashuri dhe pёrkushtim hyjnor pёr tё ndihmuar njeriun vёlla nё vuajtje
Kete veprim tё rrallё dashurie nejrëzore, shumë sociologë, gazetarë dhe komentatorë televizivë e kane pëkrufizuar humanizёm sublim.
Kur shikojmё në fotografi Nёnё Terezёn duke mbajtur tё shtёrnguar nё gjoks njё fёmijё tё braktisur dhe tё kequshqyer, ose kur pёrkulet dhe i jep ilaçet njё tё sёmuri nё gjendje tё rёndё, apo kur lanë dhe ushqen njё sakat, ose njё leproz, kuptojmё se shërbimi i saj ёshtё kredo e shenjtёrisё, ёshtё ikona e dhёmbshurisё dhe e dashurisё pёr njeriun qё vuan.
- “Unё jam mes jush, ashtu si Ai qё shёrben!”
Shёrbimi i Nёnё Terezёs ndaj tё varfёrve ёshtё unikal, i pa arritshёm, ёshtё shёrbim hyjnor, qё i ka dhёnё mёsime tёrё botёs.
Ajo tregoi se madhёshtia e njeriut nuk varet nga pushteti qё ka, por nga shёrbimi qё kryen për shoqërinë, andaj shpesh pёrsёriste njё fragment nga Ungjilli i Mateo (20, 26): “Ai qё do tё bёhet i madhi mes jush, do tё bёhet shёrbёtori i juaj”. Madhёshtia e Nёnё Terezёs shprehej nё shёrbimin ndaj tё gjithё njerёzve qё vuanin, pa dallime etnike, fetare dhe sociale.
Kush ka punuar me Nёnё Terezёn, e ka kuptuar si i bindi Reganin, Gorbaçovin, Klintonin, Shirakun, Arafatin etj, tё shёrbenin krah saj nё mensat e tё vobektёve, duke i dhёnё botёs mesazhin se askush nuk ёshtё i pёrjashtuar nga detyra pёr t’i shёrbyer njerёzve dhe sidomos tё varfёrve. Shёrbimi qё kryente Ajo, i kapёrcente kufijt e tё zakonshmes.
Duke analizuar jetёn shpirtёrore tё Nёnё Terezёs, konstatohet se krahas lidhjes me Jezu Krishtin dhe Shёn Marien, nё veprёn e saj janё ndërthurur dhe vepra e Shёn Palit, qё ka folur pёr “shёrbim shpirtit” (diakonia Pneumatos: 2 Kor 3,8); gjejmё Shёn Pjetrin, i cili nё Aktet flet pёr “shёrbimin e fjalёs” nga apostujt dhe pёr shёrbimin e mensёs. Nё këto kategori pёrfshihen dhe shёrbimet e autoritetit dhe magjistrati ekleziazik, qё kryhen duke ndjekur fjalёn e Jezusit kur u tha apostujve: “Une jam mes jush, ashtu si Ai qё shёrben!” (Ungjilli Luka 22,27).
Nёnё Tereza bёri tё njëjtat shërbime si apostujt, pra kreu shërbimet e shpirtit, të fjalës dhe të mensës dhe i realizoi me dashuri, duke u shndërruar në apostola e dashurisë të kohëve moderne.
Nёnё Tereza i zbatonte tё gjitha nё unite: dashurinё per Jezusin dhe Shёn Marien, shёrbimin e shpirtit tё Shёn Palit, shёrbimin e fjalёs tё Shёn Pjetrit, duke u treguar tё gjithёve atyre tё Kurias, qё nё punёn e tyre me njerёzit, të bazohen nё “Ungjillin e pesё gishtave”; e thёnё thjeshtё, predikuesit tё braktisin tonin paternetik duke dhene sugjerime se “çfarё duhet tё bёjnё tё tjerёt”, por tё punojnё me dashuri e tё ndihmojnё tё varfёrit, ashtu si punuan Nёnё Tereza, Shёn Gjon Pali II, Shёn Pio Pietrelçina, kёta tre “shёrbёtorёt e shpirtit”, qё merituan dhe titullin Servus servorum Dei – shёrbёtor i shёrbёtorёve tё Zotit.
- Dashuria pёr Krishtin, mbi atё nuk ka tjetёr mё tё madhe.
Si theksova mё sipёr, Nёnё Tereza na kujton se shtysa e fshehtё, qё e nxiti gjithё jetёn tu shёrbente tё varfёrve ishte dashuria pёr Krishtin dhe natyrisht ky ёshtё sekreti, qё sipass saj na çon tё kremtojmё Krishtlindjen. Nё kёngёn e krishtlindjes Adeste fideles, ёshtё njё varg qё thotё: “Sic nos amantem quis non redamaret – Ai qё na don kaq shumё”, qё do tё thotё se zemra e dashuruar me njeriun, ёshtё njё presepe ku Krishti dёshiron tё vijё nё Krishtlindje.
Po ku ta gjejmё kёtё dashuri? Nёnё Tereza dinte kujt t’ia kёrkonte, padyshim ia kёrkoi Shёn Maries, si e shpreh nё njё nga uratat e saj tё bukura: “Marie, Nёna ime shumё e dashur, ma dhuro zemrёn tёnde kaq tё bukur, plot me dashuri e thjeshtёsi, qё unё tё mund ta pres Jezusin, ashtu si bёje ti, duke nxituar pёr t’ia dhuruar tё tjerёve”.
Nёnё Tereza kishte shpirt tё pasur nё ndjenja humane, por vepra shpirtёrore e saj, ashtu si dhe e At Pio Pietrelçina, ishin tё ndikuara nga rrethanat e kohёs kur ato vepruan. Nё ato vite mungonin reflektimet teologjike pёr njё perspektivё tё qartё tё trinitetit, por konçili i Novo millennio ineunte, duket se u bё burimi i çdo forme tё shёnjtёrimit tё krishterё pёr kohёt moderne.
Ky aspekt ёshtё shprehur dhe nga postulatori i kauzёs tё lumturimit, At Kolodiechuk, i cili thotё se Jezusi ishte nё qendёr tё jetёs shpirtёrore tё Nёnё Terezёs (Jesus centricum), mё shumё se spiritualitet i trinitetit.
Nё se e analizojmё pa pasione këtë opinion, konstatojmё se ky gjykim ёshtё pak sa i nxituar, sepse dhe triniteti ka vend nё jetёn shpirtёrore dhe në aktivitetet si motёr katolike tё Nёnё Terezёs. Trinitetin Ajo e ka shprehur nё ravijezimin tresh tё kordonave blu tё sarit tё bardhё, e ka shprehur nё uratat dhe lutjet pёr Jezusin dhe Shёn Marien, por skeptiket e kishes thone se ndёr ato tё shkruarat, deri tani nuk rezulton ndonjё e posaçme pёr Shpirtin e Shenjtё.
Nё fakt, Nënë Tereza e përmend Shpirtin e Shënjtё, nё rastet e formulave liturgjike tradicionale dhe posaçёrisht nё ritin e pagёzimit, e shpreh nё uratёn-poezi pёr Krishtlindjen, anì se nuk ёshtё theksuar nё aspektin shpirtёrore dhe teologjik.
Opinionet e ndonjё teologu se Nёnё Tereza nuk i ёshtё kushtuar me shkrime Shpirtit tё Shёnjtё, ёshtё kritikё e nxituar dhe qёllimkeqe, qё ndikoi te vonohej proçesi i shenjtёrimit.
Nuk ka dyshime se veprat shpirtёrore dhe humanitare, qё kryente Nёnё Terezёs, ashtu si dhe tё shenjёtorёve tё tjerё, janё tёrёsisht vepёr e Shpirtit të Shenjtё, si ka thёnё Shën Bonaventura: “Askush nuk e merr, nё se nuk e dëshiron dhe askush nuk e dёshiron, nё se nuk ёshtё i pushtuar nga Shpirti i Shenjtё”.
