– Formësuar në katër krerë, i fundit pa numer, për sharapollet “modern” –
—
Kreu i parë
Klithmë në zemrën e nënës
plumb në gjoksin e babait
lotë në sytë e së dashurës
betim mbi maliherin e vëllait
qefin mbi kulmin e shtëpisë
mallkim nga votra e shuar…
Sharapoll i gjakmarrësisë….
Për nëntë misra
që hëngri kau në arë,
për tre shpulla fëmijës në faqe,
për një thumb në odën e burrave,
e për ca fjalë me shpoti, krisma
të zeza, shqiptari me shqiptarin
në hasmëri. Ja ç’ke qenë ti
sharapoll, – i varreve furnitor.
Kreu i dytë
Të pollën kohrat barbare,
me gurë të latuar, ta qendisën
shtatin; në oden e frëngjisë
tirreshin të ligat mendime;
në pusi priste vdekja tinzare,
plumbat binin edhe mbi fëmijë…..
E vranë
Kristin e vogël -për gjakmarrje!
E ranë në bahçe, mes lulesh
kur vraponte të kapte flutura
e hapat i hidhte çapra-çupra…
Ooh!.. Kristi i vogël, pafajsia vetë ,
shtrirë në tabut, me buzët e çelura
si gonxhe trëndafil; – iku nga kjo jetë
prej një plumb katili… Pikat e gjakut
mbi këmishën e bardhë, tmerruan
të mëdhenj e të vegjel në mëhallë.
Me lotë në sy e lule në duar, qanin
të gjthë të pikëlluar, qanin shokët
e shoqet, rreth arkivolit me oii-oii…
qanin lodrat pikelluar, mbi varrin e tij
qanin fluturat, xixëllonjat, yjet,
hapësirat përrreth, drujtë edhe pyjet…
J a, ç’ke qenë ti, sharapoll lubi….
Kreu i tretë
Një zë nga brenda nuk më le të qetë…
Ditën dhe natën në ëndërr më flet:
që gjak e lotë, më të mos ketë,
fëmijë pa baba e nuse pa burrë,
thërmojini sharapollët me frengji
hidhini në më të zezën gopë,
me çekiç, tokamak e qysqi…
U grinda me veten, pisk
me mendimet, fjalën e utë
s’po e gjeja dot, në kokë
më vërtitej kot e ke kot….
Befas,
më shfaqen engjëj e mentarë:
goditni vrasësin, brenda vetes
më parë. pastaj sharapollët e liq
me qysqi, tokmak e çekiç…
Kreu i katërt
Goditn, për pafajësinë e njomczakëve
gjakmarrës e çdo vrasës, -për fëmijët jetimë
e vejushat ditënxira ; motrat pa vëllezër
veshur në të zeza; për nënën qyqe: ku-kuu …
e zemra nga dhimbja po i pelcet lokes;.
Qëllonii, fort për baballarët, pa djem
trashgimtarë të emrit, tokës e votrës….
Sharapollet e vdekjes, për vdekje
qëllonii, që njeriu të jetojë i qetë,
pa ankthin e krismës gjakatare,
pa vënë gur prapa dritares,
pa frikë se hasmi e vret
në dritën e hënës,
Sharapollët e djeshëm veshur
me petk të ri, vrasin edhe sot
në të brishtën demokraci,
—
KREU PA NUMËR…
(sharapollët “modern”)
—
Njerëz sy kuq veshur me rroba e syze të zeza pis,
me armë të prodhimit të fundt, vrasin qosheve, skutave,
shesheve e në çdo mjedis,. Si keprudhat pas shiut
sharapollët e rinj kanë mbirë. Me fjalë qelojnë në media
tubime e parlament, portretin njer-tjetri duke nxirë,:
për mashtrime, korrupsion, blerje votash e rrëmbim tokash
e me llojë-lojë drogash.
Në pallate grandioze bosët e rinj, bëjnë jetë luksoze,
fluturojnë me cartër nëpër botë, herë me bjonde e herë
me brune; të papunët e të varfërit arratisen me maune.
Të tjerë me kokën në trajsë e zemërngrirë. vrapojnë
udhë e paudhë maleve e shkrepave, drita pa gdhirë.
Me barrën e halleve mbi shpinë, disa kalojnë kufinë,
ca mbeten në telat me gjemba, ca vdesin urie; të tjerë
shqyhen nga ujqërit e egër nëpër pyje. Ata që shkelin
në tokë të huaj, vuajtja i pret., Shumicën e kthejnë
në vendlindje, ku mjerimi uluret, jeta në fije të perit…
ne pusi vrasesi qëllon nga sharapollët e ferrit.
Banda e bandite, vrasin diten me diell qosheve,
skutave e shesheve e largohen pa ferrë në këmbë
edhe pse policët te pellgu i gjakut të të vrarit janë.
Presin iPhonne-t nga lart. Pastaj me makina të zeza
e sinjale uluritëse, ndjekin kriminelet për t’i zënë,
si gjithnjë duke përsëritur: “Vrasësit ikën në drejtim
të paditur”. Triumfator kryepolici nga zyra informon:
Te gjitha rrugët janë zënë; familjarët mos kenë
hiç merak, vrasësit do t’i kapim si miun në qark.
Keto lojra te pergjakura kriminelësh që luhen
në sharapollet e rinj, janë alibi. Alibi e së vërtetës
që vret të vërtetën, alibi e drejtësisë që drejtësinë,
gjakos; alibi e lirisë që sfidon lirinë. Populli-kope,
duartroket edhe pse s’ka bukë të hajë e ujë për të pirë,
veç KryeZoti te jetë shëndosh e mirë !….
Zeri i mentarëve zë në shkretetirë.
Njerëz! Hapni sytë! E keqja e madhe po na rrukullis.
Buzë greminës kemi arritur. Ngrihuni, o të mjerë të mirë,
qëlloni pamëshirë, cdo sharapoll, që shpresa te mos
shtrihet në arkivol e të venitet si kandili kur s’ka vaj….
Cdo natë e dite, krisma vdekjesh dëgjojmë. Zemra
nenash drithërojnë. Qyteti nuk merr fryme. i teri i ngrire. …
KryeZoti me skuadrat e tij, kurverojne me lirinë, drejtësinë
e demokracinë, në ketë kohë të vështirë e të pështirë…
Komentet