Gjykata në Spanjë ngriti procedurë kundër këngëtares kolumbiane Shakira dhe Carlos Vives, për shkak të gjoja plagjiaturës lidhur me këngën “La Bicicleta”
MADRID – Gjykata në Spanjë ngriti procedurë kundër këngëtares kolumbiane Shakira dhe Carlos Vives, për shkak të gjoja plagjiaturës lidhur me këngën “La Bicicleta”.
Gjykata e Madridit pranoi padinë e këngëtarit kubanez Livan Rafael Castellanos Valdes, i cili e ngriti kundër dy bashkëkombasve.
Valdes pohon se kënga “La Bicicleta” spoti i të cilit u publikua në vitin 2016 është plagjiat i këngës së tij “Yo te quiero tanto” të cilën e ka incizuar në vitin 1997.
Në padinë e tij Valdes, përveç Shakiras dhe Vives, padit edhe Shtëpitë e produksionit Sony Music Latin, Sony Music Entertainment, Sony ATV Publishing Holdings Spain dhe EMI Music Publishing Spain.
Kënga “La Bicicleta” e cila në përkthim do të thotë ‘biçikletë’ është shpërblyer edhe me çmimin Grammy në kategorinë e muzikës latinoamerikane. Kënga është shitur në 210 mijë kopje. aa
Komentet