Çёshtja e Shpirtit tё Shenjtë, nuk pёrbёn asnjё pengesё pёr ta shpallur tё shenjtё, sepse pёr fat tё mirё, nё kriteret e kanonizimit nuk ёshtё gjërёsia e pikpamjeve teologjike, qё vendos në se një klerik tё shpallet i shenjtё, por janё aktet heroike, mrekullitё dhe Carità – dashuria e kёto virtyte janё tё shprehura nё perfeksion nё jetёn dhe veprёn e Nёnё Terezёs.
Asnjё shenjёtorё nuk i ka tё gjitha hiret (karizmat) dhe nuk i pёrmbanё tё gjitha potencialet shpirtёrore tё modelit hyjnor si Jezu Krishti. Ky kuadёr plotёsohet nё tёrёsinё shёnjёtorёve, pra kuptohet nё tёrësinë e kishёs katolike dhe jo nё shënjёtorё tё veçantё.
Nё se do tё flasim pёr kanonizimin shënjёtore të Nёnё Terezës, ajo i plotёson të gjitha kushte, se nё realitet ёshtё pёrdytёsimi i Jezusit, ёshtё mishёrim i veprёs së tij, si vepër e Shpirtit të Shenjtë. Për këtë aspekt Papa Gjon Pali II, ka thënë: “Falenderoj bijat dhe bijt e Nënë Terezës, për zgjedhjen e tyre radikale evangjelike dhe lutem për ata, që të mbeten përherë besnike të karizmës së saj, që Shpirti i Shenjtë e krijoi në themeluesen e tyre”.
Duhet tё kemi tё qartё se mistikët, nuk janё një kategori e veçantё e tё krishterёve, nuk janё vetëm pёr të na mahnitur dhe për të na entusiazmuar me bёmat, me mrekullitё dhe mirёsitё e tyre, por pёr tё na treguar me vepra nё krijimin e njё jetё mё tё mirё, mё tё shёndetёshme, mё gazmore dhe paqёsore, ashtu si veproi e lumtura Nёnё Tereza shqiptare e Kalkutёs, e cila ndihmoi mё tё varfёrit, tё semurёt, jetimёt, tё braktisurit, tё pamundurit, tё moshuarit. Edhe mistikёt dhe shenjtoret e tjerё kanё ecur në këtë rrugë dhe mirësia e shenjtёria e tyre, na ka përfshirë në shtjellat e jetës të Trinitetit të Shenjtё.
Në veçanti, Nënë Tereza e shprehte Trinitetin e Shenjtë gjatë festës të Krishtlindjes. Nuk duhen sentimente të rralla, për të ndjerë e për të marrë pjesë në atmosferën e Krishtlindjes, mjafton të besosh në atë që thotё Nënë Tereza, se në natën e Krishtlindjes, ne presim rilindjen e atij, qё u sakrifikua pёr tё tjerёt dhe kur tё gjithё, me bekimet, nё kungim e ne darkё marrim “trupin” dhe “gjakun” e Krishtit. Ne uratat e saj shqiptonte me thjeshtësi: “Jezus, të pres si të priste Maria, Nëna tënde, të dua me dashurinë si të don Ati Qiellor, të dua me Shpirtin e Shenjtё”.
NËNË TEREZA: E FAMËSHME DHE SHENJËTORE
Nёnё Tereza, me veprat e vogla e me shume dashuri, u ngrit nё piedestalin e figurave tё shquara tё kishёs katolike dhe tё historisё sё njerёzimit. Këto nivele dhe përmasa, Nënë Tereza i arrijti me vepra si motër katolike e devotshme dhe me shёrbimet si misionare humanitare e shquar.
Nё vitin 1999, me dekret special, Papa Gjon Pali II shpalli hapjen e proçesit tё lumturimit tё Nënë Terezёs, njё vendim i pazakontё, i parakohshёm dhe shumё i rrallё nё historinё e krishtёrimit. Proçedura e lumturimit, si faza pararendёse e kanonizimt shenjtore, u mbyll nё verёn e vitit 2003 dhe mё 19 tetor 2003, Papa Gjon Pali II, me homelinё nё sheshin Shёn Pjetri, e shpalli tё Lumturueme Nёnё Terezёn.
Mer iton te kujtoj se para shpalljes e Lumturume, popujt e botёs, si dhe nё artikuj gazetash e revistash, nё bisedat e pёrditёshme, nё libra, nё programe televizive dhe radiofonike, nё shumё filma dokumentarё, tё gjithё e quanin e Shenjta Nёnё Tereza.
Veprat e Nёnё Terezёs janё mishёrim i pёrkushtimit me dashuri pёr njeriun e vuajtur e te braktisur nga shoqeria, janё shёrbime sociale dhe shpirtërore gjithёbotёrore, tё bazuara nё parime tё forta humanizmi tё pakushtёzuar.
Nёnё Tereza e pasuroi besimin katolik me dashuri, e shndёrroi dashurinё nё profesion dhe mision nё shёrbim tё njeriut, duke i treguar, se duhet tё jetojmё me kёtё profesion, me kёtё art shёrbimi pët tё varfёrit, tё sёmurёt, jetimёt dhe të braktisurit. Shёrbimi i Nёnё Terezës dhe i motrave misionare, i kapёrcen kufijt e mёshirёs kristiane, nuk ёshtё vetёm keqardhje, nuk ёshtё thjeshtë bamirёsi, por ёshtё dashuri dhe ndihmё pёr tё gjithё ata qё vuanin.
Martin Luther King nderohet nga bota sepse luftoi pёr drejtёsinё pёr tё gjithё, pa dallime nё ngjyrёn e lëkurёs e nё besim fetar; Mary Curie ёshtё e famëshme për zbulimet shkencore; Markoni u shqua për zbulimin e radios; Gabriel Garzia Markez u bë i njohur në botë për librat e bukur që shkroi; Bill Gates si themeluesi i Microsoft; ndersa Nёnё Tereza u bё e famёshme dhe e shquar duke luftuar pёr drejtёsi shoqёrore, pёr t’iu rikthyer dinjitetin dhe tё drejtёn elementare pёr mirёqenie shëndetёsore viktimave të varfërisë, të cilёve u shërbeu me dashuri dhe falas.
Ajo e pushtoi botёn me humanizmin dhe dashurinё pёr tё varfёrit ndёr mё tё varfёrit, kreu vepra madhore pa preçedenta nё përmasa e nё intensitet, kësisoj u bë e famёshme dhe motёr e shenjtё dhe njё ndёr figurat mё tё shquara tё shekullit XX.
Bota e vlerёsonte dhe Nёnё Tereza i risillte shenjtёrinё botёs.
Me thjeshtёsi tё admirueshme, me dinjitet dhe guxim, pa bёrё shpikje dhe zbulime tё mëdha, Ajo zbatoi profesionin, misionin dhe artin e dashurisё, kёsisoj u bё e pёrbotёshme, u bё vetё bota.
Nёnё Tereza tregoi me vepra, se nuk u shёrbeu tё tjerёve vetёm me misionet shpirtёrore dhe as me aksione individuale, por i masivizoi kёto shërbime, i organizoi nё institucione fetare, laike dhe shoqёrore, i fuqizoi me mjete dhe burime njerёzore, i shtriu nё tё pesё kontinentet, duke ndihmuar popujt e tё gjitha besimeve fetare.
Për imazhin publik, si simbol historik shpirteror dhe humanitar, Nёnё Tereza është vlerёsuar njё ndёr gratё mё tё famёshme tё botёs. Revista amerikane “Time” në një numёr special të vitit 2002, botoi njё studim dedikuar “Njëqind njerëzve më me influencë në të gjitha kohët – The 100 Most Influential People of All Time”, duke e radhitur Nënë Terezën, përkrah figurave më të shquara të historisë, duke e cilësuar “mesazhere e dashurisë dhe e lumturisë në botë”.
Kopertina e revistës “Time” kushtuar 100 personaliteteve më të shquar të historisë së njerëzimit
Në pjesёn ku trajtohen çështjet shpirtërore të botës së krishterë, autori e radhit Nënë Terezën në vendin e katërt, pikerisht pas Jezu Krishtit, Shën Palit dhe Shën Françeskut të Assisit.
