Për këtë arsye “Blic.rs”, do të vijnë lajme dhe vendime të hidhura për Serbinë.
Dusan Lazic, ish ambasadori i Serbisë në Ukrainë, ka thënë se një ofensivë e re politike nga Perëndimi do të nisë mbi Serbinë dhe shtetet tjera në rajon, me qëllim të stabilizimit të rajonit. Sipas Lazic, SHBA-të, Gjermania dhe Britania e Madhe, janë duke u përballur me Serbinë për t’i siguruar Kosovës një vend në OKB.
“ShBA, Gjermania dhe Britania e po na ballafaqojnë me kërkesa gjithnjë e më të vështira- anëtarësimin e Kosovës në OKB, edhe pa detyrimin e njohjes së saj formale, pranimin për dobësimin e Republika Srpska, bashkëpunim të ngushtë në NATO-n, largimin nga Rusia dhe “paqësimin e nacionalizmit serb “, ka thënë Lazic.
Por ai shton se a do të jetë në gjendje që Serbia të realizojë këtë qëllime për hir të investimeve të reja në vend, kjo mbetet të shihet.
Por sipas tij udhëtimit i kryeministrit Aleksandër Vuciq në SHBA dhe ardhjes së kancelares gjermanë në korrik në Beograd dëshmojnë një gatishmëri të Serbisë për të shkuar kësaj rruge. /Zeri/
Komentet