Këngëtari prishtinas Sabri Fejzullahu është paditur nga një pronar lokali në SHBA me pretendimin se artisti prishi kontratën. Mësohet se Naser Nika ka depozituar kallëzimin pranë gjykatës së emigracionit në SHBA.
Arsyeja e kësaj padie, sipas Nikajt, është se këngëtari prishtinas nuk e përfilli një marrëveshje të arritur mes “Albis Party” dhe Fejzullahut për natën e Vitit të Ri 2016, shkruan Magazina.al. Sabriu, siç thuhet, ka refuzuar të marrë pjesë në këtë mbrëmje me arsyen se në të njëjtin vend do këndojë një këngëtar me të cilin ai nuk ka raporte të mira. Por, Nikaj dyshon se këngëtari prishi marrëveshjen pasi iu ofrua një shumë më e madhe e parave nga një organizator tjetër po nga SHBA-ja.
Sabri Fejzullahu nuk ka dashur të flasë për këtë çështje. Ai ka thënë se shumë shpejt do ta thotë versionin e vet lidhur me këtë ngjarje si dhe do publikojë mesazhet fyese që sipas tij i ka dërguar Nikaj. Ndryshe për këtë rast kanë raportuar edhe mediat shqiptare në SHBA.
Komentet