Në vitin 2010, revista “Time”, në kremtimin e 100 vjetorit te lindjes tё Nёnё Terezёs, i kushtoi njё numёr special me titull në kopertinё “Nënë Tereza e Shenjta e Gjallë”. Ne artikujt e shumtë e cilësonin misionaria më e shquara e shekullit XX.
Në vitin 2012 Asamblea e OKB, në nderim të kontributit të madh humanitar të Nënë Terezës, ditën e ndarjes nga jeta, 5 shtatorin, e shpalli Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë.
Pa mё të voglin dyshim, Nënë Tereza është ndër gratë më të shquara të shekullit XX, një personalitet i fuqishëm, që ka fituar admirimin dhe respektin në përmasa gjithëbotërore.
Të gjithë, nga njerëzit e thjeshtë e anonimët e deri në personalitet më të larta shtetërore, të kulturës, të artit dhe tё shkencës, janë shprehur me konsiderata të larta për veprën e saj si misionare humanitare dhe si motër katolike.
Të nesёrmen e ndarjes nga jeta e Nёnё Terezёs, Papa Gjon Pali II ne homeli tha: “Në fytyrat e të vuajturëve, Ajo njohu fytyrën e Jezu Krishtit dhe e dëgjoj thirrjen e tyre me dedikim xheneroz; e shikonte në buzët dhe në zemrat e atyre që dergjeshin në agonin e vdekjes; e mori nga fëmijët e braktisur, nga burrat dhe nga gratë. Duke rendur e palodhur nëpër rrugët e botës, Nënë Tereza shënoi historinë e shekullit tonë. Me kurajo mbrojti jetën e atyre që vuanin, u ka shërbyer të gjithë njerëzve, duke iu dhënë dinjitet dhe respekt. Të lodhurve nga jeta, i bëri të ndjejnë dhëmbshurinë e Zotit, Atit të dashur për të gjithë.“
Chiara Lubich shkruan: “Nënë Tereza i ka dashur të gjithë si vehten dhe u ka ofruar atyre idealin e saj. Ajo i ka dashur edhe armiqtё e saj. Në figurën e Nënë Terezës, shihet arti i dashurisë, i mishëruar në perfeksion. Jam e bindur, se te Nënë Tereza është prania e Zotit. Nënë Tereza është modeli për të gjitha ne gratë, është gjenia femërore. Nёnё Tereza, ashtu si Shën Maria, nuk ishte ngarkuar me ndonjë mision, por ishte e mbushur me dashuri, mirёsi dhe bamirësi, që janë dhuratat më të çmuara, që e bënë atë mё hirëplotë”.
Papët, kardinalët, klerikёt, motrat misionare, dishepujt e saj, masa e madhe popullore, mass media, kanë vlerësuar dhe nderuar veprën e shquar të saj dhe këto qëndrime janë të kuptueshme, por kur flasin me admirim dhe e vlerësojnë ateistët dhe agnostikët, atëhere gjithëçka qё thuhet për Nënë Terezën bëhet e besueshme dhe e pranueshme nga të gjithë, bëhet një e vërtetë absolute.
Në vitin 1962, poeti dhe regjizori i shquar Pier Paolo Pasolini, kur doli nga takimi me Nënë Terezën, i mahnitur shpërtheu me thirrjen: “Nёnё Tereza, kur të vështron, të sheh! Në këtë takim njoha misterin e shenjtërisë së saj”.
Shkrimtari Augusto Guerriero (Ricciardetto), në vitet ’70, ishte ndër ateistat mё polemikë kundër besimeve fetare, por pasi u takua me Nënë Terezën, pati kurajon të shkruante: “Nuk kisha takuar kurrë një shenjtore. Takimi me Nënë Terezën më emocionoi shumë. Unë ia putha duart disa herë, ato duar të shenjta, që kanë lehtësuar dhimbjet e shumë njerëzve dhe nuk isha në gjendje t’i thoja një fjalë, sepse me mbytën emocionet, aq sa më penguan të flisja. Ishte engjëll i vërtetë, engjëlli i dashurisë dhe i fesë, për të cilat me fliste e ndërkohë sytë i ndrisnin me një dritë mesazhi kristian, me mesazhin e vërtetë kristian, qe është Dashuria.
Ndërsa ajo fliste, para syve më doli ajo mburrja e botës sonë të mjerë ku jetoja, ndёrsa përballё meje kisha pasionin, luftat e saj të vazhdueshme, piksynimet, që kërkonte të arrinte në ndihmë të njerëzve që vuanin. Aty m’u shfaq një ndjenjë e fortë dhimbje, për jetën time të padobishme dhe kuptova se ekziston vetëm një ideal, për të cilin vlen të jetohet dhe ky ideal është dashuria”.
Roberto Gervaso, gazetar, shkrimtar, aforist italian e personazh publik i njohur për deklarimet dhe qëndrimet larg horizonteve fetare, shkruan:”Nënë Tereza së pari ishte e sinqertë: kuptohej se ndjente. Ajo nuk kishte nevojë t’i bënin qejfin as nga shtypi rozё, që ishte më i keqi, as nga tellallët e tij të paftyrë e të pandëshkueshëm, që bridhnin me stilolaps dhe Nikon në duar. Ajo nuk kishte nevojë për lëvdata, sepse kush i dedikohet me dashuri një misioni të tillë humanitar, kush jeton, lufton dhe vdes për të tjerët, nuk i kërkon favor askujt. Për dekada Ajo ua ka vënë dorën mbi ballin me plagë të sëmurëve, i ka përkëdhelur faqet e thara nga uria dhe trupat e njerëzve të gërryera nga sëmundjet, të atyre krijesave të Zotit, të cilët për vuajtjet që kalonin, mund dhe të mallkonin Zotin, por nuk e bënë këtë, sepse kishin pranë dashurinë e kësaj gruaje shtatpakët dhe gjigande, ata kishin pranë të voglën dhe të madhen Nënë Tereza, zëvendësen dhe emisaren e Zotit në tokë”.
Nënë Tereza, me uratat dhe kёshillat profetike, transmetonte mesazhe paqe, duke vёnё nё plan tё parё dashurinё si mjet i paqës, andaj theksonte: “fryt i besimit është dashuria; fryt i dashurisë është shërbimi; fryt i shërbimit është paqa”.
Mario Bertini, tregon një episod, që e përjetoi më 1 marsit 1979, nё ceremoninë e zhvilluar ne vilёn e Akademisë Lincei në Romë, ku Nёnё Tereza iu dha çmimi “Balzan – pёr paqe dhe vёllazërim mes popujve”. Nё diskutimin e saj tha: “Le të mos i përdorin bombat dhe armët për të këcënuar botën. Të përdorim dashurinë dhe dhembshurinë. Paqa fillon me një buzëqeshje. Bëje këtë për paqën. Le të rrezatojmë paqen e Perëndisë dhe dritën e Tij ta përhapim nëpër botë, të zhdukim urrejtjen dhe etjen për pushtet tek të gjithë njerëzit. Sot, nëse nuk kemi paqe, kjo ndodh se kemi harruar që i takojmë njëri-tjetrit, kemi harruar që ky burrё, kjo grua, ai fëmijë është vëllai im, është motra ime. Sikur sejcili të shihte imazhin e Perëndisë tek fqinji i tij, a mendoni se do të duheshin tanket dhe gjeneralët?
Paqja dhe lufta fillojnë në shtëpitë tona. Po të duam vërtetë paqen në botë, atëherë të fillojmë të duam njëri-tjetrin në familje. Nëse duam të përhapim gëzimin, duhet qё gëzimi të jetë në familje. Sot, shtetet bëjnë shumë përpjekje dhe shpenzojnë shumë mjete për të mbrojtur kufijtë e tyre. Ata dinë shumë pak për varfërinë dhe vuajtjet që ekzistojnë brenda atyre kufijve.
