Voal -Drejtuesit e katër partive më të mëdha në Maqedoni vendosën t’i hapin rrugën reformave që dalin nga marrëveshja e 2 qershorit, duke rënë dakord mbi emrat e propozuar nga opozita maqedonase, të cilët do të jenë në krye të dy ministrive në qeverinë e pritshme teknike. Bisedimet e gjata dhe të vështira, të ndërmjetësuara nga eksperti belg Peter Van Hautte, cuan në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis pushtetit dhe opozitës maqedonase që kishin të bënin me anëtarët e kësaj të fundit në qeverinë e përkohshme, por dhe me projekt-ligjin mbi ato që në opinionin publik njihen si ‘bomba’, e që janë përgjimet e bisedave telefonike, si dhe atë për mbrojtjen e kallëzuesve ose denoncuesve për raste të paligjshme që do të hetohen nga prokuroria speciale.Marrëveshja, përkatisisht vendimet e saj politike në formë projekt-ligjesh, pritet të diskutohen në Parlament, sipas të gjitha gjasave të hënën që vjen, dhe të miratohen.
Për ministër të ri të Punëve të Brendshme është propozuar Oliver Spasovski, aktualisht Sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Social Demokrate (LSDM), ndërsa nënkryetarja e kësaj partie opozitare, Frosina Remenski për ministre të Punës dhe çështjeve sociale. LSDM do të ketë edhe tre zëvendës-ministra: për Financa, Administratë publike dhe Bujqësi.
Drejtuesit politikë që morën pjesë në bisedimet që zgjatën nga mbrëmja e së enjtes deri pas mesnate, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti u shprehën të kënaqur me atë që kishin arritur. Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër, tha se “opozita me kuadrot e saj të lartë, do të duhet të marrë përgjegjësinë për institucionet të cilat do t’i drejtojë dhe të mos fshihet, siç tha, pas atyre që i quan ekspertë e që janë anëtarë anonimë të LSDM-së”. Z. Gruevski theksoi rëndësinë e datës së zgjedhjeve, 24 prill, që nuk do të zhvendoset edhe përkundër përpjekjeve, sipas tij, të opozitës për shtyrjen e saj.
Ndërkaq, Zoran Zaev i LSDM-së e quajti këtë një fitore për të ardhmen e Maqedonisë. Ai tha se pret që “Gruevski në bazë të Marrëveshjes së Përzhinës (marëveshja e 2 qershorit dhe aneksi i 15 korrikut) të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit, brenda një afati të përshtatshëm”.
Drejtuesi i partisë shqiptare Bashkimi Demokrarik për Integrim, Ali Ahmeti tha se me dhënien fund ngërçit politik, Maqedoni po u kthehet integrimeve euro-atlantike. BDI-ja, përmes një komunikate që ka lëshuar mëngjesin e së premtes, nënvizon se “pozitat e shqiptarëve në pushtetin ekzekutiv mbetën të paprekura, ndërsa do të ketë ndryshime, kontroll dhe ndarje të ndërsjellë të pushtetit vetëm midis VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së, për arsye të përplasjeve dhe mosbesimit në mes të dy partive maqedonase që edhe sollën deri te kriza e thellë politike në vend.”
Në takim, ndërkohë, nuk ishte pranishëm kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, por drejtuesi i grupit parlamentar të partisë, Imer Aliu, i cili tha se “PDSH-ja as nuk është dhe as nuk do të bëhet pjesë e një qeverie të tillë”.
Sipas marrëveshjes më të re, ministrat dhe zëvendës-ministrat e dy partive rivale maqedonase do të kenë të drejtën e vetos dhe në rast të mosmarrëveshjeve mbi çështje që do të kenë të bëjnë me zgjedhjet e pritshme, do të jetë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve që do të marrë vendimin e fundit.
Presidenti i vendit Gjorgje Ivanov e ka përshëndetur marrëveshjen, duke theksuar në një komunikatë, se rezultati i takimit paraqet një dëshmi se dialogu është mënyra e vetme me anë të të cilit mund të shmangen të gjitha sfidat dhe çështjet e hapura.
Ai ka bërë thirrje për respektimin e institucioneve të vendit.
Komisioni Evropian ka inkurajuar partitë që të bëjnë gjithshka që është e nevojshme për të zbatuar detyrimet që dalin nga Marrëveshja. Zëdhënsja e Komisionit, Maja Kocijançiç ka thënë se kjo është shumë e rëndësishme, në prag të shpalljes së raportit të progresit për Maqedoninë.
Edhe Ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes, duke theksuar se me këtë është bërë një përparim i rëndësishëm. Ambasadori Bejli në rrjetin Tuiter ka shkruar se edhe më e rëndësishme është zbatimi i marrëveshjes. Ambasadori amerikan vlerëson se marrëveshja e së premtes i kontribuon mirëqenies së vendit. Ai ka nënvizuar në veçanti nevojën e zbatimit të Kodit Zgjedhor, ndërsa ka lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë janë të përgatitur që të ndihmojnë procesin dhe vendin./voa
Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është arrestuar dhe vendosur në paraburgim pasi dyshohet se Ministria që ai drejtonte ka lëshuar licencën e falsifikuar për funksionimin . . .
Pamje nga lart e klubit të natës pas zjarrit vdekjeprurës në Koçan, Maqedoni e Veriut.
Radio Evropa e Lirë
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u zgjuan të hënën për ta nisur mba . . .
Përmes një telegrami të nënshkruar nga Sekretari Kardinal i Shtetit, Pjetro Parolin, Papa Françesku ka shprehur ngushëllimet e tij pas zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, k . . .
Pas publikimit të shifrave të viktimave nga tragjedia e ndodhur në një diskotekë në Koçan, në Maqedoninë e Veriut, familjarët e personave që dyshohet se kanë qenë brenda godinës, kërkoj . . .
Radio Evropa e Lirë
Të paktën 50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub na . . .
Nga BDI në një komunikatë për media theksojnë se si parti politike do të përdorin çdo mjet demokratik dhe institucional për të mbrojtur Ligjin për Përdorimin e Gjuhës Shqipe, pasi q . . .
Kryeministri Hristijan Mickoski mbajti fjalim në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë.
Mickoski tha se mbi 7.000 hebrenj maqedonas u dëbuan në kampin Trebl . . .
Kryeministrat e Hungarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Viktor Orban dhe Hristijan Mickoski. Budapest, 04.03.2025
Zorana Gaxhovska Spasovska
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka . . .
Enis Shaqiri
Partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar më 7 mars lidhur me mungesën, për siç tha, të përfaqësimit shqiptar në pozitat kryeso . . .
VOA Isak Ramadani
Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi sot propozimin për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa pret që shkakrimin ta bëjë Këshilli i Prokurorëve. . . .
( Rreth artikullit:,,Shqipja në Maqedoninë e Veriut:Diskriminimi politik dhe rreziku i coptimit të shtetit,,shkruar nga Luan-Asllan Dibrani(Fjala e lirë,më 18 shkurt 2025)
Qysh se . . .
Drejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut, Boban Nikollovski, në një intervistë ka paralajmëruar që pika e përbashkët kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veri . . .
Komentet