“Presidenti Obama ka ripohuar nevojën që Rusia të respektojë përkushtimet e saj të parashikuara nga marrëveshja e Minskut, përfshirë tërheqjen e trupave dhe pajisjeve të Moskës nga territori ukrainas,” thuhet në komunikatë.

Putin e Obama kanë rënë dakord për nevojën e kundërvënies ndaj IS “e për situatën gjithnjë e më të rrezikshme në Siri (Rusia është një prej aleatëve të fundit të saj, së bashku me Iranin).

Për Iranin dy liderët kanë “nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të mbajtjes së një fronti të bashkuar mes “5+1” në bisedimet që po synojnë ndalimin e Iranit për të pasur bombën atomike.

sda-ats