Teherani thuhet se po lëviz “asetet ushtarake” në përgatitje për një sulm kundër Izraelit
VOAL- Vëzhguesit amerikanë kanë vënë në dukje se Irani po lëviz “asetet ushtarake” përpara një sulmi ndaj Izraelit. Burime të informuara e raportuan këtë për CNN. Ndër armët që ata kanë parë të lëvizur janë “dronë dhe raketa lundrimi”, raporton transmetuesi amerikan.
Shtetet e Bashkuara presin që Irani të kryejë “sulme kundër objektivave të shumta brenda Izraelit” dhe se operacioni “mund të përfshijë aleatët e Teheranit”, një zyrtar i lartë nga administrata e Presidentit Joe Biden dhe një burim i afërt me inteligjencën amerikane.
Nga ana e saj, “Wall Street Journal” raporton se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur anije luftarake në pozicione për të mbrojtur jo vetëm Izraelin, por forcat e veta në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara “do të përpiqen të përgjojnë çdo armë të lëshuar kundër Izraelit nëse është e mundur për ta bërë këtë”, thanë dy zyrtarë për CNN.
Forcat e marinës amerikane në Detin e Kuq kanë kapur disa raketa me rreze të gjatë të lëshuar nga Huthi në Jemen drejt Izraelit në muajt e fundit, dhe forcat amerikane në Irak dhe Siri janë potencialisht të afta të bllokojnë dronët dhe raketat që synojnë Izraelin verior, në varësi të pozicioni nga i cili janë nisur.
Sulme të kryqëzuara edhe në kufirin libanez
Forcat izraelite kryen (dje) bastisje të reja të premten në Rripin e Gazës, të shkatërruar nga gjashtë muaj lufte, në sfondin e frikës për një hakmarrje të mundshme nga Irani kundër Izraelit, i akuzuar për sulmin ndaj konsullatës iraniane në Damask. Ndërsa ndërmjetësit – Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara – presin përgjigjet e Izraelit dhe Hamasit për propozimin e tyre të fundit të armëpushimit, ofensiva izraelite e nisur më 7 tetor në përgjigje të sulmit të lëvizjes islamike palestineze në tokën izraelite vazhdon pa ndalesë.
Nga ana e tij, Hezbollahu pretendon se ka sulmuar një bazë të ushtrisë izraelite me dronë në qytetin Ramot Naftali, që ndodhet katër kilometra larg kufirit me Libanin. “Dronët sulmues të nisur nga luftëtarët e rezistencës islamike goditën selinë dhe kazermat e forcave okupuese, në përgjigje të sulmeve ndaj fshatrave libaneze dhe shtëpive të civilëve”, thuhet në një deklaratë të publikuar në Telegram nga milicia shiite e mbështetur nga Irani. Si kundërpërgjigje, Izraeli kreu disa bastisje në zonën që “goditi një kompleks të madh ushtarak të organizatës terroriste Hezbollah” në zonën e Rihanit në Libanin jugor. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i ushtrisë izraelite. rsi-eb