Siç dihet, nga 500 kompanitë më të fuqishme financiare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të globit, afro gjysma ose rreth 200 prej tyre e kanë origjinën, licencën dhe selinë e tyre në Shtetët e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Ndërkaq, kontributi i përgjithshëm ushtarak i SHBA-s në kuader të forcave të Natos, respektivisht në kuader të paqës, stabilitetit dhe sigurisë globale në globin ose planetin tonë, gjithashtu është me i madhi ose 48 % . Pas SHBA-s vijnë Britania e Madhe dhe Franca me 5 %, Gjermania, Japonia dhe vende të tjera.
Shpenzimet ushtarake ose luftarake të SHBA-s në vitin 2004, ishin 380 miliard dollar amerikan, ndërsa në vitin 2005 dhe 2006 e tejkaluan shifrën e 500 ose 700 miliardëve, e sidomos me rastin e luftës së Irakut dhe kështu me radhë.
Se këndejmi, firmat, koncernët ose kompanitë e fuqishme amerikane si Exxon Mobile (me vlerë prej 33O miliardëve dollar amerikan), Wal-Mart ( me vlerë 315 miliard dollar si dhe me 5OOO firma ose bisnese dhe afro 2 milion punètor nè SHBA-s dhe gjithandej globit), General Motors ( me vlerë afro 2OO miliard dollar), Chevron ( 19O miliard dollar), Ford Motors ( 18O miliard dollar), Conoco Philips (17O miliard dollar), Mc.Donallds me afro 5OO. OOO punëtorë dhe mijëra restorante në SHBA-s dhe anëkënd globit, General Electric, Citygroup, Boing, NASA, Bank of America, Microsoft dhe kompani të tjera amerikane, i bëjnë SHBA-s fuqinë (superfuqinë) me të madhe dhe kryesore të globit tonë tokësor. Aty janë edhe Wal Street ose Bursa e famshme e New Yorkut, Hoolivudi, W. Disney etj.
Ndonëse, SHBA-s deri në fund të shekullit XX (2O) dhe në fillimët e para të shekullit të ri XXI (21) ishin fuqia e parë industriale dhe teknologjike në prodhimin e avionëve (ajroplanëve) civil dhe ushtarak, në industrinë ose teknologjinë e përgjithshme ushtarake ose luftarake, në industrinë ose teknologjinë precize, në industrinë ose teknologjinë digjitale, elektronike ose mikroelektronike, në industrinë ose teknologjinë e kemikalieve organike dhe mikrobiologjike, e dyta pas Gjermanisë në industrine ose teknologjinë automobilistike dhe farmaceutike, në industrinë biokimike, në atë industrinë ose teknologjinë nukleare ose molekulare, në industrinë e postës ose telekomunikacionit, në industrinë ose teknologjinë e eksplatimit dhe përpunimit të naftës, benzinës, gasit natyror ose vajgurit etj.
Ndërkohë që roli dhe ndikimi i SHBA-s në organizatat ose institucionet e njohura finansiare, tregtare ose ekonomike të globit, është shumë i madh e i fuqishëm. Sidomos në Fondin Monentar Ndërkombtar (MMF) ku SHBA-a me 17.1 % në raport me të tjerët, e kanë të drejtën me të madhe të votës dhe të vetos. Në Bankën botërore me 16. 4 %, gjithashtu. Në këtë histori të kontributit të gjithëmbarëshëm të SHBA-s, gjithashtu nuk duhet mohuar faktin e njohur mbi kontributin buxhetor, finansiar ose ekonomik të SHBA-s në OKB-s dhe organizata tjera relevante ndërkombtare.
Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme objektive dhe subjektive, respektivisht, materiale, teknike, logjistike dhe të tjera të SHBA-s në mozaikun ose panoramën e gjithëmbarèshme tè globit, kanè shtrirje dhe njè dimension ose karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral.
Në një shtet dhe shoqëri të avancuar ekonomike, industriale dhe teknologjike si SHBA-s, ku ndarja e punës intelektuale nga ajo manuale ose mekanike i bashkangjitët dominimit të kapitalit dhe teknikës, e bën të mundur integrimin e edukatës dhe kulturës së lartë politike në kuader të një shoqërie të tejplotësuar ose mbingarkuar me letra, instanca, forume dhe mentalitete të ndryshme administruese ose teknokratike.