Në se ata do të mbronin njerëzit e paushqyer, tё pa strehët dhe ata pa veshje, bota do të ishte një vend i lumtur. Të varfërit duhet ta dijnë se ne i duam dhe se ata nuk janë të lënë pas dore. Ata vetë nuk kanë çfare të na japin, përpos dashurisë. Ne brengosemi se si ta përqafojmë këtë mesazh të dashurisë dhe të dhembshurisë. Ne jemi duke u munduar, t’i sjellim botës paqe pёrmes punës sonë”.
Ky ёshtё njё reflektim origjinal i Nёnё Terezёs, qё i jep botёs njё mesazh tё fuqishёm paqe, ashtu siç ishte edhe vetё ajo, e madhe dhe e fuqishme. Nёnё Tereza si veprimtare aktive e paqёs renditet krah figurave mё tё shquara historike si tё Gandit, Martin Luter King dhe Mandelës.
Nё vitin 1996, Michaell Collopy, botoi veprёn “Works of Love are Works of Peace: Mother Teresa and the Missionaries of Charityё”, ku nёpёrmjet fotografive tё shumta dhe impresionuese, dokumentoi aktivitetin disa vjeçar tё Nёnё Terezёs dhe të motrave misionare.
Nё vitin 2000, nё librin “Arkitektet e Paqës”, tregon një bisedё me Nёnё Terezёn. Kur ai e pyeti: “Pse nuk i gjykoni ata qё tё kritikojnё ty?” Nënë Tereza iu përgjigj: “Unë nuk gjykoj askënd sepse një gjë e tillë, nuk do tё me linte kohё pёr t’i dashur ata”. Kjo ishte forca e karakteri tё saj.
Gazetaria Claudia Zankel shkruan: “Nënë Tereza zbuloi respektin për jetën dhe vdekjen. Ajo na i dhuroi rishtas virtytet, që në këtё shekull i patëm humbur: si përshpirtjen dhe guximin, respektin per jetën dhe vdekjen. Pak persona të shekullit tonë kanë lënë kaq shumë vlera si Nënë Tereza.
Ajo jo vetëm predikoi dashurinë tërë jetën, por dhe e shenjtëroi me punë dhe në jetë. Nёnё Tereza e kishte zemrёn plot me dashuri, ndёrsa në duar mbante përgjegjësinë e shёrbimit për të sëmurët, të braktisurit, jetimët. Në buzët e Nënë Terezës, gjithmonë kishte vënd buzëqeshja, qё i buronte nga zemra e saj e madhe”.
Raoul Follereau, politikan dhe publicist francez ka thënë: “Zemra e madhe tregohet në vepër dhe unë tek Nënë Tereza shoh një heroinë, një shenjtore. Popullariteti i saj i jashtëzakonshëm, e ka kaluar forcën e saj vepruese. Nënë Tereza është më shumë se një shëmbëlltyrë, ajo është simbol i dashurisë, pa të cilën, asgjë s’është e mundur”.
Shumica e autorëve që kanë shkruar për Nënë Terezën, pёrgjithёsisht i referohen artikujve, librave, komenteve, pra interpretojnë çka lexojnë, por harrohet se ekziston dhe një burim tjetër masiv, që e kanë njohur më mirë, anì se shpesh mbetet anonim dhe pse në fakt ata pёrfaqësojnё një zë të fuqishëm, që flet vazhdimisht për veprën e misionares së dashurisë dhe ky është zëri i popullit, ёshtё zёri i masёs sё madhe e njerëzve, që ka ndjerë praninë, ndihmën, përkujdesjen, buzёqeshjen, përkëdheljen dhe dashurinë e Nënë Terezës. Ky fakt na nxit të shtrojmё pyetjen: Po populli hindian, tё cilit i ajo shërbeu njё jetё tё tёrё, çfarё mendon pёr Nёnё Terezёn?
Populli hindian e ka vlerësuar, nderuar e respektuar dhe të gjithë e thërrisnin “Ma”, pra në formën përkëdhelëse të Mama (Nënë), duke shprehur dashuri dhe nderim për gruan më potente të botës, për veprën e saj të shquar humanitare.
Nё traditën e popullit hindian, në veçanti pёr banorёt e besimit hinduist, shpallja e shёnjetorëve kryhet pas vdekjes të personit dhe e përcaktojne në bazë të kontributeve shpirtërore dhe shoqerore, qё i ka transmetuar shoqёrisё. Shenjёtori ose shenjёtoria, janё persona që transmetojnë regëtime të veçanta popullit, duke i shprehur atë që provonin vetë në vegime me Zotin. Pikërisht këtë aspekt e gjeten në veprën dhe fjalën e Nënë Terezës, andaj e shpallёn të shenjtë, që kur Ajo ishte në jetë.
Në Hindi, shenjëtori shpallet me verdikt gjithëpopullor dhe pikёrisht shumë vite më parё, qe ne fund te viteve ’50, miliona hindianё e vleresuan shenjëtore Nёnё Terezёn, “Ma-n” e tyre të dashur.
Shprehje e qartë e nderimit dhe vleresimit, ishte pjesmarrja në funeralin e Nënë Terezës. Ceremonia e varrimit vazhdoi 6 orë dhe u transmetua direkt nga kanalet televizive të 160 vendeve të botës, duke shënuar një rekord historik.
Qyteti i Kalkutës ndaloi për ta nderuar motrën katolike, Ma-n e tyre të dashur, e cila i kishte mbushur me dashuri dhe me praninë e Zotit si qytetin e tyre, gjithë Hindinë dhe mbarë botën. Të fuqishmit e botës, të pranishëm ne funeral, u gjunjëzuan para Nënë Terezës shqiptare.
Bota nuk ka parë ceremoni funebre me pjesmarrje kaq masive.
Mbi 1 miljon njerëz të gjitha etnive e të gjitha besimeve fetare, e përcollën Nënën e tyre të dashur në udhëtimin e fundit në amëshim.
Kjo pjesmarrje masive tregoi se pavarësisht nga përkatesia fetare, të gjithë e nderonin dhe e donin motrën katolike, të gjithë e ndjenin detyrim tё respektonin veprën e saj të shquar.
Aktoria Juliet Stevenson, qё interpretoi rolin e Nёnё Terezёs nё filmin “Letters” tregon: “Kur vesha sarin e bardhё dhe kaloja ne rruge gjate xhirimit, njerёzit mё afroheshin, pёrkuleshin dhe e preknin sarin, si kuptohet e shihnin tё shenjtёn Nёnё Tereza, tё ringjallur pёr tё ndihmuar tё varfёrit… Nё Hindi ajo ende nderohet”.
Populli hindian nuk kishte dyshuar se Nënë Tereza ishte e shenjtë, pasi me praninë dhe me veprën e saj apostolike, u kishte afruar Zotin të gjithëve pa dallime fetare, etnike e sociale.
Nënë Tereza i foli popullit hindian ashtu si Jezusi, i foli me jetën dhe veprën e saj e kёsisoj fitoi respektin, nderimin dhe dashurinë e popullit të një vendi, ku katolikёt janë pakicë e hindut shumicё dhe ku bashkjetojnë shumë besime fetare, jo rrallë me konflikte dramatike mes tyre, por atë ditë qё e pёrcollёn nё amshim, të gjithë u bashkuan në dhimbjen e thellë per t’i dhënë lamtumirën Nënës së tyre të dashur.
Ajo i shërbeu me përkushtim miliona banorëve hindianë, i ndihmoi me dashuri, u buzëqeshi të varfërve, të braktisurve, lypsave, të sёmurëve dhe atyre që ishin nё agoni, i përkedheli me ёmbëlsi fëmijët jetima; të gjithë i kishte fshikur lehtë me sarin e bardhë, kur kalonte nëpër rrugët e pluhurosura dhe të pista të Hindisë; tё gjithёve u fliste qarta, me fjalë të ëmbëla e dhe ata e kuptuan, e respektuan dhe e nderuan pёrherё.
