Ashtu sic ishte njoftuar nga presidenti i Rrënjëve Shqiptare”Albanian Roots” z. Marko Kepi, të Shtunën me 4 Mars 2017, në mesditë, në Selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës ”VATRA” u bë takimi i parë organizatave të Komunitetit shqiptar. Për të parën herë në një takim të tillë ka marrë pjesë edhe një përfaqësuese nga arbëreshët. Ajo është Nicole Coscio, me banim në Pokeepsy, New York. Nicole tha se ndjehej mirë mes vëllezërve dhe motarve të gjakut të Arbërit, edhe pse nuk mund të fliste në gjuhën shqipe.
Në këtë takim të parë janë përfaqësuar me të deleguar shoqatat: Rrënjët Shqiptare, Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra, Shoqata Ana e Malit, Shoqata Dibra, Batalioni Atllantiku, Shoqata Kraja, Zyra e Mark Gjonajt, Albanian Exellence, Ansambli Kënga dhe Vallja Shqiptare,Takimin e ka drejtuar z. Marko Kepi. Ai ka shpalosur platformën e kësaj Parade dhe ka kërkuar mendime nga pjesmarrësit për organizimin dhe përkushtimin e kësaj Parade.
Përmes diskutimeve dhe debateve u vendos që kjo Paradë e Vitit 2017 do t’u kushtohet Arbëreshëve.
Pjesmarrësit i ka përshëndetur edhe kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, dr. Gjon Bucaj. Ai tha se është shumë e gjetur që kjo Paradë i kushtohet vëllezërve dhe motrave të gjakut të Arbërit- Arbëreshëve. Ai solli shembullin e nëntorit të vitit 1969, kur Federata Panshqiptare e Amerikës bashkoi arbëreshët e Italisë, me rastin e 60 vjetorit të Diellit. Në 10 ditët veprimtari të përbashkëta, ku morën pjesë disa mijëra shqipatrë të Amerikës dhe 120 përfaqësues të komunitetit arbëresh në Itali , përfshi akademikë, prifëtrinj, studiues, dhe përfaqësues nga arbëreshët në SHBA,u organizua edhe një Paradë në Manhattan, me pjesmarrjen e rreth 5 mijë shqiptaro-amerikanëve dhe arbëreshëve. Në krye të Paradës ishin vajzat dhe gratë shqiptaro-amerikane dhe arbëreshe të veshura me costume kombëtare.
Kjo parade është një shans i mirë për të bashkuar jo vetëm komunitetin shqiptar, por edhe një afrim më të ngushtë me arbëreshët.(Gazeta Dielli)