Në fillim të këtij viti Michel Platini, presidenti i UEFA-s i cili u kandidua edhe për president të FIFA-s është suspenduar në tetë vite pas hetimit të Komitetit etik të FIFA-s
Shtëpia televizive amerikane ESPN ka ftuar të pesë kandidatët për president të ri të Federatës së Futbollit Botëror (FIFA) që të marrin pjesë në debat televiziv.
Zgjedhjet për njeriun e parë të futbollit botëror dhe trashëgimtarin e Joseph Sepp Blatter-in e komprometuar do të mbahen më 26 shkurt të vitit të ardhshëm në Zyrih. Kandidatët janë princi Ali Bin al-Hussein, sheiku Selman Bin Erbahim al-Khalif, Tokyo Sexwale, Gianni Infantino dhe Jerome Champagne.
Sipas informacioneve, studio e ESPN-it prej ku do të emetohej debati do të jetë në Londër.
Në fillim të këtij viti Michel Platini, presidenti i Federatës së Futbollit Evropian (UEFA) i cili u kandidua edhe për president të FIFA-s është suspenduar në tetë vite pas hetimit të Komitetit etik të FIFA-s.
Komentet