Ajo i ndihmoi njerëzit me përkushtim, andaj atë ditë, trupi i saj i mbuluar me njё mal me lule dhe kurora, kur kalonte në heshtje nëpër rrugët e Kalkutës, shoqërohej me vështrimin e përlotur të miliona njerëzve, të cilët me dhimbje u përkulën para trupit të saj të palëvizshëm dhe nuk e imagjinonin si do të jetonin pa praninë e “Ma-s” sё tyre të dashur.
Të gjitha gazetat e përditëshme të Kalkutës, ndarjen nga jeta të Nënë Terezës e njoftuan me titull të madh: “NËNA U SHNDËRRUA NË ZOT”.
Atë ditë dhe Selia e Shenjtё ishte e sigurtë, se Motra Nënë Tereza MC, ishte shenjtëruar dhe ishte ngjitur në parajsë.
E LUMTURUMIA NËNË TEREZA
Ndarja nga jeta e Nёnё Terezёs me 5 shtator 1997 shkaktoi dhimbje e dёshprim nё mbarё botёn, por ajo vazhdon tё jetё e pranishme dhe frymёzuese, pasi ka lёnё testamentin e besimit katolik tё pastёr dhe tё ndjerё nё shpirt, shpresёn fitimtare, thjeshtёsinё e admirueshme, dashurinё hyjnore pёr njeriun, forcёn dhe përkushtimin në ndihmё tё viktimave tё varfёrisё, tё atyre qё shoqёria dhe shteti i kishte braktisur dhe i konsideronte tё “pa prekëshmit”.
Jeta dhe vepra e Nёnё Terezёs ёshtё dёshmi e dashurisё profetike, e pёrkushtimit me devocion, është mision nё ndihmë të njerёzve qё vuanin. Ajo iu përkushtua Zotit, me gjithë qenien e saj dhe po me atë dashuri, i donte njerëzit dhe kujdesej për ato, andaj përsëriste shpesh “Hyji na ka dhënë shpirtin e virtytit, të dashurisë dhe të urtisë. Çdo frymëmarrje dhe çdo shikim i imi, çdo veprim, do të jetë një akt i dashurisë hyjnore dhe çdo gjë do ta bëj për dashurinë tënde, o Zot i dashur.
Nënё Tereza i dha Zotit besën shqiptare dhe çdo veprim do t’ia perkushtonte Atij dhe tё Birit Jezu Krishtit dhe pёr kёtё vendim ka thënë: “I kam dhënë besën Zotit, t’i jap çdo gjë që Ai do të kërkoi, që ta ndezi dritën e dashurisë në zemrën e secilës krijesë të Tij”.
Figura si motёr katolike e devotëshme ёshtё kompletuar nё ungjill, nё eukaristi dhe ne lutjet, qё i zbatoi me përkushtim dhe me dashuri nё aktivitetet fetare dhe humanitare, duke ndihmuar tё varfёrit, tё sёmurёt, jetimёt dhe tё braktisurit.
Malcolm Muggeridge, duke e perkufizuar figurёn e Nёnё Terezёs si motёr katolike shkruan: “Në kohë të errëta, ajo është dritë që flakëron dhe ndriçon; në kohë të egra është personifikim i gjallë i ungjillit të dashurisë së Krishtit; në kohët kur e harrojmë Zotin, ajo ёshtё Hyu, që jeton midis nesh, plot me hire dhe të vërteta”.
Nё veprёn e Nёnё Terezёs njerëzit shihnin vetё Jezu Krishtin.
Ajo ёshtё dëshmia bindëse e tri virtyteve teologale të krishtërimit: Fesë, Shpresës dhe Dashurisë.
Për Nënë Tereza, feja ishte besimi me përkushtim dhe kërkimi i vazhdueshëm i Zotit dhe duke e kërkuar praninë e tij, e gjeti Zotin te njeriu.
Për Nënё Tereza, shpresa nuk ishte pritje pasive. Ajo nuk ndenji kurrë duarkryq. Ishte pёrherë aktive dhe vepruese, i nxiste dhe i frymëzonte të gjithë te vepronin si ajo vete, të bënin diçka të mirë dhe të bukur për Zotin – për njeriun, të bёnin vepra të vogla me dashuri të madhe.
Elena Bergadano shkruan: “Nënë Tereza është gruaja më potente e botës, Ajo është motra misonare, qё e ndërkombetarizoi dashurinё pёr njeriun”.
Për t’u kujtuar të gjithëve forcën e dashurisë ungjillore tё Nёnё Terezёs në shërbimin njerёzimit, Papa Gjon Pali II ka thёnё: “Nënë Tereza e Kalkutës është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur të bamirësisë, që lindi nga kundrimi i përhershëm i Krishtit në kryq, dëshmitare e paharruar e dashurisë, që gjeti shprehjen e vet konkrete në shërbimin e vazhdueshëm ndaj vëllezërve më të varfër dhe të braktisur. Duke ecur pa u lodhur nëpër rrugët e botës, Nënë Tereza la gjurmë të pashlyshme në historinë e shekullit.
Ajo mbrojti gjithnjë e kudo, me guxim të pashoq, jetën dhe dinjitetin e njeriut; mbrojti ato që shtypeshin nën barrën e rëndë të padrejtësisë dhe të harresës nga bota, u dha vetëdijen se nuk ishin të tepërt dhe se ishin të zgjedhurit e Zotit, Atit të gjithëpushtetshëm.
Veproi plot dashuri dhe me mëshirë për ato qe vuanin. Ajo dëshmoi Ungjillin e dashurisë, që ushqehet me dhurimin pa asnjë kusht të vetvetes, deri në frymën e fundit”.
Me 6 shtator 1997, ditën e nesërme të lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta e Nёnё Terezёs, Papa Gjon Pali II tha: “Në fytyrat e të mjerëve, Ajo njohu atë të Krishtit dhe i ndihmoi me përkushtimin dhe shpirtëmadhësinë e saj; Ka mbrojtur jetën me kurajo. U ka shërbyer të gjithe njerëzve, duke promovuar dinjitet e respekt. Nënë Tereza është misionaria më e madhe e shekullit XX”.
Vepra madhështore si motër katolike dhe misionare humanitare e Nënë Terezës, i hapi rrugën kanonizimit e Lumtur pa i mbushur 5 vitet nga dita kur u nda nga jeta, një vendim i rrallë në historinë e kishës katolike.
Më 12 dhjetor 1998 Papa Gjon Pali II, i dha lejen Kongregatës të Çështjes të Shënjëtorëve të hapte procesin dioqezan për proçedurën e lumturimit, që sipas rregullave të kishës katolike, duhej të fillonte pas shtatorit të vitit 2002.
Më 9 mars 1999 Keshilli i Kardinaleve emëroi postulator i çështjes, Atë Brian Kolodiejchuk MC, rregulltar i Misionarëve të Bamirësisë të Nënë Terezës.
Më 26 korrik 1999 në Kalkutë u hap faza dioqezane e proçesit të lumturimit, ku u prezantuan 15 kërkesa gjyqësore dhe në vazhdim u dëgjuan 113 dëshmitarë.
Më 15 gusht 2001 në Kishën e Shën Marisë në Kalkutë përfundoi proçesi dioqezan dhe u depozituan 80 vëllime me 35 000 faqe dokumenta, me dëshmi për aktivitetin fetar dhe veprat heroike të Nënë Terezës.
Në nëntor 2001, Imzot Jose Luis Gutierrez u emërua si relator i prezantimit të çështjes para Kongregatës të Kardinaleve.
Më 26 prill 2002, At Brian Kolodiejchuk MC, postulatori i çështjes, dorëzoi në Selinë e Shënjtë katër vëllimet, që njihen si “positio”, me dokumentat e përshtatshëm për shqyrtimin e propozimit për shpalljen tё lumturueme tё Nënë Terezës.
