Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë beson privatisht se pandemia e koronavirusit ka nisur pas një rrjedhje në një laborator kinez.
Kështu shkruan e përditshmja britanike, Daily Mail, duke iu referuar burimeve qeveritare.
Publikisht OBSH thotë se të gjitha hipotezat mbeten në tavolinë, por burimet thonë se Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH, i ka thënë një politikani të lartë evropian se shpjegimi më i mundshëm është një aksident katastrofik në laboratorin e qytetit kinez Wuhan, ku nisën infeksionet e para gjatë fundit të vitit 2019.
Burimet e inteligjencës perëndimore hodhën që në fillim dyshimet se virusi ka dalë nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, ku shkencëtarët po bënin eksperimente me manipulimin e mostrave të koronaviruseve.
Pandemia e koronavirusit ka marrë jetët e më shumë se 18 milionë njerëzve.
OBSH i kritikoi këto pretendime fillimisht. Por gjithmonë e më shumë, teoria e rrjedhjes së virusit nga laboratorit po fiton terren. syri.net
Komentet