Troja është zbuluar për herë të parë nga Shlimani (Enrich Schliman), arkeologu i apasionuar gjerman, në vitin 1883. Sipas burimeve të ndryshme, qyteti i hershëm i Trojës i përket mijëvjeçarit të katërt para Krishtit. Sipas dëshmive, beteja greko-trojane i përket shekullit XII para Krishtit.
Qyteti i Trojës, Ilioni, ka pasur shtatë periudha zhvillimi. Në përshkrimet e para të bëra në kohën e zbulimit të rrënojave të mureve rrethues të kështjellës së Ilionit është parë hiri i kuq, mbeturinë e djegieve të gurëve gëlqerorë të mureve, me trashësi 1.8 metra.
Nga rrënojat janë gjetur dhe nxjerrë mbi sipërfaqe 8700 sende ari. Troja e Priamit, Troja e kohës së luftës greko-trojane të shekullit XII para Krishtit është më e lartë në shtresën e gjashtë. Historiani Pausania ,( shek. II) shkruan për E.Shlimanin: “Besimi fanatik në vërtetësinë e thënieve të poetëve të vjetër…dha rezultate të shkëlqyera.”
Dinastinë greke të atridëve (pelopidët) historianët e datojnë në vitet 1400-1100 para Krishtit. Sipas studiuesit italian I.Montaneli, në kohën për të cilën bëhet fjalë, grekët flitnin të njëjtën gjuhë me trojanët. “Nuk ka asnjë dëshmi që ata të mos merreshin vesh me të njëjtën gjuhë.”
Kjo tregon se ata kanë qenë fise fqinje, flisnin një gjuhë të ngjashme midis tyre. Akejtë gjetën aty dhe përzunë fisin autokton të kafeve. (kavët) Gjuhësisht, kjo fjalë të çon te një “kau”. Sanskritishtisht: “gaus”, anglisht: “caw”, greqisht: “vus-bus”. I pari i Trojës, prijësi që themeloi qytetin e Ilionit, ishte Il Dardanidi, një emër i cili gjen kuptim në gjuhën shqipe. Nëse dardanët më vonë u quajtë Ilirë, “trashgimtarë të Ilit”, kjo nuk i këput lidhjet me origjinën dardane. Në emrat dardanë Parid dhe Priam gjejmë rrënjën e fjalës shqipe “par”.
Te Iliada kemi emrat: Andromaka, Hektor, Zeus, Era, Pele, Igina (Igina dekshiati. “dekës-i-ati”) mbiemër që i përshtatet plotësisht gjuhës shqipe. SKAMANDRIT quhet lumi pranë Ilionit. Rrënjën “Skam” mund ta krahasojmë me “shkumb “ prej së cilës ka prejardhjen edhe lumi “shkumbin”, i cili në kohën romake quhej “SKAMPIN”. Sipas fjalës shqipe “Skampa”, Shkumbin dotë thotë lumë i rrëmbyeshëm, i cili, duke kaluar përmes shkëmbinjve, bën shumë shkumë. “Skaman” (shkamb-shkumë) dhe “drit” përligjen vetëm me semantikën dhe fonetikën e gjuhës shqipe. Ja edhe disa emra të tjerë, të nxjerra nga Iliada homerike:
Gorgition, (djali tjetër i Priamit) Deipiri … (dhe i biri ose Biri i dheut) Deukali “dheu kali” ose “ka” dhe “li” duhet të jetë një kompozitë.
Pjesa e dytë ka kuptimin: “me le, me lindë” Personazhe të veprës “Iliada”: Edresti, (“adr- est”, sipas meje ka kuptimin “rrjedh”- est”)
Pir Imbarsidi (personazh) Sipas Çabejt pjesa e parë do kuptuar “burrë” (bëhet fjalë për princin e Trakisë nga Enosi.) Ekepol trojani (bir i Babantit, “ai që u poll”. Ekepol zemërtrimi.)
Demokroni ( djali i jashtëligjshëm i Priamit.) Dareti ( prift i Efestit.)
Fegeu dhe Ideu ( dy djemtë e tjerë të Priamit.) Odioni ( prijës i kalesonëve) Hipsinori, (bir i Dolioponit, falltar i perëndive) Lik-a-oni, ( e vret Diomedi nga Liqja,”rrënja”lik”) Polidamant (rrënja “polli”)
Es-je-ti (kunati i Eneut) Deifobi (Dheu …..)
Ast ti-nou (rrënja.”njoh”)
A-bani (i Politit) Ksanti dhe Tooni (bij të Fenopit) Hromi dhe Ehemoni (bij të tjerë të Priamit) Troji ……….. (biri i tij Ganimeti) Qiprida, (Qipro, nëna e saj Diona. Afërdita qipritea. Emri i lashtë i Qipros ka qenë “Udra”, një fjalë të cilën A. Konda e nxjerr paragereke, pellazge duke e lidhur me fjalë shqipe “hudhra”.
Akesi……… (giaksi, hakmarrësi ose gjakmarrësi) Tididi…Ferekli (djali i tij, Tekton Harmoni) Euripili Diomed Tididi… E
gialea e Adrastit (gruaja e Diomedit) “egialea” (ngjala) Sarpedoni (nga liqja e largët ku rrjedh Ksanti i turrshëm me shkumë dhe me vorbuj) Deikont Perkosiadi ( Dhei…shok i Eneut) Liqet: Kromi, Alkandri, Halio, Neomoni, Pritani, Pelagoni Trekenët: (Argiria Herë, Kalesi, Arisba, Aksili,(gjaks) Bukalioni, Ast(d) iali, Pergosi, Glauku(gjaku)
Pema gjenealogjike e fisit princëror dardan sipas Homerit: Dardani lindi Eriktonin, Eriktoni lindi Trojin Troji lindi tre djem…. Ilin, Isarakun dhe Ganimetin. Ili lindi Leomedontin… Isaraku lindi Ankisin dhe Ganimetin. Leomedonti lindi Titanin dhe Priamin…. Ankisi lindi Enean. Priami lindi Hektorin, Paridin, Kasandrën, Helenin.
Sarpedoni ishte princ i likëve “ liqenasve”, ndërsa Glauku ishte kapedan i likëve.
Fisi daran i lelekëve jetonte në Pedaz të epërm, buzë përroit të Satnios. Hekuba ishte bija e Laotos. Alteu lindi Laoton. Toka pjellore lagej nga lumi Aksi. (Vardari i sotëm) “Peonët ishin burra që qëllonin me shtizë.”
*VOAL po boton “Shënime për Trojën” e cila vijon librin studimor “Në kërkim të rrënjëve” të shkrimtarit dhe diejtarit të shquar Sulejman Mato.
Komentet