Më 24 shtator dhe 1 tetor 2002, Kolegji i Kardinalëve dhe i Ipeshkëve të Kongregacionit për Çështjen e Shenjëtorëve, i miratoi raportet e hartuara nga teologët dhe nga komisioni i mjekëve dhe sanksionoi virtytin heroik të Nënë Terezës, mrekullinë në shërimin e një qytetare hindiane.
Më 19 dhjetor 2002, Papa Gjon Pali II, e aprovoi dekretin e virtyteve heroike të Nënë Terezës dhe e njohu mrekullinë në shërimin e Monika Besra. Me këtë akt, u miratua dhe dekreti mbi vlefshmërine e proçesit të lumturimit.
Mrekullitë e tjera dhe aktivitetet e shquara shpirtërore e humanitare, e lehtesuan dhe e përshpejtuan proçedurën e lumturimit të Nënë Terezës.
Më 20 dhjetor 2002, në Sallën Klementine, në Vatikan, Kongregata për Çështjet e Shenjëtorëve aprovoi 18 dekrete, për lumturimin dhe shenjtërimin e 9 Shërbëtoreve dhe të 9 Shërbëtorëve të Zotit dhe pikërisht atë ditë Nënë Tereza u deklarua e Lumturueme dhe nga ajo ditë, te gjithe kemi pritur vetëm ceremonia liturgjike, për shpalljen publikisht shenjtore.
Mё 19 tetor 2003, ditën botërore të Misionareve, me homelinë nё Sheshin e Shën Pjetrit, në prani të mbi 350 000 njerëzve, mes tyre dhe shumë shqiptarë, Ati i Shënjtё Gjon Pali II, shpalli kultin e lumturimit tё Nënë Terezës.
Fjala e Atit të Shenjte ne homeline e 19 tetorit 2003, sa ishte veleresim per meritat e shpalljes te Lumturume Nënë Terezën shqiptare , po aq ishte një prolog i shpalljes së shpejti shenjëtore, andaj e konsideroj të nevojshme, ta prezantoj të plote në këtë shkrim
LUMTURIMI I NËNË TEREZËS TE KALKUTËS
HOMELIA E ATIT TE SHENJTË GJON PALI II
në Ditën Botërore të Misionareve.
Sheshi i Shën Pjetrit – Romë.
E djelë 19 tetor 2003
- “Kush do tё jetё i pari mes jush, do tё bëhet shёrbёtori i tё gjithëve. (Marko: 10, 44). Këto fjalë, që Jezusi u tha dishepujve dhe që ushtuan pak kohë më parë dhe në këtë shesh, tregojnë kush është rruga, që na udhëheq në “madhështinë” ungjillore. Kjo është rruga, që Krishti ndoqi deri në kryq, një intinerar i dashurisë dhe i shërbimit, që përmbys çdo llogjikë njerëzore, kur bёhesh shёrbёtori i tё gjithёve! Nga kjo llogjikë u udhëhoq Nënë Tereza e Kalkutës, themeluesja e Misionareve dhe i Misionarёve të Dashurisë, të cilën sot, me kënaqësi po e shtoj në Regjistrin e të Lumturumeve.
Personalisht i jam mirënjohës kësaj gruaje të guximëshme, që e kam ndjerë gjithmonë pranë vehtes. Ajo është Ikona e Samaritanes së Mirë, sepse shkonte kudò për t’i shërbyer Krishtit nё të varfërit ndër mё të varfërit. As konfliktet dhe as luftërat nuk e ndaluan.
Herë pas here më takonte e me fliste për përvojat e saj në shërbim të vlerave ungjillore. Kujtoj p.sh, ndërhyrjet e saj në favor të jetës dhe kundër abortit dhe në rastin kur i dhanë çmimin Nobel për paqen, Ajo me guxim tha: “Në se dëgjoni, se ndonjë grua nuk do ta mbaj femijën e saj e kërkon ta abortoi, provoni ta bindni të ma sjellë mua fëmijën. Unë do ta dua e do të gjej në atë, shenjat e dashurisë për Zotin”.
- Është shumë domethënëse, që Lumturimi i saj shpallet pikërisht sot kur Kisha kremton “Ditën Botërore të Misionareve”.
Me dëshminë e jetës së saj, Nënë Tereza na kujton të gjithëve, se misioni evangjelik i Kishës, kalon nëpërmjet dashurisë, i ushqyer në lutjet dhe në dëgjimin e fjalës së Zotit.
Ky stil misionar, shprehet në mënyrë emblemtike në imazhin, që tregon të Lumturumen e porsa shpallur, duke shtërnguar dorën e një fëmije e në tjetrën mban vargun e rruzares. Me lutjet në përgjërim dhe aksionet, me ungjillizimin dhe promocionin njerëzor; Nënë Tereza proklamoi Ungjillin, me jetën e saj, që ua dhuroi tё varfёrve dhe nё tё njёjtёn kohё pёrkushtohej me lutjet.
- “Kush do të jetë i pari mes jush, do të bëhet shërbëtori i juaj” (Ungjilli sipas Markut 10, 43).
Është emocion i madh, të rikujtojmë sot Nënë Terezën, shërbëtoren e madhe të të varfërve, të Kishës dhe të gjithë Botës.
Jeta e saj është dëshmia e dinjitetit dhe e privilegjit të shërbimit me përulje. Ajo kishte zgjedhur të ishte jo vetëm më e vogla, por dhe shërbëtorja e më të vegjëlve. Si Nëna e përnjimendё e të varfërve, është përkulur përballë atyre, që vuanin të gjitha format e varfërisë.
Madhështia e Saj qëndron në aftësinë për të dhënë pa kushte, për të dhënë “deri kur ndjen dhimbje”. Jeta e Saj ishte një jetesë radikale dhe një proklamim i guximshëm i Ungjillit.
Thirrja e Krishtit në kryq: “Kam etje!” (Gjoni 19, 28), që shpreh dashu-rinë e thellë të Zotit për njeriun, depërtoi në shpritin e Nënë Terezës, ku gjeti një terren të begatshëm në zemrën e Saj.
“Shuarja e etjes të dashurisë në shpirtin e Jezusit”, u bashkua me Marien, Nënën e Jezusit, kështu u bënë i vetmi qëllim dhe forca e brendëshme e Nënë Terezës, që ndikuan të kapërcente vetvehten dhe të “nxitonte” nga një anë në anën tjetët të botës, duke punuar për shpëtimin dhe shënjtërimin e më të varfërve ndër të varfërit.
4.“Çdo herë, që keni bërë këto gjëra dhe për një të vetëm për vëllezërit e mi të vegjël, e keni bërë për mua” (Ungjilli sipas Matteo 25, 40).
Kjo thënie e Ungjillit, është themelore për të kuptuar shërbimin e Nënë Terezës ndaj të varfërve, ishte baza e bindjes dhe e besimit tё saj fetar të devotshëm, pasi kësisoj, duke prekur trupat e dobëta të të varfërve, prekte trupin e Krishtit. Ishte vetë Jezusi, i fshehur nën veshjet ngashëruese të varfërve ndër më të varfërit, që e udhëhoqi në shërbimin e Saj.
Nënë Tereza shprehu thellësinë e vlerave të shërbimit, qё ishte akt dashurie ndaj të uriturve, të huajve, të rreckosurve, të sëmurëve, të burgosurve, ishte shërbim ndaj vetë Krishtit. Duke e njohur këtë fakt, Ajo u shërbente me devocion të madh dhe kësisoj shprehu delikatesën e dashurisë së Saj.
Në këtë mënyrë, me përkushtimin tërësor ndaj Zotit dhe brezave pas-ardhës, Nënë Tereza veproi me çiltërsinë më të madhe dhe jetoi duke shprehur cilësitë më fisnike të feminilitetit.
Dëshironte të ishte “shenjë e dashurisë së Zotit, e pranisë të Zotit dhe e konpasionit të Zotit” e në këtë mënyrë u tregoi të gjithëve vlerat e dinjitetit të çdo biri të Zotit, “i krijuar për të dashuruar dhe që të jetë i dashuruar”. Kjo ishte Nënë Tereza, “i çonte shpirtërat Zotit dhe Zotin shpirtërave”, kështu e shuante etjen e Krishtit dhe sidomos të njerëzve në halle dhe në nevojë, të cilët vizionin për Zotin, e kishin të mjergulluar nga vuajtjet dhe nga dhimbjet”.
