BAHREIN – Sheiku Salman, presidenti i Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC) ka thënë se shumë zyrtarë të lartë të futbollit dhe figura të shquara publike e nxisin atë të kandidojë për postin e presidentit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), raporton Anadolu Agency (AA).
Në një letër drejtuar anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të AFC-së Salman vuri në dukje se nuk ka vendosur akoma nëse do të kandidojë për kreun e futbollit botëror, por shtoi se një numër i madh i figurave të shquara të futbollit, anëtarë të FIFA-së dhe figurat publike i bëjnë thirrje të kandidohet për zgjedhjet në shkurt të vitit të ardhshëm.
Afati për paraqitjen e kandidaturës është 26 tetori, dhe për atë nevojitet përkrahja e pesë federatave kombëtare.
Sheiku Salman në korrik të këtij viti mbështeti publikisht kandidaturën e Michel Platinisë, presidentit aktual të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA). Por, pas pezullimit të Platinit për 90 ditë nga komiteti i etikës në FIFA, pas marrjes së dy milionë frangave zvicerane nga Sepp Blatter, u hap mundësia që Salman të tërheqë mbështetjen e tij ndaj francezit.
Komentet