VOAL – MILANO, 21 KORRIK – Xherdan Shaqiri, mesfushori i Interit, pas ndeshjes miqësore me Bayernin ka folur për të ardhmen e tij e cila tani për tani vazhdon të jetë tek skuadra zikaltër.
“A do të qëndroj tek Interi? Tani për tani po. Më vjen keq që nuk luaj,” ka dekluar për Goal.de -, “dëmtimet në pulpë më kanë penguar. Gjithsesi është bukur t’i shikoj ish kolegët e mi. Mirë, Inter? Jemi ende duke bërë përmirësime. Na bën mirë humbja e ndeshjes, sidomos kundër Bayernit, por jemi qasur si duhet në ndeshje dhe kjo ka rëndësi.” ansa
Komentet