- “I Biri i njeriut, erdhi të dhuroi jetën e tij, si shpërblim për të shumtit” (Ungjill: Marku 10,45).
Nënë Tereza, vuajtjen në Kryq e bashkëjetoi në mënyrë të veçantë, sidomos gjatë viteve të gjata të “errësirës së brendëshme”. Kjo ishte një nga provat e dhimbjes therëse, e pranuar nga Ajo, si një “dhuratë dhe privilegj i veçantë”. Në orët më të errëta, ajo u kap me këmbëngulje pas lutjeve para Sakramentit të Shenjtë. Kjo tronditje e fortë shpirtërore, ndikoi që të “identifikohet gjithnjë e më shumë, me ata, që iu shërbente çdo ditë”, duke eksperimentuar ndëshkimin, deri dhe refuzimin.
Dëshironte të përsëriste se “varfëria më e madhe është kur je i padëshiruar dhe kur nuk ke asnjeri pranë, që të kujdeset për ty”.
- “Falna o Zot, ne shpresojmë tek Ti!”.
Ashtu si psalti dhe Nënë Tereza, sa herë ndodhej në momentet e dësh-primit të brendshëm, i përsëriste lutjet Zotit: “Në Ty, në Ty shpresoj, në Ty o Zoti im”.
Ta lavdërojmë këtë grua të vogël të dashuruar me Zotin, këtë lajmëtare të përulur të Ungjillit dhe bamirëse e palodhur e njerëzimit.
Ta nderojmë këtë personalitet të shquar të epokës sonë.
Ta pranojmë mesazhin e saj dhe të ndjekim shëmbullin e saj.
Virgjëresha Marie, Mbretëresha e të gjithë shënjëtoreve, na ndihmo të jemi të përulur dhe zemërbutë, të bëhemi si ajo sypatrembura mesazheria e dashurisë.
Na ndihmo t’i shërbejmë me gëzim e me buzëqeshje, çdo personi që takojmë.
Na ndihmo të jemi mesazherë të Krishtit, që është paqa e jonë dhe shpresa e jonë.
Amin! (*)
EPILOG
Kanë kaluar 13 vjet nga dita kur Nënë Tereza u kanonizua e Lumturume dhe ditët, muajt e vitet, kanë sjell prova të shumta dhe dëshmi të qarta për domozdoshmërinë e shpalljes Shenjtore.
Në fakt, tërë jeta e Nënë Terezës ishte Vita sanctae – jeta e shenjtores”, e përjetuar çdo ditë në fè, e kompletuar nё ungjill, nё eukaristi dhe në lutjet, qё i zbatoi me përkushtim dhe me dashuri nё aktivitetet fetare dhe humanitare në ndihmë të viktimave të varfërisë të sëmurëve , jetimeve dhe të braktisurve nga familjet, nga shoqëria dhe shteti.
Nënë Tereza i ka përmbushur të gjitha kushtet pёr tu shpallur shenjtore, sepse i plotëson të gjitha kriteret tё shpallet e shenjtë, ashtu si ka percaktuar Koncili i Trentos, andaj çdo ditë e më shumë, ithtarët e saj dhe populli e quajnë Sancta Teresa – Shën Tereza e tani presim 4 shtatorin, ditën e bukur, kur Papa Fraançesko do ta shtoi në listën e shenjtorëve të Kishës Katolike, por nga ana tjeter duhet te konfirmoj se Ajo nuk ishte e nuk është vlerё vetëm e krishtërimit, por ёshtё vlerё e madhe njerëzore, qё i përket të gjithë popujve të botës.
Në këtë shkrim nuk do të prezanatoj të gjitha kushtet dhe kriteret, që percaktojnë kush duhet të shpallet shenjtor, apo shenjtore, por do t’i rikujtoj lexuesve disa nga më thelbësoret dhe më tipiket, që e shquajnë Nënë Terezën në aktivitet e shumta si misonare katolike.
Nënë Tereza është themeluesja e URDHËRIT MISIONARET E DASHURISË (Missionarie Della Carità. Congregatio Sororum Missionarium Caritatis. Missionaries of Charity or Sisters of Mother Teresa), fillimisht veepruese në Kalkuta dhe në vitet e më pasme e perhapur në 136 vende të botës duke realizuar keshtu, ndërkombëtarizimin e Misionit të Dashurisë, duke e shndërruar në mision humanitar gjthëbotëror.
Asnjё urdhёr i krishterё, apo i ndonjё feje tjetёr, asnjё prej shoqatave humanitare, asnjё organizatё joqeveritare bamirёse dhe ato të quajturat ndërkombëtare, nuk kanё aktivitete nё pёrmasat gjithe botërore dhe me intensitetin që ka zhvilluar Misioni i Dashurisё i Nёnё Terezёs, i cili mbetet unikal nё historinё e njerёzimit, me shtrirje aktive nё shtetet e tё pesё kontinenteve.
Me kёtё zgjedhje, Nënë Tereza revolucionarizoi misionin e fesё katolike, krijoi kishën e “hapur”, që çoi pranë njerëzve, duke treguar forcёn e besimit katolik nё shёrbim tё njerёzimit.
Me veprat e saj sublime Nënë Tereza u bë Ikona e Samaritanes së Mirë, sepse shkonte kudò për t’i shërbyer Krishtit nё të varfërit ndër mё të varfërit. As konfliktet dhe as luftërat nuk e ndaluan të kryente misionet shpirterore dhe humanitare.
Me lutjet në përgjërim, me uratat dhe aksionet, me ungjillizimin dhe promocionin njerëzor, Nënë Tereza proklamoi Ungjillin, me jetën e saj, që ua dhuroi tё gjithёve. Ajo është ungjilli i pestë. Njihen katër ungjillet e tjerë, por shumica e të krishterëve dhe jo te krishterëve, nuk e dinë cilët jane ungjillorët, ndërsa të gjithë e njohin mirë dhe e kanë pranuar unanimisht të Lumen Nënë Tereza misionare e dashurisë ne veprim, Ungjilli i Peste, Ungjilli i gjalle dhe shenjtore e dashurisë.
Nёnё Tereza, Shёn Gjon Pali II dhe Shёn Pio Pietrelçina, janё tre “shёrbёtorёt e shpirtit”, qё merituan dhe titullin Servus servorum Dei – shёrbёtor i shёrbёtorёve tё Zotit.
Pёr veprat shpirtёrore dhe humanitare me dashuri nё shёrbim tё njerёzimit, Nënë Tereza nderohet nga kisha dhe tё gjithё popujt e botёs, qё e quajnë: “Nёna e dashurisё”, “Nёna e botёs”, “Ungjilli i gjallë”,”Ungjilli i pestё”, “Pena e Zotit”, “Lajmetare e dashurisë të Jezu Krishtit”, “Nёna e tё varfёrve”, “Shёruese e plagëve të botës”, “Shenjtoria e dashurisё”, “Shenjtoria e tё varfёrve”, “Investuesia e dashurisë”, “Engjëlli i dashurisë”, “Engjёlli i jetёs”, “Engjёlli i mirёsisё”, “Mesazhere e dashurisë dhe e lumturisë në botë”, “Zevendesuese dhe emisaria e Zotit në tokë”, “Ungjilloria transparente” etj.
Nënë Tereza me motrat misionare kanë ndihmuar, kanë strehuar dhe ushqyer, kanë larë dhe mjekuar me dhjetramiliona njerëz të varfër, jetima, të sëmurë, të braktisur, të përbuzur, ata që kastat i konsideroin të “paprekshmit”, ata që dergjeshin gjysëm të “vdekur” në rrugët e pista të Kalkutës dhe në vendet e tjera të Botes; i kanë shërbyer popullit të gjitha moshave dhe pa dallime fetare, etnike, social-ekonomike, kesisoj Ajo solli një risi humanizmi në misionet e kishës katolike.
