Shefi i sigurisë në Facebook, Alex Stamos, do të largohet nga firma për të vazhduar karrierën në Universitetin Stanford.
Largimi i tij ka qenë i pritur pas lajmeve në muajin mars se Facebook do të riorganizojë sektorin e tij të sigurisë.
Shefja e operacioneve në Facebook, Sheryl Sandberg, tha se Stamos ka luajtur një “rol të rëndësishëm” në kompani.
Dorëheqja e tij vjen në kohën kur Facebook është nën vëzhgim për përhapjen e keqinformimit në platformën e tij, si dhe pas një krize të privatësisë së të dhënave.
Duke folur për New York Times, Stamos e përshkroi kohën e tij në Facebook si “tre vjet të vështirë”.
Komentet