Në këtë kontekst, misioni ose detyra kryesore e një lideri ose politikani të lartë si Presidenti Amerikan, z. Donald Trump, nuk është vetëm performansa, rezonansa ose celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të njeriut, popullit (kombit) dhe shtetit nga administrimi, të kulturës nga qytetrimi, etatizmi, egalitarizmi ose paternalizmi etj.
Jo, por detyra ose misioni i tij konsistojnë për më tepër në instalimin ose funksionalizimin e energjisë kritike në konceptin elitar dhe egalitar të kulturës së lartë shtetrore, nacionale, institucioale dhe konstitucionale në funksion të kauzalitetit, stabilitetit dhe paqës së brendshme dhe të jashtme.
Për me tepër ndërkaq, ia vlen të cekët ose rikujtohët në vazhdim fakti i njohur sipas të të cilit: Në fillim të mandatit të tij, Presidenti Trump e gjeti ose e mori Amerikën (SHBA-s) më një deficit të madh tregtar ose ekonomik në raport me Kinën, Rusinë, UE-s dhe vendët tjera prej me tepër se 9OO miliard dollarësh sa ishte nën Administratën e Presidentit Bush ose dyfishë më shumë nën Administratën e Presidentit Obama.
Borxhi i jashtëm i SHBA-s në vitin 2OO6, ishte 1O4O miliard dollar, ndërkaq nën Administratën e Presidentit Obama, akoma më i madh. Shkalla e papunësisë në shkallë vendi ishte tepër e larte (afro 1O %) për rrethanat e njohura amerikane. Inflacioni mbi 3.3 % etj.
Ndërkaq, me ardhjen e Presidentit Trump në krye të SHBA-s, jo vetëm që u ulë (zbriti) shkalla e lartë e papunësisë, por u shtua në me tepër se 15. OOO miliard dollar brutoprodhimi i përgjithshëm shtetror dhe nacional. Standardi ose kualiteti i jetës arriti në me tepër se 5O. OOO dollar në vit për frymë ose për kokë të qytetarit amerikan.
SHBA-s, iu rikthye shpresa, imazhi dhe epiteti i njohur i fuqisë (superfuqisë) së vetme dhe kryesore të globit.
Në kuader të progresit ose lulëzimit të njohur ekonomik, industrial dhe teknologjik të SHBA-s, duhet cekur ose veçuar edhe rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të univerzitetëve të famshme amerikane si :Univerziteti i Harvardit (Harvard University, Cambridge, Boston), Massachusetts Istitute ose Technology (Cambridje, Boston), Yale University, Standford University, California Institute of Technology (Pasadena), University of California (Los Angeles, Berkeley), Princeton University, University of Chikago, John Hopkins University (Baltimore), Columbia University (New York), New York University, Univeesity of Pittsburg, University of Atlanta, University of Washington, University of Oklahoma, Alabama University, University of Philalfelphia etj.
Ndryshe nga kjo, natyralizmi, pragmatizmi, realizmi kritik dhe empirizmi logjik të mbështetur parasegjithash në çështjet ose aspektët e njohura teologjike, transcendetale dhe metafizike të kontinentit të vjetër europian, paraqesin veçoritë ose karakteristikat kryesore të filozofisë amerikane.
Filozofia politike ose analitike na mëson ose udhërrefen shpesh ose vazhdimisht se shëmbja e ish ‘murit’ famëkeq të Berlinit së bashku me shpërbërjen ose shkatërrimin e përgjithëshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varshavës”, si duket nuk arritën t´i shëmbin dhe shkatërrojnë ose asgjësojnë edhe ëndërrat ose iluzionet e njohura militariste, kolonialiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera të Rusisë, Kinës,Turqisè, Iranit ose dikujt tjetër për sundime, ndikime (influenca) ose dominime të përgjithëshme në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale. E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e “formulave” ose “doktrinave të reja” politike, ushtarake dhe të të rusëve, kinezëve dhe të tjerëve, kjo do thotë se nga ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose ‘subllokiste’ të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste.
U mor veshë se në kuader të epistemologjisë dhe antropologjisë së re politike, respektivisht, brenda “filozofisë së jetës materiale dhe asaj ekzistencialiste”, sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës”, gjë që është edhe qëllimi final ose kryesor i filozofisë. Në këtë rast, edhe studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore që çmohen aq shumë tek shteti dhe kombi i madh amerikan.
Komentet