Këto shërbime, Nënë Tereza dhe motrat misionare, i kryenin me perkushtim, dhimbshuri dhe me dashuri, duke e shndërrruar dashurinë në profesion, aksion e mision fetar dhe humanitar.
Nënë Tereza është misionare e bamirësisë, e dashurisë, misionare e paqës, misionare e jetës.
Nënë Tereza dhe motrat e saj, kanë bërë aq shumë për të vuajturit, sa nuk kanë bërë të gjithë shenjtorët e marrë së bashku.
Nënë Tereza kreu vepra te vogla me dashuri te madhe, vepra te zakoneshme me dasshuri te jashtzakoneshme.
Nënë Tereza nuk ishte teologe, por besimi i saj ishte i madh dhe i thjeshtë, ishte besimi i një motre të devotёshme dhe këtë e ndjenin të gjithë, prandaj fotografia e saj qëndron si një ikonë e shenjtë në murin e dhomave të miliona besimtarëve, madje dhe të atyre që nuk besojnё, pra dhe të ateistave dhe kjo është një mrekulli e vërtetë.
Të gjithe janë bindur për veprën e shenjtë të Nëne Terezës, por konservatorizmi dhe pedantizmi i klerikëve, diktonin si kerkesë prova të dokumentuara të heroizmit dhe te mrekullive te kryera nga Nënë Tereza, i kërkonin si dokumenta për ta shpallur shenjtore.
Kësisoj u veprua ne vitin 2003, kur Nënë Tereza u shpall e Lumturume. Në vitin 2002, Papa Gjon Pali II, aprovoi dekretin e virtyteve heroike të Nënë Terezës dhe njohu mrekullinë me qytetaren indiane Monika Besra, e cila u shërua nga tumori me ndërhyrjen shpirtërore të Nënë Terezës. Me këtë akt, u miratua dhe dekreti mbi vlefshmërine e proçesit të Lumturimit.
Natyrisht, ky rast nuk është e vetmia mrekulli e Nënë Terezës, janë dhe shumë te tjera.
Në dhjetor të vitit 2015, Papa Françesko shpalli dekretin për miratimin e një tjetër mrekullie dedikur Nënë Terezës. Ky është rasti i Shërimit të një të sëmuri 42 vjeçar nga San Paolo – Brazil, i cili më 9 dhjetor 2008, pësoi gjendje kome, gjatë ndërhyrjes për abcese të shumta në tru, te ndërlikuar me hydrocefali. Gjysëm ore pas ndërhyrjes, kur mjeku u kthye te i semuri, e gjeti zgjuar dhe në gjendje koshiente, ndërsa bashkeshortja e tij vazhdonte të lutej për të Lumen Nënë Tereza, ndaj të cilës shprehnin devocion familajrisht.
Gjatë kontrolleve shendetësore të sëmurit pas operacionit, rezultoi mrekullisht shërim i plotë.
Më 10 shtator 2015, nga verifikimi që i bënë shtatë antarët e konsultës mjekësore të Kishës Katolike, çdukja e sëmundjes u konsiderua shkencërisht e paspjegueshme.
Bazuar ne raportin e hartur nga komisioni i mjekëve, antarët e Konsultës Teologjike, që kanë detyrë të shprehen në rastet e kanonizimit, deklaruan “lidhje perfekte e sherimit, me vokacionin per te Lumen Nene Tereza”.
Kolegji i Kardinalëve dhe i Ipeshkëve të Kongregacionit për Çështjen e Shenjëtorëve, miratoi raportin e hartuara nga teologët dhe nga komisioni i mjekëve dhe sanksionoi virtytin heroik dhe mrekullinë e Nënë Terezës, në shërimin e qytetarit brazilian.
E tërë jeta e Nënë Terezës është plot vepra heroike dhe mrekulli të shumta.
Ndonëse shkruhet pak, madje pothuaj nuk flitet rreth këtij fakti, do të shtoj dhe një mrekulli tjeter, që është unikale në historinë e njerëzimit.
Në vitin 1958, për kurimin e të sëmureve me lepër, në Titagarh, një lagje e madhe e degraduar në shtetin federal tё Bengala, Nënë Tereza hapi qendrën e asistencës dhe të kurimit të këtyre të sëmurëve, te cilen e quajti: Gandhiji’s Prem Niwas – Dhuratë e dashurisë për Gandhi-n.
Sëmundja e leprës ishte shumë e përhapur në Hindi, ishte një plagë e madhe shoqërore. Hindia ishte leprozari i hapur dhe më i madh i botës. Për ta vënë nën kontroll këtë situatë, Nënë Tereza iu përvesh punës, duke krijuar një rrjet me ambulanca infermierie, ku Ajo vetë personalisht dhe me motrat misionare. u shërbenin të sëmurëve me lepër.
T’iu sherbesh leprozeve pa perdorur doreza, pa maska dhe pa veshje speciale mbrojtëse, është një veprim heroik, pasi bacili i kësaj semundje është tepër ngjitës.
Për “çudi të shkencave mjekësore”, as Nënë Tereza dhe asnjë prej motrave të saj, nuk u sëmurën nga kjo sëmundje infektive e rrezikëshme ngjitëse.
Shërbimi dhe përkujdesja njerёzore, që u përkushtoi Nënë Tereza këtyre të sёmurёve, dha rezultate. Aktiviteti intensiv higjienik, ishte parimi mbi bazën e të cilit e organizoi punën kundër leprës, duke e shoqëruar me mjekim tё kujdesshëm. Kjo praktikë ishte shembull përgjithësues, ku mjekësia e gjen vehten të zbatuar si profesion dhe si mision nё kurimin e leprozёve, pikёrisht me ato dimensione, që i a dha Nënë Tereza me motrat misionare.
Lepra është sëmundje infektive ngjitëse, andaj në të gjitha vendet e botës, këta të sëmurë trajtohen në leprozare, që janë qëndra për kurimin e detyrueshëm tё këtyre fatkeqëve. Të semurët me lepër izolohen, për të parandaluar infektimin e personave të tjerë.
Si të mos mjaftonte izolimi për motive mjekësore, familja dhe shoqëria i përbuz, nuk u afrohet, i braktis këta mjeranë, të cilët janë të detyruar të jetojnë të mbyllur mes tyre në leprozarët. Për këta të sëmurë, Nënë Tereza ka thënë: “Nuk ka leprozё, ёshtё vetëm sёmundja e leprёs, e cila mund të kurohet”.
Është fakt i njohur nga të gjithë, i dokumentuar me fotografi dhe me filma dokumentarë, qe pasqyrojnë punën vetmohuese të Nënë Terezës dhe të motrave misionare, që u shërbyen këtyre të semurëve me dashuri, i kanë përkedhelur, i kanë ushqyer, i kanë larë, i kanë veshur, i kanë ndihmuar të shtrihen në shtrat, i kanë kuruar, u kanë lehtësuar dhimbjen, u kanë dhënë shpresa.
Nënë Tereza, nuk u infektua nga bacili tepër ngjitës i leprës dhe kjo është një nga mrekullitë e vërteta, që karakterizojnë jetën dhe veprën e saj sublime, në shërbim të këtyre të sëmurëve.
Misionet e të Lumes Nёnё Tereza pёrfshijnё aktivitete tё shumta tё karakterit fetar, humanitar, shpirtëror, bamirёs, kulturor dhe tё gjitha nё veçanti dhe sё bashku, janё shprehje e dashurisё pa kufi pёr njerёzit nё vuajtje, janё shёrbime pёr tё shpёtuar dhe shёruar jetёn, janё misione hyjnore, misione të shenjta, qё i realizoi me madhështinë e saj dhe nё pёrmasa gjithё botёrore.
Nёnё Tereza shqiptare mbetet Nёna e pёrjetёshme e popujve, Apostola e Dashurisё, Shenjtoria e Dashurisë.
Komentet