VOAL – UASHINGTON, 19 GUSHT – Pas 17 vjetësh nga dalja e Viagrës, shkruan voal.ch, miratohet nga Food and Drug Administration (FDA), pra Administrata e Ushqimit dhe e Barnave, agjencia përgjegjëse për t’ia dhënë dritën jeshile hedhjes në treg të barnave në Shtetet e Bashkuara, medikamenti i parë që nxit libidon femërore.
Produkti kundërthënës, njofton ANSA, do të shpërndahet që nga 17 tetori me anë të recetës mjekësore për gratë në fazën para-menopauzë, të cilave iu diagnostikohet një rënie kronike e dëshirës seksuale.
Megjithatë, në 18 muajt e parë medikamenti nuk do të jepet pa recetë, në mënyrë që tës shmanget buja e madhe për shkak të natyrës së produktit.
‘Viagra rozë’ ka ngjallur reaksione kundërvënëse: nga një anë disa e duartrokasin vendimin e FDA-së, sepse i ka kapërcyer paragjykimet mbi baza gjinore, duke ua njohur edhe grave mundësinë për të zgjedhur e kontrolluar jetën e tyre seksuale. Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që e kritikojnë miratimin e medikamentit, duke e quajtur ‘një afrodiziak mediokër’ me ndikime anësore të rrezikshme që e transformon një dëshirë seksuale në sëmundje, me leverdi vetëm për ndërmarrjet frmaceutike.
Komentet