VOAL- Farmacitë me pakicë në SHBA lejohen të shesin pilulën e abortit mifepristone për herë të parë, sipas një ndryshimi të rregullit të ri nga administrata Biden. Këtë e raporton BBC.
Pacientët aktualisht e marrin këtë ilaç personalisht nga një profesionist i kujdesit shëndetësor. Sipas rregullave të reja, këta do të jenë në gjendje, gjithmonë me paraqitjen e një recete, të blejnë pilulën në dyqan ose në internet. Ky është një vendim që mund të rrisë ndjeshëm aksesin në abort përmes ilaçeve.
Pilulat e abortit janë bërë më të kërkuara pas vendimit të Gjykatës së Lartë të vitit të kaluar që goditi të drejtat federale të abortit, me disa shtete konservatore që ndaluan ose kufizuan në mënyrë drastike aksesin ndaj abortit. Sipas Institutit Guttmacher, më shumë se gjysma e aborteve në Shtetet e Bashkuara tashmë kryhen me përdorimin e ilaçeve dhe jo me operacion. rsi-eb
Komentet