Në automjet gjendej edhe e dashura e tij, këngëtarja amerikane Leah LaBelle Vladowski (31), e cila po ashtu humbi jetën
Ish-basketbollisti i NBA-së Rasual Butler ka pësuar për vdekje gjatë një aksidenti të trafikut në Los Angeles të SHBA-ve.
Mediat amerikane bënë të ditur se në Los Angeles u përmbys automjeti të cilin e drejtonte Butler (38). Në automjet ndodhej edhe e dashura e tij, këngëtarja amerikane Leah LaBelle Vladowski (31), e cila po ashtu humbi jetën.
Butler nga viti 2002 ka luajtur për tetë klube të NBA-së, në mesin e të cilave janë Los Angeles Clippers, Chicago Bulls, San Antonio Spurs.
Gjatë karrierës Butler kishte mesatare prej 7.5 pikëve dhe 2.4 kërcime.
Pas lajmit për vdekjen e tij në aksident trafiku, përmes rrjeteve sociale nga Butler u përshëndetën shumë emra të basketbollit, mes tyre edhe Kobe Bryant. aa
Komentet