Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve ka thënë se pretendimet e Serbisë se shtetet po ia kthejnë shpinën Kosovës, janë të rreme.
Në një postim në Twitter, Komiteti për Punët të Jashtme ka thënë se “pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të përhershme”.
“Pretendimet mashtruese të Serbisë se shtetet po ia kthejnë shpinën Kosovës janë të rreme dhe po shkaktojnë zemërim në mbarë botën. Serbia duhet të ndalë këtë dhe të kthehet në normalizimin e raporteve me fqinjin e saj. Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të përhershme”, thuhet në postimin në Twitter.
#Serbia’s fraudulent claims that countries are turning their backs on #Kosovo is false and causing increasing anger around the world. Serbia should stop this and get back to normalization with its neighbor. Kosovo’s independence and sovereignty is permanent.
— House Foreign Affairs Committee Democrats (@HFACDemocrats) June 23, 2018
Ditë më parë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se shteti i Liberisë ka tërhequr njohjen e Kosovës.
Por ky lajm u demantua nga Ministria për Punët të Jashtme e Kosovës dhe nga vetë shteti i Liberisë.
Edhe më herët, Beogradi zyrtar ka plasuar lajme se shtete të ndryshme kanë tërhequr njohjen, siç ishte rasti i Guinea Bisaut dhe shtetit të Ganës. Por, në të dyja rastet Prishtina zyrtare i ka demantuar këto lajme.
Kosova ka akredituar ambasadorin e vet në Guinea Bisau, ndërkaq shteti i Ganës ka akredituar ambasadorin e saj në Prishtinë.
Komentet